Prokuroria: Në Kroaci ish-kryeministri u dënua për një orë dore

October 23, 2017 10:51

Prokuroria: Në Kroaci ish-kryeministri u dënua për një orë dore

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda reagoi ndaj deklaratës të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për media, kjo Prokurori shprehet se qëndrimet e Ramës tregojnë se Reforma në Drejtësi do të kontrollohet nga politika.

Më tej ata kanë dhënë një shembull nga Kroacia, ku një ish-kryeministër u dënua për një orë dore.

DEKLARATA

Prokuroria për Krime të Rënda rithekson qëndrimin e saj se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor.

Prokuroria për Krime të Rënda e ka të qartë se, që në fillimet e këtij hetimi, do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.

Por, kjo nuk e pengoi aspak që t’i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë për autorizimin për arrestimin e personit nën hetim. Pasi, në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore, për të cilat është e nevojshme të merren masat që parashikon Kodi i Procedurës Penale për rastet e veprave të rënda, si ato të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë….”.

Gjithçka çfarë u deklarua publikisht nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, paraditen e së Hënës (dt. 23.10.2017) shkon në të kundërt të asaj që është deklaruar për dy vite me radhë-Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

Në fjalën e tij, kryeministri, në cilësinë e Kryetarit të subjektit politik që ai drejton, shprehu opinionin dhe vlerësimin mbi provat e paraqitura në mënyrë sekrete nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në Parlamentin e Shqipërisë.

Pra, në mënyrë publike, Kryeministri mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj.

Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika.

Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi.

Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania e të tjerë.

Prokuroria për Krime të Rënda është e bindur se i gjithë faktori politik shqiptar, i mbështetur edhe nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, hartuan Reformën në Drejtësi, duke pasur si guidë të suksesshme përvojën kroate e rumune, të cilat i ndihmuan për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Nëse hetimet e Prokurorisë do të shoqërohen me ndërhyrje flagrante të politikës, atëherë qëllimi i Reformës në Drejtësi për luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivele të larta, do të jetë një sfidë e cila nuk do të përballohet me sukses.

Gjithsesi, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet e saj, si për rastin konkret, ashtu edhe për çështje të tjera të krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale. Deklaratat politike dhe, sidomos presionet indirekte me procesin e Vetingut, nuk mund dhe nuk do të mund të cënojnë proceset hetimore.

October 23, 2017 10:51
Komento

16 Komente

  1. Une, Lubonja. October 23, 11:01

    Paditini keta berishiane per manilulim! Paditini qe kane heshtur dhe kane mbyllur dosjet! Largojini nje here e mire keta shkeles se ligjit,keta mitmarres per te mbyllur dosje te shumta!

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes October 23, 11:57

      E ne fakt, ketu eshte ndryshimi midis prokuroreve qe kryejne detyren sipas kushtetutes;
      ata kroatet denuan ish kryeministrin per nje ore dore, ju druvaret, nuk keni hapur asnje proçedim penal, apo i keni mbyllur, per hajdutet, kriminelet e vrasesit qe kane bere politiken ne keto 27 vjet. Sali Berisha per prokuroret kroate sot do ishte ne burg i denuar me burgim te perjetshem, po ashtu i biri, me 25 vjet, po ashtu e bvija, me 15 vjet, Lul Basha me 25, Ilir Meta me 25 vjet, Fatos Nano me 25 vjet, e shume te tjere, duke filluar nga ish minbistrat e te gjitha kraheve, drejtor drejtorish neper ministri etj. Po ju nuk jeni prokurore, jo jeni delinkuente, tradhetare te kombit, sepse nuk keni zbatuar kushtetuten, po kanunin e Sali Qenit.

      Reply to this comment
  2. saliu October 23, 11:11

    Po mo gomere prokurore.Ne Kroaci nisen hetimet pasi u vertetua se Kryeministri mori nje ore dore dhe jo me fantazi idiotesh. Po ju kini kujdes kur ti sherbeni Saliut se mos ju merr me vete ne hale.

    Reply to this comment
  3. GIOTINA October 23, 11:37

    Kush ua ka shkruar hartimin o analfabete e na tregoni se si ne Bote u denokerka per nje ore dore!?
    Po kryekrimineli LLALLA nuk ka vjedhur sa per te blere nje ore dore!?
    Po Sali Berisha e ilir Meta nuk paskerkan vjedhur sa per nje ore dore!?
    Po SHOKU JUAJ QE UA SHKRUAN HARTIMET ,U INKURAJON E JEP SHEMBUJ NGA HONOLULUJA KUSH DO TA ARRESTOJE NE FLAGERANCE ME QE SKA IMUNITET APO SE NUK PERBEN ‘SENSACION’!?
    Kujt i plasi bytha per nje kryeminister qe ikin e vine problemi eshte se prokurorija eshte kthyer kamikaze e krimineleve dhe ju te paret duhet te arrestoheni ne flagrance nga VETTINGU……….

    Reply to this comment
  4. Arber I October 23, 11:44

    Ne Shqiperine e Krimeve te Renda Presidenti dhe Kryeministri Sali Berisha ka kryer krime te perbindeshme ,
    pse heshtni, apo vazhdon loja e dypushteteve: Qeverine dhe pergjegjesine PS, Drejtesine PD+LSI ?

