Prokuroria: Frroku duhet arrestuar se mund të largohet. Deputeti: Arratisja vetëm në mendjen e atyre që më kanë cenuar

March 23, 2015 20:07

Prokuroria: Frroku duhet arrestuar se mund të largohet. Deputeti: Arratisja vetëm në mendjen e atyre që më kanë cenuar

Prokuroria kërkon arrestimin e Kryetarit të Partisë Kristiandemokrate,  Mark Frroku, pasi konsiderohet si person i rrezikshëm për t’u larguar jashtë Shqipërisë, pasi disponon dy shtetësi.

“Siç dihet botërisht, shtetasi Mark Frroku, përveç shtetësisë shqiptare, ka edhe një shtetësi tjetër. Në këto kushte, kërkesa e organit të akuzës është për një masë sigurimi të karakterit shtrëngues për këtë shtetas, pasi në këto kushte ai mund të rrezikojë të largohet nga territori i Shqipërisë.

Rrezikshmëria shoqërore e këtij personi, duke marrë parasysh pozicionin që ai mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në raport me publikun dhe me institucionet ndërkombëtare është tejet e lartë, duke iu referuar veprimeve të kundërligjshme dhe sociale të rrezikshme”, thuhet në shkresën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por deputeti Mark Frroku ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë se ai mund të arratiset nga Shqipëria.

Përmes një statusi në Facebook në mbrëmje, Frroku  shprehet i gatshëm për t’u përballur me ligjin dhe drejtësinë për të gjitha akuzat që i janë bërë këto ditë.

Përmes këtyre radhëve dua që të shkurajoj të gjithë gojët e liga se unë Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Kristian Demokrate paskam rrezik për arratisje, pasi e kam shprehur publikisht gatishmërinë maksimale për tu përballur me ligjin dhe drejtësinë për të gjitha akuzat që më janë bërë këto ditë.

Arratisja është vetëm në mendjen e atyre që më kanë cenuar mua si qytetar, politikan dhe i zgjedhur. Unë i kam hedhur poshtë me neveri të gjitha akuzat e ngritura ndaj meje dhe tani jam në të drejtën time për tu mbrojtur në të gjitha instancat ligjore, si i zgjedhur dhe si qytetar i Republikës së Shqipërisë”, shprehet Frroku.

March 23, 2015 20:07
Komento

11 Komente

  1. lol March 23, 18:07

    Hajde gallate hajde,deputet me d’y shtetesi e me rezikshmeri te paret vetem n’albanistan sheh !
    Shtet shume albanistanezet,

    Reply to this comment
    • adri March 23, 18:55

      Kjo eshte prokuroria shqipetare. Quhet nje person me rrezikshmeri te larte shqoqerore se ka dy shtetesi kjo nuk eshte shkruar ne asnje ligj. Shikojeni se cfare kerkese ka bere ai prokurori Xholi . Me kete qe ka bere i bie qe te gjithe biznesmenet te largohen nga shqiperia si ne kohen e enver hoxhes se kane dy shtetesi.
      Nuk ka Ligj te parlamentit shqipetar e as Kodi i procedures penale e Ligj tjeter qe e parashikon nje gje te tille. Vetem prokuroia Shqipetare ben gjera te tilla.

      Reply to this comment
      • ZYBER HALLULLI March 23, 20:22

        o robi, kane rrezikshmeri te larte shoqerore se pallavrat e ketyre nxjerin popullin ne rruge!!! ai kari i tropojes do te beje revolucion te desta bilizoje vendin!! shpifjet e ketyre jane me serioze se ato qe ben roja i parkingut te kafja e mengjesit!!! mendohu njehere pastaj fol!!! se pastaj na dalin si te perndjekur politik neper evropa keta e na e bejne shqiperine sikur eshte diktature!!! po te kishte prokurori e gjykata tamam, gjysma e parlamentareve duhet te ishin ne burg!!! por ai popull eshte qorr dhe voton me syte mbyllur!!!!

        Reply to this comment
  2. Andrea March 23, 18:28

    o parllamenti cka po ju duhet deputetlliku me dy shtetsi a mos kane tru me shumice dhe na duhen, keta kane vec pordhe me ere te qelbet qe infektojne tane parllamentin tone te nderum e te dhjere sa ska ku te veje ma shume , zhdukini keto qelbsina qe molepsen Tironen dhe tan Shqypnine, ptuuuuuuuuu fare e keqe.

    Reply to this comment
  3. Toni March 23, 18:37

    Nuk eshte rast i vetem ky i frrokut me 2-nenshtetesi,,kini spiunin i shikut famekeq te gazidedes visho lika-ajazi,fundi pra a ka ku te shkoje,made in berishaaa..

    Reply to this comment
  4. Goni me March 23, 19:20

    Problemi qendron ne llogjiken idiote te te shprehurit te prokurorise tone,qe cileson se personi kduhet arrestuar se ka dy nenshtetesi,pra nxjerr kete paresore dhe jo eshte apo nuk eshte i implikuar ne vepra te parashikuara me rrezikshmeri shoqerore dhe sipas kodit penal i takon te arrestohet.Kesaj i thone qe te gjithe qe kane dyshtetesi mbase dhe mund te arrestohen!C,eshte kjo menyre trajtimi te problemeve kaq e ulet sa te te vije turp te thuash se keshtu ndodh ne vendin tim.Revoltohemi sepse u be mese nje muaj qe problemi Doshi-Frroku ka mbuluar cdo problem shqiptar dhe ende mbulohet me tymnaja.A nuk ishte e mjaftueshme koha per te percaktuar duhen apo jo te arrestohen dhe publiku ta dinte vertet per cfare arrestohen,se keshtu lihen hapesira per keqinterpretime e manipulime nga pale qe kane patur e kane interes.Apo prokuroria do te frikesoje te gjithe ata deputete qe kane dyshtetesi?.Parlamenti te kerkoje urgjentisht ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe te ripercaktohen qarte menyrat e zgjedhjes dhe kushtet qe duhet te plotesoje kandidati Si deri me sot,punet asnjehere nuk kane per te ecur mire.Kjo eshte detyre e ty dy kraheve politike!

    Reply to this comment
  5. Kris 1 March 23, 19:28

    Ne qeveri dhe ne organet kushtetuese ke shume me dy shtetesi ,bile me gra dhe femije vetem me shtetesi te huaj megjithate duan token me shume se lopen.Deri tani jemi treguar te zgjuar si popull .Kemi vene ata qe dine te prishin per te na drejtuar per te rilindur vendin.

    Reply to this comment
  6. "Horri i Bulevardit" March 23, 19:49

    Mendoj se Mark Frroku eshte i pafajshem ne kete histori edhe Frroku eshte viktime e dyshes berisha-doshi.
    Edhe une kam takuar shume njerez te panjohur, qe jane ulur ne tavoline, nepermjet nje te njohuri dhe cfare pastaj!.
    Doshi me kohe ka pergatitur lojen, per ta futur Frrokun ne kurth, ku me e pabesueshmja eshte se eshte pare ne lokalin e doshit dhe per kete ka dhene deshmi puntori qe punon ne lokal te doshit.
    Arrestoni Tom Kodoshin, qe tani po sperdridhet si rruspijat dhe shifni se doshet e tjere do mendohen mire, para se te bejne video tek turishtremti Dritan Prifti.

    Reply to this comment
  7. cenkavaja March 23, 19:51

    More po kaq idiote jane keta komentuese?
    Nuk kuptojne cdo te thote me dy nenshtetesi?
    Ajo do te thote qe ai mund te largohet lirisht pa vize, te shkoje aty ku ka atdheun e dyte dhe ligji i atdheut te dyte mund te mos e lejoje dorezimin e tij ne autoritetet shqiptare.
    Pastaj ju kopmentuese mund ta gjykoni ne mungese! Shume te zgjuar, apo jo?

    Reply to this comment
    • gjergj March 23, 20:27

      Mark ik.Ke apo ske te drejte do te te fusin ne burg.Kur ta gjesh te drejten ti i ke bere nja 10 vite te mira burg.

      Reply to this comment
  8. toni March 23, 20:25

    Prokuroria nuk e ka mbaruar detyren,cfare bene keta dy deputete rrezikoi siguirine kombetare,dhe kishte mundesi qe vendi te shkonte ne destabilizim.Arrestimi i Durim Bamit ja prishi planet ketyre te dyve,tani prokuroria duhet te hetoi dhe ndoshta perfshirjen e ndonje vendi te huaj ne kete histori,duhet te shikoj se kujt i interesonte destabilizimi ne Shqiperi,pasi keta e nisen e djali Serbise ne Shqiperi Saliu deshi ta bitiste,Bravo kryeministrit qe i qendroi te keqes perballe dhe beri qe te deshtoi ky plan,e falenderime per ate vend mik qe ndihmoi ne informacion.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*