Prokuroria mbyll dosjen e vrasjes në Mallakastër, zbulohen të tjera detaje të rënda

January 14, 2020 08:59

Prokuroria mbyll dosjen e vrasjes në Mallakastër, zbulohen të tjera detaje të rënda

Të tjera detaje makabre zbulohen nga dosja e Prokurorisë për vrasjen që tronditi jo vetëm Mallakastrën në ditët e para të këtij viti.

Prokuroria ka mbyllur dosjen hetimore të Drita Saliaj, gruaja nga Mallkastra që u dhunua dhe më pas u mbyt me duar e këmbë të lidhura në rezervuarin e fshatit, pak ditë më parë.

“Nga këqyrja e banesës se mësipërme, e shoqëruar me fotografitë përkatëse, ndër të tjera ka rezultuar se, në të gjitha dhomat ka pasur rrëmujë, sende të përmbysura e rroba të hedhura në tokë në mënyrë të çrregullt, në lavaman janë gjetur dy filxhanë kafeje, një gotë uji mbi tavolinë, një aparat telefoni celular në gjendje të fikur, një kartë sim, mbi divan një çantë e vogël grash, material lëkure, me ngjyrë kafe”, sqarohet ne dosjen hetimore, pasi nisi hetimi për të shkuar në gjurmët e vrasësve.

Në dosjen e organit të akuzës thuhet se kunata e Dritës, nëna e Luis Saliaj, i arrestuar për vrasjen ka parë sjelljen e dyshimtë të djalit të saj dhe është paraqitur bashkë me të në komisariatin e policisë Mallakastër.

Ndësa babai i Luisit ndodhet në burg për kultivim narkotikësh.

Gruaja 51-vjeçare u dhunua dhe u mbyt në rezervuarin e fshatit nga tre persona, të cilët janë arrestuar, Luis Saliaj (nipi i burrit), Sindi Shehaj, të dy 16-vjeçarë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, i cili akuzohet nga Shehaj se e ka përdhunuar viktimën.

j.l./ dita

January 14, 2020 08:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim