Prokuroria gropos skandalin e Unazës, i përcjell gjykatës vetëm Dobin

January 22, 2020 18:40

Prokuroria gropos skandalin e Unazës, i përcjell gjykatës vetëm Dobin

Nga Edmond Hoxhaj 

 

Në prag të festave të fundvitit, Prokuroria e Tiranës mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e falsifikimit të tenderit të Unazës së Re dhe dërgoi në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin – përfaqësuesin në arrati të kompanisë DH Albania.

Kordinatorja për mediat e Gjykatës së Tiranës, Alba Nikolla i tha BIRN se dosja e DH Albania ka mbërritur në gjykatë më 27 dhjetor me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Hetimet për kompaninë fantazmë nisën në dhjetor 2018, pasi emisioni “Të paekspozuarit” zbuloi se kompania DH Albania u shpall fituese e njërit prej loteve të tenderit të Unazës së Re përmes falsifikimit të datës së regjistrimit në Delaëere të Shteteve të Bashkuara dhe bilancit të tre viteve. Në jetën e saj të shkurtër në Tiranë, DH Albania fitoi gjithashtu një tender tjetër nga Operatori i Sistemit të Transmetimit- të dyja me vlerë rreth 28 milionë euro.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për mbylljen e hetimeve me rezultate minimale. Një zëdhënëse e Prokurorisë nuk ktheu gjithashtu përgjigje nëse po vazhdonin apo jo hetimet për persona të tjerë të dyshuar.

Skandali DH Albania është një ndër çështjet korruptive të profilit të lartë në Shqipëri, që përcillet drejt Gjykatës me rezultate minimale.

Kompania me përfaqësues 26-vjeçarin Dobi u regjistrua në Shqipëri në korrik 2018, si degë e kompanisë amerikane Dunëell Haberman, e themeluar më 25 qershor 2018 në Delaëere të Shteteve të Bashkuara- e njohur si parajsë fiskale. Në dokumentet e dorëzuara në QKB, Dunëell Haberman pretendonte se ishte themeluar në vitin 1998 dhe se kishte një aktivitet të dendur ekonomik prej qindra milionë dollarësh.

Vetëm katër muaj pas regjistrimit, DH Albania u shpall fituese e dy tenderave të njëpasnjëshëm; rreth 18 milionë euro për Unazën e Re dhe 10 milionë të tjera nga OST për ndërtimin e linjës së energjisë Burrel-Peshkopi.

Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi lidhje të shumëfishta mes kompanisë fantazmë dhe kompanisë së njohur Gener 2; punonjës të së cilës kishin aplikuar për hapjen e një adrese dytësore në Unazë të Re dhe veprime të tjera për llogari të DH Albania.

Opozita akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri se qëndronin pas aferës. Kryeministri i hodhi poshtë akuzat, ndërsa ish-ministri Gjiknuri deklaroi se menjëherë sapo ishte njohur me falsifikimin, kishte urdhëruar anulimin e kontratave si dhe kishte denoncuar çështjen në Prokurori.

Në janar 2019, Prokuroria e Tiranës premtoi hetime të plota mbi një numër zyrtarësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit si dhe mbi lidhjet e dyshuara me kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj. Ajo kërkoi gjithashtu një masë arresti për Avdjol Dobin, duke i regjistruar hetimet fillimisht për tre vepra penale; “falsifikimi i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Një vit më pas, Prokuroria e Tiranës dështoi të ngrinte akuzë mbi ndonjë zyrtar publik, ndërkohë që i rrudhi akuzat edhe për të pandehurin e vetëm të kësaj çështjeje, Avdjol Dobin.

 

*****

Edmond Hoxhaj është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri

January 22, 2020 18:40
Komento

27 Komente

  1. Nga Preng Pjetri January 22, 19:06

    Se mos vetem kjo

    Ku jane premtimet per drejtesi per Gerdc e 21 janar?

