Prokuroria: Kallëzimi për Nokën, i paqartë, duhen materiale shtesë

June 4, 2016 11:53

Prokuroria: Kallëzimi për Nokën, i paqartë, duhen materiale shtesë

Struktura “Për dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme po kërkon informacione mbi kallëzimin e bërë nga një grup deputetësh, në ngarkim të deputetit Flamur Noka.

Por sipas Prokurorisë “kallëzimi është shoqëruar me një material, i cili nuk mund të konsiderohet provë dhe është i paqartë. Për këtë arsye, Prokuroria do të kërkojë materiale shtesë në strukturat e specializuara, për të vlerësuar nëse ka vend ose jo për hetim të mëtejshëm”.

Flamur Noka ka fshehur të dhënat për të shkuarën e tij në formularin e vetëdeklarimit.

Ai është arrestuar në Jugosllavi në fillim të viteve ’90, ndërsa dyshohet se është rekrutuar si agjent i fshehtë i UDB-së jugosllave.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin” të kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikimi paraprak kryhet nga institucioni që i administron formularët, që në rastin konkret është KQZ-ja.

Pas këtij verifikimi, materiali duhet t’i përcillet Prokurorisë.

June 4, 2016 11:53
Komento

8 Komente

  1. orienti June 4, 13:18

    ..tra la la.

    Reply to this comment
  2. dhalla June 4, 13:25

    O Llalle e Qelbur!

    Reply to this comment
  3. Genti June 4, 13:54

    Prokurori militant i pashkolle thote se kallezimi per gomarin e hasit min e UDB spiunin+agjentin flamur noka se duhen materjale shtese,qe vetem prokuror nuk je more plere militant me 2-klase shkolle,po keko info ne Serbi sic bone per rroshin+bushin e PS apo sta mbane se ta cane tapen kerma serbe sali ram berisha…

    Reply to this comment
  4. Jimi June 4, 14:11

    Po more kodosh! Per Noken kaqllezimi eshte i paqarte, duhen materiale shtese!?
    Per Veliaj-n me te dhene urdher kapteri pa mustaqe materialet ishin aq te booleshm saqe menjehere filloj procedimi!?

    Reply to this comment
  5. Semanjaku June 4, 14:28

    Cfare te shkruash??/keta prokuror dhe gjyqtar jane te neveritshem.

    Reply to this comment
  6. corape kuqi June 4, 16:17

    Fshatari injorant behet kryeprokuror. Ish emigrant qe vilte ullinj.
    Kaprerr ramiu injorant behet president.
    Nje bojaxhi pa idene e ekonomistit behet keyeminister.
    E cfare pret nga ky shtet

    Reply to this comment
  7. fteri June 4, 20:37

    *****Kjo është prokurori që varet nga Salibirosheviçi edhe shurrën kryeprokurori e bënë me urdhër të Berishës.Kundër kryebashikut tiranës E.Velija ,që e ka kthyer Tiranën në kantjer ndërtimi ,menjëher hapi çeshtje penale,kurse për agjentin e fshehtë të serbisë F.Noka nuk paska argumenta !…A…haaaa,u dashkan më shumë prova?,Atëherë përse e paguajmë prokurorinë ky organ ta hetoi paguhet që të bëjë dallime, një të nënes dhe një të babës?!!!Tupë për këtë prokurori kriminale që ja ka hypur popullit në qafë .Të gjithë duhen shkarkuar .Lidhja me kriminelin S.Berisha sa të jetë ai nuk i lejon prokurorinë të zbatohet ligji i barabart .*****

    Reply to this comment
  8. Kola June 5, 03:53

    Shqiperia ka kaluar shume pushtime, por ky eshte me turpshmi. Kjo pune u be per ti bere mutin. E kthyen shtetin ne prone te Vicidolit e te UDB-se.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*