    Reply to this comment
  5. kris 1 October 23, 11:54

    Filloni me vilat,gerdecin,21 janarin dhe vazhdonii me Tahirin

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit October 23, 12:43

    per krimin e rende te pushkatimit te 4 demonstruesve ne 21 janar Prokuroria u denua me epitetin “Lavire bulevardi”. Kurse per krimin e rende te vdekjes se 26 njerezve ne Gerdec prokuroria e krimeve te renda u mbath me pampers qe i perdor edhe sot kur banditi Sali Berisha kercenon prokuroret me dosjet ne sirtar. Per oren e kryeministrit kroat shkoni e pirdhuni, se nuk jeni miell per ate lloj kulaçi. Jeni zagare sulmi, jua ka gjetur epitetin ish-ambasadori, po atij i hani m..ne, jo ta pyesni per oren. Rrofshi qe gjetet autoret qe vrane Santon dhe Olldashin, ju kishte ikur era e shurres nga hundet, siç bejne rendom gjahtaret kur rrisin zagare per lepuj.

    Reply to this comment
  7. Ben October 23, 12:54

    Prokuroria mos te bej pune me dy standarte para se ti hyj Tahirit duhet ti hyj me radhe Berishes Lulit gjithe ish ministrat e qeverise Berisha qe lane mbrapa gropen e zeze te krimeve anti kombetare, anti popullore me piramidat financiare me Gerdecin 21janarin 2011, me krimin ekonomik ec…Pse hesht Prokuroria pse nuk kane hapur gojen me pare ?!! Pse nuk arrestohet Berisha Luli Mehdiu Fullani Ruli Bode Shkelzeni ……?!!!

    Reply to this comment
  8. me qe e pohon me gojen e tij, se denohesh....per nje ore dore.... October 23, 13:58

    po ti pse s’vret veten, per MALE me ora DORE, zoti kriminelo prokuror….

    Reply to this comment
  9. NjeQytetarOptimist October 23, 14:05

    Hajde Prokurori ( i thencin ) hajde.. Merren me deklarata te nje politikani per politike.. Keta mjerane skane cte bejne dhe shohin televi se kush cthote cfare.. Cjane keta gomere qe e paskan kthyer kete intitucjon si privat?!? Ai me shau, une do I pergjigjem se sben.. Po si sju vjen turp e dilni me ato lloj “provash” ne televi te arrestoni nje person.. Po keshtu lloj inteligjence I arreston qytetaret?! E pafsha ne burg me Tahir e me mac politikan, por ato qe paraqitet ju ne ate Komisjon ishin “prova” nga kafenete e Qytetarit Dixhital Parlamentar.. Top Kafe te Pinokut.!! Turp tju vije qe akoma I kunderpergjigjeni politikes me deklarata ora doresh ne vend qe te ulni koken ne pune..

    Reply to this comment
  10. Joku October 23, 17:04

    Edhe?! Cfare?! Per nje ore dore?! Mos doni te denoni K.ministrin per nje extra large vile?! Pef favorizim tenderash,per monopolizim te lejeve te ndertimit,per kanabizim?! Eshte pak.

    Reply to this comment
  11. Joku2 October 23, 17:05

    Edhe?! Cfare?! Per nje ore dore?! Mos doni te denoni K.ministrin per nje extra large vile?! Pef favorizim tenderash,per monopolizim te lejeve te ndertimit,per kanabizim?! Eshte pak.

    Reply to this comment
  12. MH October 23, 18:13

    Nji ore dore ju ban pershtypje.
    Po si e tradhetoni veten.Ju nuk denuat per kater te vrare ne sheshin para kryemistrise.Ju nuk denuat vjedhjen e miljon euro ne rrugen e kombit.Ju nuk denuat autoret e katastrofes ne Gerdec.Po ju buk denuat as edhe shitjen e detit Grekut.Cfare mut oret don te na tregosh.Per te mos than ma shume nuk jeni aspak profesionista po shume ma keq se amator.Ju duhet te bani testim sa here merrni ceshtje ne dore per gjykim.Kondite kjo per te mos iu shkarkue deri diten qe iu skadon afati i detyres caktue me ligj kushtetute.

    Reply to this comment
  13. ilir October 23, 19:20

    ndersa ne albanistan nuk te denojne as kur vjedh 500 milion eur, as kur vret njerez ne gerdec dhe bulevard, as kur vjedh 5 arka flori numizmatik

    Reply to this comment
  14. Vëzhguesi F. October 23, 19:51

    Po mire qe e dini dhe e shprhni se kryeministri kroat u prangos per nje ore. Po pse ju edepsezer qe paguheni nga taksapaguesit shqiptar, e paçi harram dhe e vjelleshi nga hundet, pse nuk keni vepruar kehstu me kriminelin Sali Berisha, me kryehajdutin dhe vrasesin Lulzim Basha, me hajdutin ordiner Ilir Meta, me gjithe ata kriminele ne keto 27 vjet! Ju jeni plehra dhe jo juriste!

    Reply to this comment
  15. avokati October 24, 07:10

    NJe genjeshter e madher e Hajdarmatajt per ish kryeministrin Sanader.Turp i madh per nje Prokurori te genjeje per te arsyetuar genjeshtrat e veta.E verteta eshte se ish kryeministri Sanader u hetua nga agjensia antikorrupcion USKOK per shumne veopra me kryesoret ishin shitja e kompanise kryesore te naftes INA kompanise hungareze MOL,pastaj FIMI MEDIA ryshfetet qe duhet ti jepnin kesaj kompanie promovuese kompanite shtetrore, te dyja keto kapin shifren miliardeshe nga te cila vetem per MOL Sanader ka marre perfitua vete 10 milion Euro,kjo eshte njesoj si korrupcioni i Berishes me CEZ-in ,me sekserin Nuel Kalaj e njejte.e dy tri afera tjera.Ora e tij nuk ka figurua askund ne aktakuze as nuk eshte permendur ne proces qe po zgjat tash gati 10 vjete.E shihni se keta prokuroret e Tropojes sherbehen me zhargonin e Berishes e nuk hesitojne edhepse prokurori te genjejne njesoj.Kush mund tu besoje ketyre mercenareve.Kete llum mund ta pastroje vetem VETING-u

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*