Prokuroria liron nga akuza e vrasjes biznesmenin Ymeri

July 2, 2015 22:55

Prokuroria liron nga akuza e vrasjes biznesmenin Ymeri

Biznesmeni i dyshuar si autor i vrasjes së dy të rinjve, që hynë në banesën e tij në dhjetor të 2014-s, nuk do të gjykohet më për akuzën e “vrasjes me dashje apo paramendim”.

Flamur Ymeri pranoi se qëlloi për vetëmbrojtje dy të rinjtë Adnand Luli dhe Ervin Shaba, më 18 dhjetor të vitit të kaluar në zonën e Selitës. Por në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës pushoi akuzën e vrasjes me dashje ndaj tij.

Biznesmeni është dërguar për gjykim vetëm për akuzën e “veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe do hetohet për krimin në kushtet e vetëmbrojtjes dhe për ndonjë bashkëpunëtor. Sipas dosjes, Ymeri do të përgjigjet para Gjykatës së Tiranës vetëm për dyshimet e ngritura nga Prokuroria, se është autori i zhdukjes së dy pistoletave, me të cilat janë vrarë të rinjtë Luli dhe Shaba. Dosja ku rezulton i pandehur Flamur Ymeri, është depozituar në Gjykatën e Tiranës më 26 qershor 2015.

Biznesmeni akuzohej fillimisht për veprat penale “vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ymeri u hetua fillimisht në masën e sigurisë “arrest me burg”, por më 26 shkurt ajo u zëvendësua me masën “arrest shtëpiak”.

Por pritet se si do veprojë më tej prokuroria, pasi mendohet se biznesmeni ka pasur bashkëpunëtor. Ngjarja u hetua si një tentativë grabitje, pasi viktimat ishin të maskuar dhe të armatosur.

July 2, 2015 22:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*