Elvis Roshi i shpëton burgut, 60 orë punë në komunitet

July 13, 2018 14:10

Elvis Roshi i shpëton burgut, 60 orë punë në komunitet

 

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Gjykata e Tiranës vendosi sot për dënimin me 7 muaj e 15 ditë burg. Ky dënim në aplikim të gjykimit të shkurtuar pezullohet dhe gjykata e konvertoi në 60 orë punë në interes të publikut.

Prokuroria po gjatë seancës së sotme kishte kërkuar dënimin me 7 muaj e 15 ditë burg për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi. Në përfundim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, që lejon uljen e 1/3 së dënimit, organi i akuzës kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit.

Vetë Roshi nga ana e tij i kishte kërkuar gjykatës të pezullohet dënimi dhe të kryejë punë me interes publik.

Avokati Maks Haxhia tha se çështja penale për përdhunimin në vitin 1995, për të cilin akuzohet Elvis Roshi është rihapur në Itali me kërkesë të tij.

Sipas prokurorit Enklid Gjini, Roshi nuk ka deklaruar vendimin e fajësisë në Itali, një vendim për dëbimin nga Italia dhe as 5 emra të ndryshëm të përdorur prej tij.

a.s/dita

July 13, 2018 14:10
Komento

10 Komente

  1. Socialisti i Ndershem July 13, 14:25

    Dmth. kur Rama n’a tha per Roshin, duke u “tallur” me opoziten, “Po ky si shpetoi” e paska patur fjalen se Roshi do te shpetonte duke vaditur lulet per disa dite.
    Sa largpames e kemi komandantin !!!!!!!!!!
    Marrte nga ditet e te rilindurve !

    Reply to this comment
  2. info analitike July 13, 17:15

    Po tani ku eshte kriepsikoja qe krekosej si gjeli mitingjeve me kete plehun?

    Reply to this comment
  3. pensionisti July 13, 18:08

    Une mendoj se denimi i Roshit duhet te ishte:
    VENDIM
    I pandehuri Ervis Roshi denohet : Duke filluar qe sote do te haje per 60 dite vetem pershesh me dhalle.
    Per tu siguruar se ky denim po kryhet ,kete pune duhet ta beje nen mbikqyrjen e Albana Vokshit ,ose te Monika Kryemadhit. Athere besojme se denimi i krye.

    Reply to this comment
  4. Arben July 13, 18:12

    Dhori sollaku arkitekti I degjenerimit te prokurorise.

    Reply to this comment
  5. Edi July 13, 21:17

    Ky eshte vetingu? Lol

    Reply to this comment
  6. Doni app nuku doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. July 14, 00:45

    Ky vendim eshte nje pafytyresi e peshtire e drejtesise shqiptare,qe do te thote nje krim ne vazhdim.Turp,marri dhe bashkefajesisebashku.

    Reply to this comment
  7. Kris 1 July 14, 01:08

    Vetingu po jep frytet e embela

    Reply to this comment
  8. Doni app nuku doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. July 14, 08:30

    Ky vendim eshte nje pafytyresi e peshtire e drejtesise shqiptare,qe do te thote nje krim ne vazhdim.Turp,marri dhe bashkefajesisebashku…….

    Reply to this comment
  9. Mark U.K July 14, 09:21

    Duhej te ishte shkruar,Edi Rama shpeton Ervis Roshin.Kjo eshte ridhjerja mbajeni e pak e ka ai popull.Shqiptari trashigimtar i vuajtjes e i durimit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*