Prokuroria kërkon 9.5 vite burg për gjyqtarët e korruptuar me ndeshje

September 11, 2019 16:08

Prokuroria kërkon 9.5 vite burg për gjyqtarët e korruptuar me ndeshje

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga 3 vite burg për dy dhe 3.5 vite burg për një prej tre gjyqtarëve të Durrësit që akuzohen për korrupsion.

Tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme , si shpërblim për vendimet e tyre të njëanshme, udhëtime jashtë vendit, bile edhe të kenë shkuar për të ndjekur një ndeshje në Spanjë.

Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit N. S. edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda. Në fakt, për biznesmenin N. S. Prokuroria ka kërkuar 2 vite burg.

Prokuroria dorëzoi si prova udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që ishin pjesë e trupi gjykues për një proces të hapur për këtë biznesmen.

e.ll./dita

September 11, 2019 16:08
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*