Kush i mbyll dosjet?

January 29, 2015 22:26

Kush i mbyll dosjet?

Ritualin tashmë e kemi mësuar përmendësh. Ndodh zakonisht sa herë ndërrohen qeveritë, apo në ndonjë rast edhe kur ndërron drejtimi i pushtetit lokal. Nga akuzat mediatike për abuzime me fondet dhe korrupsion të paraardhësve, kalohet tek përgatitja e padive penale. Shifra të mëdha, tituj të bujshëm në shtyp e televizion, konferenca shtypi, be e rrufe për të vënë para ligjit cilindo abuzues këtej e tutje. Pastaj, kalojnë muajt dhe vjen ai moment kur, ose mësojmë që filan dosje korrupsioni është mbyllur për mungesë provash, ende pa shkuar në gjykatë, ose paditësit, konkretisht institucionet e shtetit, janë tërhequr.

Si shpjegohet që kaq rregullisht, me këto padi korrupsioni katandiset kokoshi një thelë? Duket se edhe këtë rrotacion pushteti nuk do ketë përjashtim nga rregulli, pavarësisht se pritshmëritë për të ndryshuar diçka, ishin dhe mbeten (akoma) më të mëdha se herët e tjera. Atëherë ku qëndron faji?

Për t’i analizuar gjërat me rradhë, le të shohim komponentët e kësaj marrëdhënieje paditës- të paditur dhe drejtësia në mes. Kjo e fundit, është padyshim e korruptuar, jo vetëm si perceptim sondazhesh por edhe si përvojë jetësore e shumë qytetarëve të këtij vendi. A ngecin dosjet e korrupsionit në prokurori, ku zvarriten e treten e hollohen derisa mbyllen? Faktet nuk mungojnë; mjafton sa për këto rradhë, mbyllja me procedurë e akzuës ndaj Lulzim Bashës për rrugën Durrës-Kukës, që nuk e pa kurrë derën e gjykatës. Por a ngec gjithnjë topi në fushën e prokurorisë?

Sepse fjala vjen, rezulton se ministria e Mbrojtjes është tërhequr nga padia e reklamave ndaj ish ministrit Imami, pasi ndarja e shifrës 1 milion dollarë bazohet në një ligj, në një VKM të qeverisë Berisha. Ndalemi pak këtu. Në “epokën e dytë” të qeverisjes, është e qartë që Berisha nxorri shumë mësime dhe në vend të shkelte ligjet, si gjatë epokës së parë, i ndryshonte ato. Kështu që nga pikëpamja ligjore, gjithçka ngjan në rregull. Si në rastin e Imamit dhe Burgajt, ashtu ndoshta dhe në rastin e Bodes (nëse është i vërtetë arsyetimi i ish ministrit se kreditë sindikale përjashtohen nga ligji i prokurimeve).

Atëherë mbetet komponenti tjetër. A dinë vallë zyrat e drejtoritë juridike të dikastereve qëndrore të kopsisin një dosje korrupsioni para se ta dërgojnë atë në prokurori? Konkretisht, kur padit një ish ministër Mbrojtjeje për dhënie reklamash preferenciale, mbi ç’bazë ligjore e përgatit akuzën, kur rasti konkret mbulohet nga një ligj, qoftë ky dhe ligj i keq dhe i qëllimtë për t’i vënë një ombrellë zullumit? A është pra kjo, një paaftësi profesionale që tek e fundit nxjerr në dritë të keqe vetë qeverinë, apo gjithë basti është vënë tek ngecja e fajit tek organi i akuzës, si i korruptuar?

Mbetet sigurisht dhe një opsion i tretë. Që një ministri, koshiente për mungesën e bazës ligjore dhe provave për të ngriur një akuzë solide, ta bëjë gjithsesi zhurmën përkatëse mediatike e publike thjesht për përfitim afatshkurtër, dhe pastaj ka perëndia.

Çdo dosje nga pak shembujt e përmbledhura këtu, mund të ketë specifikat e veta dhe nuk mund të futen të gjitha në një thes analitik. Ajo që mbetet doemos brenda thesit, është konkluzioni i përbashkët, që njerëzit nuk mund të mos e nxjerrin: Sido që të jetë, drejtësia nuk është dhënë, korrupsionin gjithë këtë kohë vetë sa e kemi “sharë me libër shtëpie”, por nuk i kemi prekur asnjë qime. Ah, po, është dënuar për pajisje me viza si pjesë e një delegacioni, e ca emigrantëve të maskuar si punonjës, apo për abuzim me fondet e një koncerti të pazhvilluar kurrë, shefi i kabinetit të ish ministrit Ksera e punonjës të tjerë. Por ndërkohë, koncerti i madh i ping-pongut antikorrupsion këtë fund dimri, po vazhdon i pashqetësuar.

imam bode bash

 

Kallëzimi, drejt mbylljes edhe dosja e Ridvan Bodes, pas asaj të Imamit

Po shkon drejt mbylljes një tjetër kallëzim për ish-zyrtarët e lartë të qeverisë “Berisha”, që drejtuan vendin për tetë vite me radhë.

