Prokuroria kërkon 5 vite burg për Artur Zoton

April 26, 2018 14:30

Prokuroria kërkon 5 vite burg për Artur Zoton

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 5 vite burg për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.

Artur Zoto akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me tenderat e ushqimeve në burgje.

Në hetimet për këtë çështje është edhe ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi. Seancat e kaluara ai ka dëshmuar se Artur Zoto i kishte thënë që duhet të takonte një biznesmen të cilit do t’i merrte 20 milionë Lekë të vjetra.

Në gjykim për tenderat e ushqimeve në burgje, Iljaz Labi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai pranoi se do të merrte pjesën e vet në këtë rast korrupsioni, duke mos e përjashtuar veten nga përgjegjësia.

l.h/ dita

April 26, 2018 14:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*