Prokuroria kërkon 175 vjet burg për 6 nga 11 “babagjyshët”

June 27, 2016 11:20

Prokuroria kërkon 175 vjet burg për 6 nga 11 “babagjyshët”

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon në total dënimin me 175 vjet burg për 6 nga 11 anëtarët e bandës së “Babagjyshëve”, procesi për të cilin u zhvillua me gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, për 5 të tjerët, procesi vijon me gjykim të zakonshëm.

Të gjithë personat akuzohen për veprat penale; “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal. Në bazë të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale.

Hetimi për këtë grup kriminal nisi në Prokurorinë për Krime të Rënda, në bazë të disa referimeve të Policisë së Shtetit, pas disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2013 dhe 2014 në Tiranë, Durrës, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë.

Prokuroria për Krime të Rënda, në përfundim të procesit gjyqësor për pjesën e parë të grupit, kërkoi dënimet, si më poshtë

1. Ilir Kupa të dënohet me 35 vjet burgim
2. Enea Qerushi të dënohet me 30 vjet burgim
3. Hajdar Sefa të dënohet me 30 vjet burgim
4. Mark Shpendi të dënohet me 30 vjet burgim
5. Edmond Selala të dënohet me 15 vjet burgim

6. Agustin Sula të dënohet me 35 vjet burgim (Për shkak të pozitës së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Prokuroria kërkoi për këtë të pandehur dënimin përfundimtar me 9 vjet burgim)

Për shkak të gjykimit të shkurtuar këta të pandehur përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë nga Gjykata për Krime të Rënda.

June 27, 2016 11:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*