Prokuroria e Milanos: Giulio Tremonti është i korruptuar, ja provat

April 2, 2015 14:38

Prokuroria  e Milanos: Giulio Tremonti është i korruptuar, ja provat

Prokuroria e Milanos ditët e fundit i ka dërguar një kërkesë Senatit Italian, për të pasur autorizimin e këtij te fundit, në mënyrë që të akuzojë zyrtarisht ish-ministrin e Ekonomisë për korrupsion.

Sipas dëshmisë së Marco Milanese, ish-krahu u djathtë i Tremontit, edhe ky i arrestuar për korrupsion, rezulton se ish-ministri ka marrë një ryshfet prej 2.5 milionë euro nga kompania shtetërore “Finmeccanica”.

Shuma e parave duket se është fshehur si kosto konsulence nga kompania Finmeccanica, dhe i është kaluar zyrës së kontabilitetit në pronësi të Tremontit.

Tremonti duket se ka ndërmjetësuar në blerjen e kompanisë amerikane DRS, një kompani që prodhon mjete ushtarake, me një çmim prej 5 miliardë euro.

Vlera e vërtetë e kësaj kompanie llogaritej në 3 miliardë euro. Duke parë se Finmeccanica është një kompani shtetërore, kjo i ka shkaktuar shtetit italian një humbje pre gati 2 miliardë euro.

Në qoftë se senati italian do të japi autorizimin për dërgimin përpara gjykatës së ish-ministrit, nuk përjashtohet dhe një arrestim i tij i mundshëm.

Deputetët dhe senatorët në shtetin fqinj, mbrohen nga imuniteti, dhe asnjë masë nuk mund të merret ndaj tyre pa autorizimin e parlamentit ose senatit ashtu si dhe në Shqipëri./DITA

April 2, 2015 14:38
Komento

1 Koment

  1. shqiptar sharri. April 3, 15:27

    Po,si drejtsia italiane ashtu dhe kjo shqiptare jan nji lloi,mesadij une kta italianet e kan bere drejtsin ne shqipri menjihere pas dhjetorit te dhjer,te vitit te zi,1990,pra kjo dihet semafin e kan italianet,xhdo kundi ne bot,nga italianet jan msuar ruset,shiptaret,serbet,e krejt dynjaja.
    Amerikanet e kan mafin ma te fort bilem se gjith shtetet qera,se kta e kan ne lobimet sic jan te shumta,qe i bejn me lejen e kongresit dhe qeveris amerikane ne menyr legale,si ato qe sali serbi i paguan emrat tani nuk me bien ne mende por jan dhe kongresmen dhe ministra ne amerik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*