Prokuroria kërkon 3 vite burg për ish – Ministrin Ksera

July 18, 2016 11:16

Prokuroria kërkon 3 vite burg për ish – Ministrin Ksera

Prokuroria ka dhënë pretencën për ish – Ministrin e Punës, Spiro Ksera, duke kërkuar 3 vite burg.

Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Më herët gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish – Ministrit, ndaj Ksera përfiton uljen e dënimit me një të tretë.

Gjykimi i shkurtuar iu është pranuar edhe 4 persona të tjerë, të cilët janë të pandehur në këtë procedim penale. I vetmi që ka kërkuar gjykim normal ka qenë Kleves Bitro, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së punës.

Sipro Ksera u arrestua në Janar të këtij viti pasi Prokuroria e Tiranës faktoi se ai i kishte vjedhur buxhetit të shtetit 30 milionë lekë.

6 persona, sipas hetimeve kishin krijuar një skemë fiktive ku lëvroheshin fonde kryesisht në ndihmë të komunitetit rom. Pavarësisht se paratë dilnin nga buxheti i Ministrisë në të vertëtë ato nuk harxhoheshin për këtë kategori persona. Aktivitete në ndihmë të romëve nuk realizoheshin.

Nëpërmjet flasifikimeve, montazhit dhe përdorimit të fotoshopit aktivitet ato shënoheshin të kryera.

July 18, 2016 11:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*