    Ne vend te tyre mosndeshkime te reja per “krahun tjeter” politik

    Askush dhe askujt nuk i qau zemra se Partia Socialiste e Shqiperisë dotë faltë vrasësit e kater protestueseve të 21 janarit 2011!
    Të gjithë menduam dhe besuam se më ardhjen në pushtet të PS dhe të Edi Rames gjithëçka do merrtë pergjigjien e duhur doemos edhe zgjidhjen dhe ndeshkimin e merituar gjithnjë sipas ligjit.
    Katër viktimat e pushtetit Saliserbomadhit mendonim dhe logjikonim se do të pushonin paqësisht në jetën e pa sosur, ku i dergoj barbari kombit Sali Berisha.
    Mendonim dhe besonim shumë se pas ardhjes në pushtet të “ëngjejvë” socialist lufta më djatè do trimfuontë,e keshtu katër djemtë e vrarë nga dora gjakatarë e Berishes do tè gjenin qetesin e perçmuar mizorisht…
    Sot pas nentë vitesh nga vrasja makaber e kater protestueseve,dhe plot shtatë vitë e ardhjes në pushtet e partisè socialistë asgjë s’ka ndryshuar,as gjë..
    Katër djemët e vrarë ëndë vazhdojnë të “vritën” e rivritën por sot nga një tjetër hasëm, po po sot katër djemët protëstues po i rivret partia tyrë,ideali tyre!
    Sot katër viktimat e protestes kundër pushtuesit të pushtetëshëm Sali Berisha po i rivret çdo ditë pushteti aktual që dje dhanë jetën e tyrë pikërisht për ktë kauzë politike.
    Sot pas nëntë viteve nga dita kurë dora gjakatare jua keputi jetën në mes Aleksit dhe tre shokeve tij te të njejtit ideal,askush nuk u shpall fajtor direkt.
    Ndersa Partia socialiste dhe Edi Rama si organizatorët direkt të asajë proteste të pergjakëshmë e kanë fshirë totalisht nga kujtesa 21 janarin e 2011 dhe jetën e kater djelmoqave, sikur të ishtë thjeshtë një ëndërr drithëruese apo një sekuencë e një filmi horror!
    Thuaje një fjalë zoti Rama per keto katër jetë njerëzish thuaje se fundja themelet e pushtetit tuaj nga gjaku ketyrë deshmorve u gatua…
    Ku janë fajtorët zoti Rama?!
    A mos ndofta i bërë miq hasmit që vranë vellezërit tonë?!
    Fjala e keqë perhapet shpejt zoti Rama, ka zëra sikur ju keni ngritur në detyrë dhe perkedhelur pikerisht disa nga gardianet e 21 janarit…
    E ku ka za s’është pa gja thotë populli.
    Thuaje një fjalë zoti Rama thuaja familjarve të martirve që dhanè jetën per kauzen tonë dhe demokracinë.
    Asnje ndryshim s’ka nga katershja e 2 prillit të 1992 në Shkoder.
    Ata u vranë në Shkoder u shpallën deshmorè të demokracisë..
    Po keta të katert qe u vranè në Tiranë ç’janë?
    Mos ndodhta huliganë?!
    Fole njè fjale zoti kryeminister e mos harroni se çdo ditë po shkel mbi gjakun e kater djemeve qe i vrau pushuesi pushtetar Sali Berisha,ndersa ju po i rivrisni çdo ditë.

    Reply to this comment
  2. PB January 22, 19:12

    jam pabesueshmerisht kunder qeverise Rama dhe komplet PS-se..por them me plot gojen

    PIRDH- BIRN

    sepse nuk i shkuat deri ne fund aferes gjysem miljard dollaresh te rruges kombit

    .
    ku me sa duket miqte tane (te leshit) kane vendosur qe Debili & Devili Lul Bashaj..ylli ne qitje i arvizuse do behet se shpejti k/m i ardhshem…pra ndersa Luli ka vjedhur me shume se gjithe hajdutet e shqiperise qe nga pamvarsia ..pse shkruani.

    .ose me sakte pse llapni ?

    Reply to this comment
    • mirel January 23, 00:48

      Pyet njehere Ramutin qe e pagoi 15 milione euro ne vend te procedimit per Rrugen e Kombit.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 23, 08:02

      PB
      atëherë po e lëm barazim??
      një herë berisha një herë rama e kështu 1 me n1??
      shpresoj që që sot e tutje të jesh më pak “pabesueshmerisht kunder qeverise Rama dhe komplet PS-se”,të jesh më “neutral!se kështu na do partia!!
      shkoni mor dobiçër që kujtoni se jeni të zgjut!!

      Reply to this comment
  3. xxx January 22, 19:34

    min. e brendshme dhe prokuroria paskan pas shume pune gjate javes se nderrimit te viteve.
    Min e brendshme deportoi Harun Celik me 1 Janar.
    Prokuroria mbylli dosjen e skandalozes DH Albania ashtu sic di ajo.
    Mjeshtre Elizabeta Imeraj beri marreveshje divorci me burrin mos i prishte pune karrieres.