Bëhet fjalë për Ridvan Boden, ish-ministrin e Financave, i kallëzuar nga pasardhësi i tij, Shkëlqim Cani.

Objekti i kallëzimit është marrja e një kredie me interes 13 për qind, ndërsa pavarësisht përqindjes së lartë, në kallëzim thuhej gjithashtu se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kishin paracaktuar edhe fituesin.

Për këtë çështje, Prokuroria e Tiranës ka filluar prej disa muajsh hetimin, me “urdhër” nga akuza qendrore.

Fillimisht, kallëzimi për Boden dhe disa vartës të tij u regjistrua në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Por, si në çdo rast, kur bëhet fjalë për dosje të bujshme, çështja transferohet në prokuroritë e rretheve, të cilat kanë edhe një “skemë” për hetimin e këtyre kallëzimeve.

Dosja regjistrohet pa emër të akuzuari dhe ajo mund të mbahet për vite me radhë nën hetim, pasi nuk ka afate apo persona të pandehur apo të arrestuar.

Të njëjtën manovër ka patur edhe ish-ministri Bode, ku kallëzimi i tij ende është në fazën e mbledhjes së provave.

Burime nga akuza e kryeqytetit thanë se, nga provat e marra deri më tani, nuk mund të ngrihet ndonjë përgjegjësi penale për individë të veçantë dhe aq më pak për Boden.

Grupi hetimor thotë se po mbledh prova, kryesisht nga Ministria e Financave, apo nga firmat që kanë marrë pjesë në këtë tender dhe në fund do të japë një vendim zyrtar: pushimi apo dërgimi i çështjes në akuzën qendrore ose në gjykatë.

Qeveria akuzon Prokurorinë se zvarrit hetimet. Por Prokuroria akuzon qeverinë që i sjell dosjet kinse me mangësi për ti përdorur politikisht por pa qëllime serioze për shtyrjen përpara të hetimeve.

January 29, 2015 22:26
Komento

19 Komente

  1. shkerdhen -gerdeci January 28, 11:29

    kjo nuk e ka emrin prokurori por POSAQIA E SALI BERISHES ME BANDAT E TRITOLIT

    Reply to this comment
  2. shkrimtari January 28, 11:40

    RIDVAN BODE DUHET TE DENOHET PER PIRAMIDAT FINANCIARE QE RENUAN SHTETIN NE VITIN 1997

    por edhe per vjedhjet makaber te fondeve publike ne rrugen Durres Kukes. Prokuroria dhe Gjykatat jane njerez qe SINJALET si te veprojne i marrin nga pushteti aktual dhe perrallat me mbret se Prokuroria dhe Gjykatat qe jane ne dore te Saliut pa kurfare pushteti jane per konsum te brendeshem per talebanet albaneze dru me pre nuk i beson askush ne BE dhe Bote. Prandaj edhe Freedom House e vlereson Shqypnine sikur nuk ka dale akoma nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes. Per te dale nga TUNELI mesjetar i Enver Hoxhes duhet vullnet politik qe per fat te keq rilindasi Edi Rama e ka flakur menjehere sapo morri pushtetin ne 23 qershor, si edhe dosjet e Gerdecit dhe 21 janarit, te mjeranit Remzi Hoxha qe familja nuk e di se ku e ka groposur Saliu, por qe Partia Socialiste nuk ka hapur gojen fare deri tani.

    Reply to this comment
  3. Aleanca e shpifur January 28, 11:43

    O Popull.. nuk e ka fajin prokuroria por Ed Rama. Ai po ben aleance te fshehte e te shpifur me PD. Se fundmi, djali i Arben Imamit punesohet tek Ministria e Bled Çiçit. Kjo tregon shume…. Salia, ka ne dore ndonje “gur” me te cilin mund te godase kur te doje Ed Ramen, ndaj ky i fundit nuk mundet kurre te ndeshkoje ate dhe kedo nga pushtetaret e djeshem..

    O Popull, mos krijoni iluzione te kota… Edvin Rama dhe Salia jane tashme bashkepunetore.. po deshe mos e besoni, por koha do ta tregoje….

    O Popull, sa gjera thuhen ne emrin tend, edhe ED-SALIA flet ne emrin tend..

    Mjere ti o Popull…………….

