Prokuroria dorëzon në gjykatë kërkesën për arrestimin e gjyqtarit

Redaksia Online December 11, 2013 19:39

Prokuroria dorëzon në gjykatë kërkesën për arrestimin e gjyqtarit

“Do të jem i gatshëm të deklaroj për këtë çështje hetimore të filluar tashmë, gjatë gjithë hetimit dhe gjykimit dhe nuk do të largohem për asnjë çast, por do të qëndroj deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje dhe zbardhjen e saj deri në fund. Po kështu unë do të jem përballë çdo akuze të drejtpërdrejtë, apo akuze të përpunuar rëndom qoftë ajo”.

Kjo ishte deklarata e disa ditëve më parë e Gjykatësit të Pukës Shtjefën Lleshi.

Duket se garancia e gjykatesit Lleshi per te mos u larguar nga vendi nuk e ka bindur Prokurorine, e cila i kërkon gjykates vendosjen e mases se arrestit.

Pasi siguroi autorizimin e KLD-se, Prokuroria i eshte drejtuar gjykates ku dhe kerkon masen e sigurimit personal arrest me burg. Megjithate nuk dihet ende se cfare do te vendose gjyqtarja e gatshme e vleresimit te masave personale. Nje dite me pare e njejta gjykate la ne fuqi gjashte masa arresti te dhena ne mungese te te pandehurve te skandalit te drejtesise ne Puke, duke lene ne burg ish- prokurorin e ketij rrethi, kancelaren e gjykates nje sekretare dhe dy avokate.

Redaksia Online December 11, 2013 19:39
Komento

1 Koment

  1. Dardhari December 12, 00:12

    Pastrojeni kete vend nga keta pervese qe nuk kane as din dhe as iman dhe mos I gjykoni te lire se do tju hikin rasini brenda dhe gjykim pa lehtesira,te kalben ne burg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*