Prokuroria: Edhe IMEI është përgjim, ja pse është shkelur ligji

June 9, 2016 20:23

Prokuroria: Edhe IMEI është përgjim, ja pse është shkelur ligji

TCH kontaktoi me burime të rëndësishme brenda Prokurorisë së Përgjithshme dhe jozyrtarisht këto burime sqarojnë se edhe vetëm lokalizimi dhe identifikimi i IMEI-t të aparatëve telefonike sipas ligjit shqiptar është pjesë e procesit të përgjimit.

Ky sqarim tashmë është pjesë e dokumentit që Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë, pasi hyrja e pajisjes qoftë për trajnim, kërkonte autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Po a janë italianët përgjegjës për këtë proces? Sipas burimeve në Prokurori, italianët janë të përjashtuar pasi përgjegjësinë për hyrjen e pajisjeve të tilla e ka pala shqiptare.

Me marrëveshjen e vitit 2007 i takon autoriteteve vendase që të orientojnë palën tjetër, në këtë rast palën italiane për veprimet në bazë të ligjit.

Sot për këtë çështje në Prokurorinë e Përgjithshme pati një takim mes krerëve të saj, të Prokurorisë së Tiranës, Krimeve të Rënda dhe kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika.

Përbërja e takimit duket se ka në fokus shtrirjen e hetimit edhe tek persona me imunitet, përfshirë edhe ministrin e Punëve të Brendshme.

June 9, 2016 20:23
Komento

2 Komente

  1. BLACK SWAN June 9, 21:50

    shkurtimisht ,ju te Dites ,a mund te na skjaroni

    Kush e do koken e Sajmir Tahirit ???
    dhe mos me akuzoni Saliun ….se si i thone asaj fjales
    te me ruaj zoti nga miqte [ haleatet] se nga armiqte ruhem vete 😛

    Reply to this comment
  2. Nderim Deshmori June 10, 05:26

    Qerojini keta plehra nga Prokuroria dhe SHISH se po bejne grusht shteti.Palacot lene te lire e nuk ndjekin kriminelet e vertete dhe meren me dokrra.Turp e faqe e zeze.Per keta ndyresira duhet nje hu me i ngul ne bythe e me i lene ke Skenderbeu si shembull i se keqes.Sherbetore te knacerit te sotem shqiptar Salih Berishes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*