    Reply to this comment
    • nendetsja 105 January 28, 17:44

      Pajisja e pergjimeve qe e zoteronte Imami si minister i mbrojtjes nje zot e di se cfare ka pergjuar! me sa duket ka pergjuar edhe se cfare lodrash erotike ben gruaja e Gjiknurit, kur burri nuk eshte ne shtepi. Keshtu qe zavall ministri per te mbulluar skandalet e se shoqes detyrohet te firmose shkresa nga emerimi i djalit te Imamit deri te koncesioni i Minieres se Bulqizws dhene ne duart e njeriut te Serbise (Manes), qe rikonstruktoi falas kryeministrine e Ed Rames

      Reply to this comment
  4. ada January 28, 11:45

    Turp per kete qeveri hajdute, gjyqesor te korruptuar e poliikane maskarenj!
    Shoqeria civile dhe intelektualet e vertete shqiptare duhet te organizohen sa me shpejt ne protesta kunder ketyre maskarenjve.
    Na vodhen parate tone, mireqenien tone dhe tani na bejne edhe per budallenj.
    O shqiptare, a keni sy e veshe?!
    Vodhi Ilir Meta sa u ngop, e pame te filmuar dhe e degjuam me veshet tane. Shqiptaret e graduan, e bene me 16 deputete dhe kryetar parlamenti!!!!
    Vodhi Bode, Imami, Pollo kuqi, Basha etj…. Te gjithe jane shendoshe e mire, te lire si ajri, na shesin edhe pordhe neper ekrane….
    Ne votuam ne 23 qershor per te shporrur nga pushteti e per ti cuar para drejtesise te gjithe keta maskarenj. Por cfare fituam? Nje HIÇ te madh. Fituam helikopteret e kuq prej 4,000,000 Euro, bodigardet e ministres qe jane bere seksere te vendeve te punes, dasmen e Erion Veliajt me 1000 te ftuar, vilen e Rames ne Surrel dhe Sandrin e “Klanit” perseri te “mbytur” me reklamat qeveritare.
    Thirrini mendjes o njerez, zgjedhjet vendore po afrojne.

    Reply to this comment
  5. metlaj January 28, 11:45

    me vjen keq se dhe qeni me i keq kur shehe nje njeri te pa njohur lehe dhe kryen dy fuksione keqbersi largohet se ka frik mos sulmoher nga qeni qe eshte i lire te veproj ne zonen e tij dhe zgjon te zotin per tu bere gati ti dal zote prones dhe vetes por qeveria rama deri sot ska mundur te kryej asnje fuksion vete pakson te ushqyerit e qenit qe urrin ta plotesoj me ore gjumi

    Reply to this comment
  6. santana January 28, 12:04

    Vazhdon kerkimi i “gjurmeve” kur ujku livadhis i lire ne qytet…hahahahah ne fakt eshte shume e drejte qe drejtesija nuk duhet te denoji me ane te opinioneve …Psh Bode , nuk ka lek , ka vetem disa investime me djersen e ballit ne Korçe si psh kazinoja e famshme apo ja edhe tre kater villa edhe ato me para te falura …Shqiperija ka nevoje per bulldozer ne parlament dhe ne te gjithe qeveritaret pa dallim ngjyrash e jo thjesht buldozer kundra barakave te betonit .

    Reply to this comment
  7. bato January 28, 12:41

    As do i behet gjyq Ritkes dhe shume demokrateve qe vrane, vodhen dhe perdhunuan te gjithe kombin, sepse mundet te kete nje pakt: Ne shajme, anatemojme, ju shani fyeni, por vetem deri ketu. Te vjedhe secili sipas aftesise. Populli eshte bageti.

    Reply to this comment
  8. shqiptar sharri. January 28, 14:07

    po,si ka mundsi more hapur vidhet populli dhe nuk pergjigjet kerkush nga kta hajdut te krimit dhe tradhtis s’,popullit?!!
    Po,si nuk vepron kjo qeveri dhe ki parllament qe thot se eshte mazhoranc more jahu,a mos vall dhe kta jen deri ne fyte te koruptuar dhe te inkreminuar ne krime e korupcion?!!Po,a nuk ndryshonte berisha ligjet me 71-72,vota ne parllamente sa here ja donte zogu i qejfit?!!PO,pse po mbulohen kta te edvinit pas asal pallavre se,gjykatat dhe prokuroria jen te pamvaruna,kur ata jan komplet te mvaruna nga sali serbi dhe nishani,pse po mashtroin kta te pa ftyre?!!

