Prokuroria kërkon zgjatje hetimesh, ja si i përgjigjet Tahiri

August 26, 2018 18:47

Prokuroria kërkon zgjatje hetimesh, ja si i përgjigjet Tahiri

Ish deputeti dhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur ta kalojë këtë fundjavë larg zhurmës dhe smogut të kryeqytetit.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku shihet si asnjëherë më parë; me rroba ushtarake dhe më një shkop në dorë.

“Maja e Kendrevicës – 2122 m. Përshëndetje nga çatia e Labërisë”, shkruan Tahiri.

Ish ministri nuk i ka mbyllur ende hesapet me drejtësinë, ndonëse ai vetë e quan një luftë për të vërtetën.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij. Kësisoj, hetimet mendohet se do të zgjasin edhe pas muajit tetor.

Partia Demokratike e ka akuzuar ish deputetin e PS-së për lidhje me persona që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge, si dhe për pasuri të vendosur nga aktivitetet kriminale.

s.a/dita

August 26, 2018 18:47
Komento

9 Komente

  1. Arben August 26, 22:31

    po ti je i paster more xhan, te bien me qafe kot.

    Reply to this comment
    • sapa August 27, 09:22

      Si uji i gurrave te kurveleshit!Qelibar fare!Prokuroret e gjygjtaret e Saliut njihen per tolerance edhe karshi rilindasve kur vjen puna per lehtesira.Ose e thene me sakte nuk ju plas bytha per drejtesi ciclido qofte ai kur shuma eshte e denje.

      Reply to this comment
      • Arben August 27, 14:53

        Xhezair Zaganjori kaloi vetingun sepse

        1. Ishte ai qe nxorri lul berishen nga burgu

        2. Ishte ai qe mbylli gerdecin.

        3. Me kete rast I futi disa vendime per “xhep te tij”.

        Reply to this comment
  2. enverdjali August 27, 09:23

    Ka vajtur per te zbuluar vende te reja sepse u duhet per mbjellje pasi te dalin Habilajt nga burgu. I ben vete tani te gjitha punet.

    Reply to this comment
  3. Alban August 27, 11:09

    Ka hypur ne maje te Kendrevices se Kurveleshit per te treguar se eshte biri trim, i ndershem dhe i paster si ujet e Gurres se fshatit ku e ka origjinen – Gusmarit te Kurveleshit te Siperm, vendbanim i papushtueshem nga osmanet, fashistet, nazistet dhe berishovicet!

    Reply to this comment
  4. info analitike August 27, 12:19

    Mullahu i rilindjes. Edhe qy maleve si talebanet. Lideri global e quajti vemje dhe i dha shqelmin jashte nga partia duke i dhene besim bandes se Xhafajt e duke lene jashte banden e Tahorrit. Keshtu eshte kur qeverisin bandat e droges e te krimit more shoke, perfundojne duke i ngrene koken njeri-tjetrit!

    Reply to this comment
  5. Adih August 27, 12:21

    Qe i ke breket me Mu…t nuk diskutohet ,por te hysh ne histori per mire hapu , kush te dha urdher ,me sinqeritet ta them ,shqiptaret e ndershem ,mesoje do te respektojne .Ke shume ne dore o Tahir ,vetem nje here te vjen zogu ne dore .perndryshe do te ngelesh nje bisht qeni ………

    Reply to this comment
  6. Mallakastra August 27, 12:45

    Ike o derezi se do te heqin qafe siç hoqenTrebicken dhe do thone ja vrau vehten se kishte mekate per te lare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*