Prokuroria merr nën akuzë drejtorin shqiptar të “Bankers” dhe 6 specialistët e huaj

May 16, 2015 09:06

Prokuroria merr nën akuzë drejtorin shqiptar  të “Bankers” dhe 6 specialistët e huaj

 

Prokuroria e Fierit njoftoi se ka identifikuar deri tani të paktën 7 persona, drejtues administrativ dhe teknik të “Bankers Petroleum” dhe kompanive nënkontraktore të saj, si përgjegjës për shpërthimet e gazit natyror në zonën e Marinzës, më 1 prill të këtij viti.

Në kuadër të hetimit të deritanishëm, janë marrë nën akuzë për “shkatërrimin e pronës” nga pakujdesia dhe “ndotja e ajrit”, 7 punonjësit e dyshuar të kompanisë, Leonidha Çobo, drejtor i Përgjithshëm i “Bankers Petroleum”, Lane Gardipe, supervizor shpimi i sondës 504, Wayne Gaunt, menaxher për operacionet e shpimit, Steve Hrushka, menaxher i sondës i shoqërisë “Simmons”, Mike Davy, përgjegjës mbikëqyrës për operacionet, i shoqërisë “Simmons”, Frenc Lazlo, supervizor i operacioneve të çimentimit, i shoqërisë “Rotary” dhe Tibor Vargon, inxhinier i operacioneve të çimentimit, i shoqërisë “Rotary”.

Menjëherë pas shpërthimit të gazit natyror në zonën e Marinzës, Prokuroria e Fierit nisi hetimin, në kuadër të të cilit u administruan raportet e inspektimit dhe kontrollit të disa institucioneve qendrore dhe lokale, në bazë të të cilave u krijuan dyshimet konkrete mbi personat e sipërpërmendur. Prokuroria është në pritje edhe të raportit nga Drejtoria e Tatimeve, lidhur me veprimtarinë financiare të kompanisë “Bankers Petroleum”.

May 16, 2015 09:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*