    Reply to this comment
  9. Gregor January 28, 14:44

    PRANDAJ, NJE ORE E ME PARE EDHE NE SHQIPERI TEVIJE NJE PARTI E TIPIT SYRIZA E PODEMOS.
    ME KETE KLASE POLITIKE TE TEJNGOPUR ME PARET E POPULLIT, DUHET NJE KLASE E RE POLITIKE, E CILA T’U TREGOJE VENDIN, DHE TE MOS MERRET ME CIC-MICET E EDI RAMES ME SHOKE: COJ DOSJE NE PROKURORI, PAS DY MUAJESH TERHIQET PADIJA. A MUND TE VAZHDOHET ME KESHTU?
    ISHTE NE KOHEN E DUHUR NJE SHKRIM I ADRIAN THANOS PARA DY-TRE DITESH, ME NJE PYETJE PAK A SHUME TE TILLE: A KA ARDHUR KOHA NE SHQIPERI PER NJE TE MAJTE TE TILLE, SI SYRIZA NE GREQI?
    DHASHE MENDIMIN TIM SE PO DHE SA ME SHPEJTE.

    Reply to this comment
  10. Artani January 28, 15:39

    Prokuroria te fut brenda per 1 milion lek vjedhje.Per 1 milion euro e siper nuk ka pergjegjesi! Sipas rastit,hajduteve te vegjel u merr gjysmen e asaj qe kane vjedh.Hajduteve te medhenj si Saliu,Bodja,Likja,Imami etj prokuroria ju sherben falas,madje ndjehet shume e lumtur dhe e nderuar qe po ju sherben.Sherbimi ndaj “te medhenjve” eshte per ta licenca qe te rrjepin per te nxjerre pa faj hajdutet e vegjel.

    Reply to this comment
  11. Kris 1 January 28, 16:39

    Thone se Ramka do te marre keshilltare Argiten.

    Reply to this comment
  12. Ajaxs January 28, 17:02

    O SHqiptare ligji eshte i rregullte, por vepron vetem tek te varferit, tek Ai qe nuk arrine te paguaj dritat. Ligji nuk mund te veproje tek Boset, se ata kane dy gjera LEKET dhe Tarafin, ata te shtypin koken kush guxon te ngreje ndonje padi. Po pate ndonje varfanjak qe ska buke per te mbajtur familjen, çdo njeri nga ju mund te ngreje nje padi per te se eshte i korruptuar . Ju do shifni se makina e quajtur SHtet do ngrihet e gjitha ne kembe per te ndeshkuar fukaran si te korruptuar.

    Reply to this comment
  13. "Horri i Bulevardit" January 28, 17:34

    Perseri fajin e paska Edi Rama, gerthasin saleshet, por kjo eshte arsyeja qe Sali Berisha nuk arrestohet, se me kete prokurori dhe me keto gjykata, saliu nuk qendron asnje dite ne biruce.

    Reply to this comment
  14. Lleshi January 28, 18:22

    Kam gjith kohen leh si qen
    me shprese se dikush po m’gjen
    po me merr , me fut ne shtepi
    per pak strehe edhe ushqim

    Por sa shofin qe jam njeri,
    rrudhin buzet gjithe besdi,
    kthejne koken ne ane tjeter
    ua shpif kemish e vjeter !

    Ndala Ed Ramen dhe i thashe
    qe me qenin te me ndrronte
    edhe lidhur me zinxhire
    kur te donte, si te donte !

    Ik -me tha- dhe lipsu tutje,
    ti je njeri dhe nuk je qen
    kafsha me kafshen rine bashke
    Ridvanin ke ku ma gjen ?

    -Po Ridvanin ti e ke shok
    si do ta marresh per qen ?
    -Keshtu jeni juve njerezit
    asnje nga kafshet s’ju pelqen !

    Me tha keto fjale dhe shkau tutje
    iku pa kthyer koken
    na la perpara pa pike druajtje
    gropen dhe vetem gropen !

    Reply to this comment
  15. rey January 28, 19:44

    Mrika do te kape imamin. turp me ate staf qe ka ajo imami te duket yll!

    Reply to this comment
  16. joy January 28, 19:57

    rama mos te na hiqet kaq i ndershem dhe te na mbushi mendje ne si njeri i moderuar jo se sesht por nje rrug zgjidhje e ka per te shkarkuar zotin llalla qe si degjohet zeri dhe si duket fytyra a ka prokuror ky vend ikorruptuar deri gryk na ehte bere opozita e paprekshme shkelse ligjit abuzuse dhe cdo gje qe ekerkon kjo maxhoranc ja jep pa te keq vetem ne shqiperi kemi pare te vendos opzita kur nuk esht ne pushte eshion zoti rama homologet etu si e drejtojne vendin se prandaj te zhgjodhi populli jo te trembesh nga keta fytyra te pa skrupull qe duan vetem pushtet

    Reply to this comment
  17. Lleshi January 29, 11:19

    Nuk preket Ridvani se pellcet qelbi ! Dhe ai eshte “qelb” qe nuk qelbon vetem Saliun me klanin e tij , por dhe Ed Ramen dhe shefat e Ed Rames !

    Keta te gjithe jane NJE ! Partia Antishqiptare e Shqipfolesve , ose shkurt PASH !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*