    Reply to this comment
  4. Dentisti January 22, 19:39

    Ky lajm eshte nje zhgenjim i tmerrshem per qytetaret shqiptare aq me teper pas formimit te strukturave te reja te drejtesise dhe perzgjedhjs se prokuroreve e gjyqtareve!
    Skandali i tenderit te Unazes se Re ku u shpall fitues nje firme fantazem me dosje te fallcifikuar verteton se organet qeveritare jane bere pjese e grabitjes se 20 milion eurove te buxhetit te shtetit duke ia dhene ato nje mashtruesi!
    Ne kete afere skandaloze fallcifikimi eshte elementi me i thjeshte i ketij skandali!
    Fakti,qe ne mbrojtje te tij doli vete kryeministri Rama duke iu hakerryer gazetareve,se “Ku eshte ketu korrupsioni?”,do te thote se edhe tenderat e tjere para tij do te jene zhvilluar po keshtu si ky:Pra me dosje fallco dhe firma mashtruese!
    Ne se prokuroria me kete “fallcifikim” e mbyll kete skandal,atehere na jepet e drejta te dyshojme ne aftesine dhe moralin e prokuroreve qe mbyllen ate vetem duke akuzuar nje “cironke” e jo “peshkaqenet”!
    Si mund te pranohet qe nje qeveri,nje ministri etj te mos kete akte ligjore e nenligjore te sakta e te rrepta qe tenderat ,koncesionet e PPP te zhvillohen pa lejuar te korruptuarit kudo qofshin,aq me teper ne zyrat e shtetit te shpetojne pa u lagur?
    Cfare kryeministri eshte ky,qe kemi,qe beri namin ndaj atyre qe vidhnin energjine elektrike duke i futur ne burg per 1000-3000 leke,ndersa lejon korrupsionin me dhjetra milione euro?
    Si nuk qenka korrupsion,kur i jep nje firme fantazem me dosje te fallcifikuar 20 milion euro,qe pervec cilesise se dobet te punimeve qe do beje,do te nxjerre fitimet per vete dhe per padronet qe i dhane tenderin.

    Reply to this comment
  5. Barty72 January 22, 20:14

    Po ca discutono idioti ato i zbuloi deputefti i vlores ai nazionalisti hahahahahaha. Ho plehera all’avo komunist hahahahahah

    Reply to this comment
  6. spak January 22, 20:36

    te na e rroi Ramuti me Lulushin e liken Salen jan kancer i kombit Ro****t qe te 4atera familjet duhen djegur ne hell

    Reply to this comment
  7. BARDI January 22, 21:38

    Drejtesia e re qafsha lala ty moj shege ka ngel plonci vare.sik ka qene ka per te qene.po te mos jete keshtu,do te trembeshin sado pak te korruptuarit ne infinit BARDI

    Reply to this comment
  8. MH January 22, 21:55

    More ju te gazetes .Per cfare arsye na tregoni historina.Mileti i di te gjitha.Dhe pret ekzekutimin ne emer te ligjit,fajtoret.
    Mbasi te denohet ne ju interreson shkruani sa te mundeni.

    Reply to this comment
  9. Mashtrim per popullin January 22, 23:16

    Kush zyrtar eshte marrre i pandehur per superskandalin D&H me 40 milion euro abuzim ne kurriz te shqiprareve ??
    Asnje….dmth vetem zhurme dhe asgje me teper

    Reply to this comment
    • Genti January 23, 06:15

      Ne kete aferen e Unazes se Re eshte vete Rama.Ai eshte njilloj si Berisha Meta Basha.Jane vellezer se i lidh vjedhja dhe krimi sebashku.Mos besoni o njerez se e moret ne qafe te ardhmen e femijeve.

      Reply to this comment
  10. mirel January 23, 00:50

    Kush priste mdonje rezultat ndryshe. Ne Durres u vrane 53 veta dhe Gjushi tall bythen ne tv me Ramutin, ku ben hapur kerkesen per ti ” rregulluar” at letrat.

    Reply to this comment
    • Arti January 23, 09:17

      U vrane nga ndertesat e Sali-demokarit tend.
      SRB vrau ne Gerdec, ne bulevard … ka vrare dhe shpresen qe ti te behesh njeri ‍♂️✌️

      Reply to this comment
      • edd January 23, 18:05

        O Art-kar,
        Flitet per nje korrupsion 30 milion euro ne kete srtikull!
        Dhe meret ne ndjekje kamarieri i firmes “ nderkombetare” !
        Ti Artkar kur te flasesim per Gerdecin dhe 21 janarin shfy, por trego exhe kush i coi ne revulucion turmst!

        Reply to this comment
      • Koli January 23, 18:14

        O (K) Arti, denohen argatet jo boset , fol per temen lere 21 janarin se ishte revolucion komunist.

        Reply to this comment
        • Arti January 23, 23:34

          Te fillon dhe emri me K, qenke nje KK i vertete
          21 janari – revolucion komunist; ndersa djegia e Kryeministrise nga PeDe, eshte revolucion demokar?!
          Une i ktheva pergjigje dentistit, per t’i kujtuar atij dhe KK-ve si puna jote, qe ndertimet (dhe kete vend) i mori lumi, qe kur drejtoi SRB juaj!
          Sa per hetimin ne fjale, shiko komentin tim, me lart, ku theksoj qe “duhen pyetur prok.Elizabeta dhe SRB juaj se pse nuk hetohet Bashkim Ulja” – edhe ky i juaji.
          A m’kuptove o KK?

          Reply to this comment
  11. Nje shqiptar January 23, 09:50

    Peshku qelbet nga KOKA. Fallsifikimi qendron si akuze per peshkun e vogel Dobi, por nga prokuroria nuk eshte hetuar KORRUPSIONI nga ata qe kane vene firmen per kete tender. Mos valle prokuroria, qe e ka per detyre te mbroje shtetin dhe ligjet e tij, nuk e din se korrupsioni eshte krimi me i madh qe po grryen shtetin tone?! Nga prokuroria, sa per te justifikuar hetimin, nuk eshte penalizuar madje as SHPERDORIMI I DETYRES. Me kete mbyllje edhe te kesaj dosje, prokuroria i jep nje grusht te forte Reformes ne Drejtesi. Ne Shqiperi, tashme po provohet çdo dite se ligjet nuk kane fuqi mbi nje grusht oligarkesh ndersa ne SHBA hetohet edhe vete Presidenti.

    Reply to this comment
  12. Ilir January 23, 17:38

    Kjo eshte drejtesia e re?!

    Reply to this comment
  13. ARNAUTO-OSMAN January 24, 13:48

    Kan shpresuar ne drejtesi !!!!

    Reply to this comment
  14. Tana January 25, 21:27

    O legena kujt i thoni ju o cobenj SALISERBOMADHI ?? kush tradhetoi gjithe faren e shqipetareve e shkeli mbi gjakun e te copetuarve nga dora gjakatare e kriminelave SERBE? Kush mohoi boterisht GJENOCIDIN MR TE EGER ndaj populit te pambrojtur e te paarmatosur KOSOVAR ?? Kush po bredh gjyqeve si ato karakurvat e bllokut kunder figurave politike KOSOVARE ?? Kush e solli kasapin e shqipetareve ne TIRANE?? Kush importon miellin toksik ne masen 80% te nevojave tona nga dorehelmuarit SERBE ?
    Te gjitha keto i ben dora gjakatare kriminele e E.Kristaq Rames , dora e keqe agjenturore kriminale kunder bashkekombesave te vet ,ne nje kohe ku Serbia makinave kosovare i heq targat e i godet Kosovaret si kafshe .Dikush do pergjigjet per masakrat e paskrupullta serbe ne bashkepunim me tradhetaret e Shqiperise ..Kosova me e forte do dale nga keto mareveshje tradhetare te paskrupullta rama -vucic sepse e udheheqin PATRIOTE E JO TRADHETARE SERBO-COBENJ

    Reply to this comment
  15. Cobanaqi arixhi Aru munaq January 25, 21:31

    dava insekte Arumunaqer plehera emigrante te viteve 1900

    Reply to this comment
  16. Cobanaq- Taqi petraqi January 25, 21:35

    Shalengjituri rumun i lindur e ritur ne bllok ,shkateruesi i endrave tet te gjithe Shqipetareve ,fara me e keqe e mbire ne shqiperi nga gjush emigrant coban delesh

    Reply to this comment
  17. Cobanaq- Taqi petraqi January 25, 21:35

    Shalengjituri rumun i lindur e ritur ne bllok ,shkateruesi i endrave tet te gjithe Shqipetareve ,fara me e keqe e mbire ne shqiperi nga gjysher emigrant coban delesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim