Prokuroria në rënie të lirë

Alqi Koçiko October 11, 2014 08:45

Prokuroria në rënie të lirë

Përderisa ka ndodhur në parlament, mund të kishte ndodhur edhe gjetiu, fjala vjen në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku kryetari ose zv.kryetari mund t’ja kishte veshur me grusht një anëtari të KLD-së.

Por ndodhi në një tubim të rëndësishëm zyrtar të trupës së prokurorëve të Republikës, dhe mes dy personazhesh jo të dorës së dytë: Mes kryeprokurorit dhe kreut të Prokurorisë së Apelit Tiranë. Qoftë dhe vetëm për këtë fakt, kjo ngjarje e datës 3 tetor përfaqëson pikën më të ulët të seriozitetit dhe besueshmërisë që ka patur ndonjëherë organi i akuzës në shumë e shumë vite.

Mund të thuhet se incidenti në fjalë mes Adriatik Llallës dhe Shkëlqim Hajdarit (ky i fundit e pranon që ka marrë një goditje nga eprori i tij) vjen si ilustrim konkret i kalbëzimit dhe degradimit të këtij organi kyç të drejtësisë; dhe tek e fundit, të vetë këtij sistemi.

Së pari, nëse incidenti në sallën e hotel Tiranës ka qenë veç një episod kalimtar, prokuroria gjeti mënyrën më të keqe të mundshme për të shuar kureshtjen mediatike. Një skenë që e kanë parë dhjetëra të pranishëm, qofshin këta edhe të gjithë prokurorë, nuk mund të pretendosh se nuk do merret vesh.

Me deklaratën e zyrës së Llallës se ai “ndërhyri për të shuar një sherr dhe i ftoi palët e përfshira të dalin jashtë sallës”, kryeprokurori nuk bëri gjë tjetër veçse i shtoi çmimin videos së kamerave të sigurisë në hotel Tirana, nëse nuk kërkoi që pamjet të fshihen ose sekuestrohen menjëherë.

Së dyti, nuk besojmë se disa prokurorë mund të ndërmarrin një iniciativë jashtë rendit të mbledhjes (zgjedhja e përfaqësuesit të akuzës në bordin e Shkollës së Magjistraturës), siç ishte kërkesa për shkarkimin e kreut të Shoqatës së Prokurorëve (një organizatë jozyrtare) Shkëlqim Hajdari, kaq serbes dhe pa dijeninë e eprorit të madh. Sepse nëse e kanë atë vetëbesim dhe mundësi për ta bërë mbledhjen çorap, atëherë akoma më keq: Në prokurori ca u bien gozhdëve dhe ca potkonjve.

Dhe së treti, faktin që sherri “prej gjimnazistësh” ka ndodhur, e vërtetojnë edhe ngjarjet e mëpasme: Adriatik Llalla shkarkoi Shkëlqim Hajdarin nga drejtimi i Apelit të Tiranës jo një apo dy muaj, por një ditë pas përplasjes me motivacionin mjegullor të “riorganizimit të punës”.

 

Pse pikërisht tani

Ka një shpjegim pse degjenerimi i Prokurorisë deri në pikën e sherreve fizike mes drejtuesve, vjen në situata si kjo e tanishmja. Historikisht (për sa ka kuptim kjo fjalë këto 23 vjetët e fundit), organi shqiptar i akuzës gjithnjë ka patur një kundërshtar apo armik të fortë, ose në të kundërt, një tutelë të rreptë politike.

Gjithnjë ka patur përballë një betejë, një përplasje, dhe ngjarjet e brendshme të prokurorisë sfumoheshin ose kalonin në plan dytësor. Kështu ka ndodhur në vitet 90-të nga Petrit Serjani e Maks Haxhia, tek Alush Dragoshi e zëvendësi i tij Fatos Dervishi, deri tek Arben Rakipi, e ca më shumë Dhori Sollaku e Ina Rama.

Sot jemi në një moment tejet interesant dhe të pashijuar më parë nga prokuroria. Pas 23 qershorit 2013, teksa është shtuar ndjeshëm retorika e një nevoje urgjente për reformë në drejtësi, mazhoranca e re ka hedhur hapa tejet të kujdesshëm për të bërë lëvizje konkrete. Kryeprokurori që zëvendësoi Ina Ramën në dhjetor 2012 me dekret të presidentit Bujar Nishani, erdhi në këtë detyrë nga Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Vendin që la bosh, e zuri Zana Xhuka, së cilës i ka mbetur (edhe për meritë të saj të padiskutueshme) gjithë barra e lemerisë së dokumentacionit në ILDKP, që denoncoi pasardhësi i saj dhe kreu aktual Ganaj. Por është mandati i plotë i Llallës në ILDKP, ai që mban autorësinë kryesore të mosbërjes asgjë për kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë, përfshirë skandalin me pasurinë ende të pasqaruar të Lulzim Bashës, sot në krye të PD. Dhe pikërisht kjo ishte merita që e hodhi në kolltukun e prokurorisë së përgjithshme.

Një tjetër detaj interesant që doli së voni, është se pikërisht në dhjetor 2012 nisi vala e përgjimeve intensive mbi politikanë e deputetë, që ka kryer SHISH por që disa syresh i ka firmosur edhe organi i akuzës.

Një vit e kusur pas zgjedhjeve parlamentare, Qeveria thjesht i ka bërë thirrje prokurorisë, ndërsa i emëruari i Nishanit dhe Berishës, që në fakt duhej të ishte mes dy zjarreve, e ka parë veten mes ngërçit të mazhorancës së re, dhe halleve të brendshme të opozitës, një pozitë ideale kjo dhe e ngeshme si kurrë më parë. Pikërisht në momente të tilla, kur Llalla gjen kohë të bëjë edhe lojëra politike me video sherresh të deputetëve; në periudha kur mungon “armiku i jashtëm” apo presioni i drejtpërdrejtë politik, bien më shumë në sy dizintegriteti dhe sherret e brendshme të këtij krahu të domosdoshëm të sistemit të drejtësisë.

Dhe bash në rrethana të tilla, ndodh që Adriatik Llallën e tradhtojnë nervat. Jo vetëm që shtie në punë duart, por e shkarkon vartësin e tij (thonë se Hajdari është gëzuar shumë kur mori vesh emërimin e   Llallës, shok i dikurshëm i tij) pikërisht një orë pasi ky ka dorëzuar me cilësinë e detyrës, rekursin në Gjykatën e Lartë, për anullimin e gjendjes arrest shtëpie të ish guvernatorit të Bankës Qëndrore Ardian Fullani, dhe kthimin e tij në qeli.

 

Si kudo tjetër

Nuk është sekret se si në çdo sektor tjetër të ingranazheve shtetërore, në mesin e prokurorëve shqiptarë ka nga ata profesionistë të përgatitur që detyrën e kanë të parën; ka njerëz të paaftë që ngjiten në karrierë falë konjukturave politike, miqësive ose ndereve reciproke, ka edhe të rreshtuar politikisht që vetëm uniforma zyrtare e partisë u mungon; ka edhe një përzierje të cilësive të mësipërme me një ingredient shtesë, korrupsionin. Siç deklaruan sot gjyqtarët shqiptarë në konferencë, çka e bëjnë në çdo konferencë të gjyqësorit: Nuk jemi të gjithë të korruptuar, mos na përgjithësoni; të njëjtën gjë mund të thonë edhe prokurorët. Problemi është se kur flitet për perceptime të publikut dhe sondazhe në popull, njerëzit që flasin kundër ose negativisht janë viktima reale të sistemit të drejtësisë. Meqë ka dy palë në çdo gjyq, i bie që rregullisht 50% e publikut të ketë pakënaqësi ndaj drejtësisë. Po kur kjo shifër e kalon 90%-in, si shpjegohet?

Kësisoj, duke e marrë të padiskutueshme vërtetësinë e gangrenës së korrupsionit, drejtuesve më të lartë të sistemit dhe atyre që i emërojnë dhe zgjedhin, pra politikës, u mbetet që të paktën të piketojnë njerëz me integritet profesional dhe moral.

Por kur zgjedh një zv.kryetar KLD-je si Elvis Çefa që akuzohet në çdo hap të karrierës, apo prokurorë si Adriatik Llalla që përkundrazi, s’kanë hapur një akuzë serioze në çdo hap të karrierës, atëherë vijnë momente “paqësore” si këto ditë tetori, që prokurorët s’dinë se ç’bëjnë dhe fillojnë të rrahin shoshoqin. Njerëzit rrinë e vështrojnë, me të vetmen shpresë se do mund të jetë një qetësi para stuhisë.

 

***********

 

Letra e Shkëlqim Hajdarit: Detajet e incidentit me kryeprokurorin

 

“Drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit;

Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka nisur prej kohësh një bashkëpunim të frytshëm me fondacionin Soros, i cili ka krijuar një bord me specialistët më të mirë të fushës së të drejtës, ku me cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, unë jam zgjedhur anëtar i këtij bordi. Kryetar i këtij bordi, është zoti Kristaq Traja. Bordi ka vendosur dhe me drejtuesit e Unionit të Gjyqtarëve, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Dhomës Kombëtare të Noterisë, profesorëve dhe studentëve të Fakulteteve të Drejtësisë, si dhe juristë nga spektri i gjerë në dy krahët e politikës. Qëllimi është që të mblidhet opinioni i të gjithë aktorëve politikë, grupeve të interesit, profesionistëve në fushën e së drejtës, shoqërinë civile etj. Objekti i punës është “Reforma kushtetuese në tërësi në fushën e drejtësisë”. Mbi bazën e marrëveshjes së bërë shoqata në bashkëpunim me Sorosin, kreu sondazhin konfidencial dhe ne arritëm që rreth 60-70% të trupës së prokurorëve të shprehin këndvështrimin e tyre për këtë reformë të gjerë përfshirë dhe reformimin e prokurorisë. Në këtë sondazh ne ishim grupi i interesit që kishte përqindjen më të madhe të përfaqësimit. Nga analizat e sondazhit ne ishim grupi i punës së fondacionit në fjalë dhe si kryetar i shoqatës rezultonte se mendimi i prokurorëve të republikës për reformën në tërësi ishte se ajo duhet të shkonte deri në nivelin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për të realizuar pavarësinë e plotë politike, rregullimin e sistemit të karrierës, sigurimin fizik më të mirë të prokurorëve dhe familjarëve të tyre, rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës, si dhe ndryshimeve të tjera për të rritur transparencën e efikasivitetin e tyre. Por me ndërhyrjen e Prokurorit të Përgji-thshëm u ndërpre përkohësisht bashkëpunimi me fondacionin në fjalë.

Mora si shembull këtë rast z.President, pasi tryeza pune për reformën në drejtësi ka patur nga Shoqata e Prokurorëve edhe me përfaqësues të Komisionit Europian, me Ministrinë e Drejtësisë, me Komisionin e Ligjeve, me emisionin EURAIUS, me zyrën e OPDAT, me Unionin e Gjyqtarëve, të Avokatëve dhe të Noterëve. Për arsye kohe po kthehem tek ngjarja e paprecedent që ndodhi më datë 03.10.2014. Koha e ndodhjes së incidentit ka qenë nga fundi i daljes së rezultatit për anëtarin e bordit të Shkollës së Magjistraturës, garë e zhvilluar midis dy prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Reshka. Në këtë moment, z.Prokuror i Përgjithshëm dukej mjaft i tensionuar. I ulur pranë prokurorit Bujar Sheshi dhe Prokurorit të Përgjithshëm, afrohet nga prapa vendit ku ishim ulur ne, prokurorja Ida Ahmetliu, e cila ngulte këmbë që ti jepej fjala që të paraqiste një mocion mosbesimi për shkarkimin e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve. I kërkova Prokurorit të Përgjithshëm që të ndërhynte për të ndaluar zonjën në fjalë, pasi kërkesa e saj ishte në kundërshtim me statusin e shoqatës dhe me etikën e prokurorit.

Prokurori i Përgjithshëm në këtë moment e humbi kontrollin dhe dukej në një gjendje psikike të rënduar, gjendje që e çoi në një shfrim fyerjesh të rënda (që për etikë nuk po i shkruaj) dhe më e keqja pas kësaj arriti të më godasë me grusht në fytyrë. Pashë shenja të qarta konvulsive të gjymtyrëve deri në një këputje prej të sëmuri dhe atëherë dëgjova kolegun Bujar Sheshi që më kërkoi për të dalë nga salla. Kur isha në hollin e hotelit me prokuror Bujar Sheshi, ka ardhur prokurori i Krujës Agron Gjana i cili nuk më linte të largohesha duke tentuar dhe të më tërheqë në fundin e hollit. Kolegët e mi Bujar Sheshi, Ardian Nezha, Arben Dollapi, Adnand Xholi më rrethuan duke më larguar drejt Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë u bashkua me ne dhe prokurori Hysen Keta dhe të gjithë së bashku u futëm në lokal “Gloria”. Të gjithë kolegët, përveç Bujar Sheshit pyesin se çfarë ndodhi dhe unë lashë Bujarin që të shpjegonte situatën sepse ishte më i qetë. Pasi dëgjuan shpjegimet e Bujarit më kërkuan të gjithë të ruaja qetësinë, të përmbaja emocionet dhe të mos e bëja publike këtë ngjarje të rëndë, për të ruajtur institucionin e prokurorisë. Për më tepër besoj se ngjarja është e filmuar nga kamerat e sigurisë së Hotel Tirana International.

Me gjithë ngjarjen e rëndë, kryeprokurori tentoi në kundërshtim me statusin e Shoqatës së Prokurorëve, jashtë rendit të ditës dhe pa praninë e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, procedurën për shkarkimin e kryetarit.

Prokurorët e kanë kundërshtuar, pasi shumica e nismëtarëve nuk ishin anëtarë të shoqatës, duke filluar nga vetë kryeprokurori i cili doli i pari nga salla dhe të gjithë prokurorët dolën nga mbledhja duke lënë në tentativë një shkarkim të kundraligjshëm.

Me pak fjalë, kjo është e vërteta e kësaj ngjarje, por unë nuk jam prononcuar në shtyp deri tani, përpara se të vija në dijeni Presidentin, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin e vendit, sepse për mendimin tim kjo situatë e rëndë shpie në dëm të ligjit dhe në dobi të krimit të organizuar.

Me besim të plotë se me këtë qëndrim i kam shërbyer më së miri profesionit të ndershëm të prokurorit, respektimit të ligjit dhe vendit tim, ju informova për sa më sipër.

Siç mund të jeni në dijeni, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z.Adriatik Llalla kishte thirrur trupën e prokurorëve me qëllim zgjedhjen nga kjo trupë e anëtarit të Bordit të Shkollës së Magjistraturës, në orën 10:00 të datës 03.10.2014, pa praninë e medias. Po kështu në mënyrë joligjore, zoti Llalla me një grup shumë të vogël prokurorësh kishte planifikuar të zhvillonte jashtë rendit të ditës së mbledhjes, votimin e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve dhe emërimin në këtë detyrë të prokurores së Shkallës së Parë, Krujë, Zonja Anila Qilimi, e cila nuk ishte anëtare, siç e kërkon Statuti i Shoqatës së Prokurorëve. Informacionet e para për këtë mocion mosbesimi më kanë ardhur nga anëtarët e Komitetit Drejtues, pasi nga disa prokurorë të Tiranës, të Krujës dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, po u kërkohej mbledhja e firmave për të shkarkuar Kryetarin e Shoqatës së Prokurorëve. Kjo iniciativë e 3-4 individëve po refuzohej nga e gjithë trupa e prokurorëve të republikës, sepse nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga Komiteti Drejtues i Shoqatës, për faktin se Statuti i Shoqatës kërkon njoftimin e anëtareve të paktën 30 ditë përpara zhvillimit të mbledhjes,” thuhet në letrën e Hajdarit.

 

*******

Detajet e vërteta të sherrit Llalla-Hajdari

 

Mbledhja e konferencës së prokurorëve paraditen e 3 tetorit në Hotel Tirana, erdhi me disa ngarkesa të dyanshme për Adriatik Llallën dhe Shkëlqim Hajdarin.

Pak ditë më parë, prokurori i Lezhës Ervin Beqiri ishte dhunuar nga një i burgosur i burgut të Shënkollit, dhe Hajdari deklaroi në media se “mbrojtja e prokurorëve ka dështuar”, me aludime indirekte për kupolën drejtuese.

Një tjetër përplasje e mëhershme e tij me Llallën, kishte në sfond një inspektim që kryeprokurori kishte urdhëruar për prokuroritë e Apelit në rrethe.

Por atë mëngjes, rendi i mbledhjes parashikonte zgjedhjen e anëtarit të Bordit të Shkollës së Magjistraturës mes dy kandidaturave, Dritan Rreshkës, i shkarkuar nga drejtimi i njësisë task-forcë të Prokurorisë së Tiranës, dhe Rovena Gashit.

Burime të mirinformuara pohojnë se Rreshka nuk ishte i preferuari i Llallës.

Pasi u bë votimi i fshehtë dhe fitues po dilte Rreshka, sekretarja e Shoqatës së Prokurorëve Ida Ahmetlliu kërkoi që të vazhdohet me një pikë të re të rendit të ditës, një kërkesë e saj dhe prokurorit të Krujës Agron Gjonaj firmosur edhe nga 15 prokurorë, për shkarkimin e kreut të kësaj shoqate Shkëlqim Hajdari.

I përmenduri ngriti zërin se kjo ishte e kundërligjshme, pasi duhen të paktën 30 ditë pas kërkesës, sipas rregullores së shoqatës, për t’u shqyrtuar këto çështje.

Hajdari pa që Llalla nuk po ikte, dhe kuptoi që ai e mbështeste atë rend dite.

Në gjaknxehtësi e sipër, Hajdari nisi të bërtasë për padrejtësinë dhe madje të ofendojë Ahmetlliun duke i kujtuar ca çështje personale, por gjithnjë duke parë nga Llalla. Ky i tha, “mos u sill si rrugaç, largohu nga salla”, por dy protagonistët ishin ngjitur në podium.

Hajdari iu afrua, por Llalla u tregua më i shpejtë dhe i vërtiti një grusht që përfundoi si shpullë e fortë drejt shënjestrës.

Këtu ndërhynë të gjithë, si prokurori Bujar Sheshi, disa kolegë të tjerë dhe gardistët e sigurisë, duke bërë që sherri të mbaronte.

Disa kolegë e nxorën Hajdarin jashtë dhe e ulën në një lokal për ta qetësuar. Por jo para se ai t’i bërtiste eprorit: “Tik Llalla, nuk më ke njohur akoma!” apo diçka të ngjashme.

Pamjet e kamerave të sigurisë së sallës, i kërkoi dhe i mori shefi i personelit, prokurori Arben Dollapi./E.K

Alqi Koçiko October 11, 2014 08:45
Komento

33 Komente

  1. Pellazg 100% October 4, 09:48

    Ky Hajdari është ai që pasi hëngri e piu me ish presidentin e kohës doli në media dhe deklaroi “unë jam prokuror i përgjithshëm”, por se nuk u zgjodh……Hajde hajdar hajde.
    Sa për Llallën nuk kam komente se janë thënë të gjitha, por kjo është terexheja ku u katandis prokuroria demokratike e shekullit të ri.
    Prokurori nuk ka frikë nga burgu dhe ngre grushtat. Ku mbaron inteligjenca humane fillon dhuna humane.Këta prokurorë as inteligjencë minimale nuk kanë duke i kthyer gjërat thjeshtë dhe vetëm në pazar.Qesharakë dhe jo vetëm.
    Po kolegët a duhet ti kishin vënë prangat dhe të kishin filluar hetim penal për ngjarjen, sipas legjislacionit.Përse vetëm njerëzit e thjeshtë arrestohen qoftë dhe vetëm për një kërcënim?

    Reply to this comment
    • andromeda October 11, 13:17

      Me një malok në krye të shtetit për mëse njëzet,vjet patjetër që një Llallë nga malësia e Gramshit do të bënte hajër. Punë malokësh dhe fajin se kanë këto por vetë shqiptarët që i kanë zgjedhë mbi krye. Shqipëria do të bëhet kur të drejtohet nga qytetaria. Shpresojmë që Rama ta bëjë.

      Reply to this comment
      • adri October 11, 17:58

        adriatik llalla eshte nje i paafte qe e ka mbushur prokurorine me sojin dhe sorollopin e shoket e vet. pasoje e punes se tij te dobet eshte dhe rritja e kriminalitetit dhe shfrenimi i korrupsionit ne rradhet e gjyqesorit.
        Shkarkimi i adriatik llalles eshte shume i vonuar. mazhoranca gjigante socialiste dhe e LSI se duhet te mos e lene intitucioinet e shtetit ne duart e berishes qe e ka marre ne qafe Shqiperine po ti nderroje sa me shpejt te gjithe kreret e institucioneve, duke filluar nga Presidenti, prokurorin e pergjitheshem, kryetarin e SHISH,Keshillin e larte te drejtesise e me rradhe. Populli Shqipetar ka votuar me 23 Qershor 2013 kunder berishes dhe njerezve te tij qe e bene shqiperine rrumuje. Ndaj dhe vullneti i popullit duhet te cohet deri ne fund.

        Reply to this comment
        • Euro Maloku October 11, 17:58

          Cimi:-Me qelloi me grusht dhalla eeeeeeeeeeeee!
          President Mustaqja:-Po ti duart ku i kishe?!!

          Reply to this comment
          • aktivistja October 11, 18:05

            keta hetojne miletin,lum si ne ne c’dore kemi rene !

        • andi October 11, 17:59

          Kur ka njerez te zgjedhur nga Krimineli Sali ashtu do veprojne, ato vec diktatin e rrugacerin njohin. Adriatik Llalla nuk duhet te jete ma per asnje ore Kryeprokuror, por as prokuror. Po kur president eshte nje debil njeri, mundet te vazhdoje llalla po ate pune qe ka. Megjithate presidentit ti rroje por Populli do gjeje mundesine tu japi vendin qe u takon ktyre krimineleve e rrugaceve qe drejtojne sot presidencen, Prokurorine e gjyqesorin. E drejta vonon por nuk harron.

          Reply to this comment
    • pipi October 11, 17:59

      Kjo tregon KALBEZIMIN total te shtetit dhe shoqerise ne Shqiperi ! Shikoni si shkojne ne vetshkaterrim (autolize) qelizat e kalbura dhe te degjeneruara ! Kudo truke , mashtrime , vjedhje jo vetem te lekeve , por edhe te te drejtave etj etj etj

      Prandaj ne “atmosferen” e Shqiperise ka kaq ere shume te keqe ! Eshte era e kalbezimit !

      Reply to this comment
      • ... October 11, 18:00

        Bir, Selman i nenes, c’te te qaj me pare… Kur grushtojne prokuroret… Gjuan Llalla, pret Hajdari… Keto jane disa tema interesante per romane satiro-dramatike. O burrani shkrimtare, merrni penat dhe uluni te shkruani se keni materiale boll. Mjere Shqiperia e shkrete se ne dore te kujt ka rene.

        Reply to this comment
        • lutfi October 11, 18:00

          Te behet publike videoja dhe te shkarkohet Llalla nga kuvendi. Gangsteret e kapteret e Berishes po i marrin frymen popullit dhe mazhoranca ska guxim te beje gje.

          Reply to this comment
          • llukullukubabashta October 11, 18:09

            burre i nerum, me emer deti dhe mbiemer kosi

          • hava gu October 11, 18:10

            i VDEKURI, QENKA GJALLE DHE TREGON MUSKUJT.SHQIPERIA ESHTE KATASTROFE,PA DREJTESI……..

          • maci October 11, 18:12

            QËLLOHET ME GRUSHT E KËRCËNOHET NGA JETA KRYEPROKURORI I APELIT DHE TË GJITHË HESHTIN.

            SHTYHET NJË DEPUTET DHE OPOZITA LË PARLAMENTIN, FLASIN PESE AMBASADORE; SHKRUAJNE 20 GAZETA, PËLLASIN 100 OPINIONISTE!!!!!!!

            MIRËSERDHËT NË REPUBLIKËN E BANANEVE TË SHQIPËRISË.

          • arben October 11, 18:12

            SKENARI FULLANI, NE RAST SE LLALLA JEP DOREHEQJEN ME DESHIRE, NUK E NGACMON NJERI, NDRYSHE E LENE NJA DY MUAJ DHE E ARRESTOJNE QE TE LESHOJ VENDIN.

            KY HAJDARI MUND TE KETE PERGATITJEN E DUHUR PER TE ARRITUR DERI TEK ROJE OBJEKTI, PER VENDIN E PROKURORIT, MENDOJENI VETE SE CFARE SAKRIFICE ESHTE I GATSHEM TE KRYEJE.

          • i drejti October 11, 18:12

            Ketij Hajdarit nuk i besohet se genjen duke marre fryme. Po e gjeti nje pretekst qe te mbroje veten me gjithe pislliqet qe ka bere. Llalla jo vetem ta heqesh po ta arrestosh kete moster. edhe nqs i ke ra ne grusht hallal se ky e meriton.

          • santana October 11, 18:13

            Mire ketij Hajkarit qe i eshte thyer pasqyra, po ju ku i keni syte ore burra!Kjo fytyre mostre te heq litarin hahahahahahahahahahah!

          • ... October 11, 18:09

            epo mos e kap prej veshi kete fshatarin e ta flakesh ne rruge

            E shikoni kush na drejton organin akuzes?

            Edhe ceshte me e bukur, ne krahasim me te tjeret ky na eshte dukur si me i sakti

            E shikoni njerez cfare nivelesh e kane drejtuar kete vend

            A ropt e shpais

          • dajti October 11, 18:11

            Turp per keta alabake, qe grushtohen ne mes te salles si te jene ordinere ne bathore.

  2. SADIKU October 4, 12:20

    Keshtu e `zgjedh shqiptari mosmarrveshjen dhe sharjet me tjetrin,prandaj e kemi gjakmarrjen aq te perhapur ne Shqiperi.. KUR ZIHEN DHE RRIHEN DEPUTETET DHE ME KEQ PROKURORI I PERGJITHESHEM VAJ MEDET KUSH DO TE JAPE DREJTESI DHE PAQE PER KETE SHOQERI.

    Reply to this comment
    • sabah October 11, 18:10

      A mund të bisedojmë ndonjëherë me zë të ulët, pa zhurmë, pa grushte e kërcënime me jetë? Nëse arrijmë që një ditë të sillemi si duhet, kjo do të jetë dita më e lumtur e jetës sonë. PO, jam i bindur se do ta arrijmë, në qoftë se në krye të vendit e të partive zgjedhim njerëz, jo dallkaukë. Të urojmë mos të jetë e largët ajo ditë.

      Reply to this comment
  3. dajti October 4, 13:33

    yt …palo burecer ……legena….mjere famila qe ju ka ……siko si beheni kur ju prishen interesat ……po me ato zockat ne shtepi si beni …kur sduan tua varin ………..

    Reply to this comment
  4. Aedinise October 4, 17:58

    Pula beri vezen apo Veza pulen????
    Shkrijeni me mire Prokurorine dhe:
    K/prokuror Nard Noku
    Asistenta te tij Gzim Parisi dhe Gzim Kulufi.
    Biletat e hyrjes i pret i modhi i skenes Shqiptare LEK PLEPI.
    Kaq dhe SHQIPERIA do eci si jo me mire.

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi October 5, 00:04

    Këta janë mësuar vetëm të akuzojnë dhe jo të akuzohen? Duhen ndërruar portat? Tung!

    Reply to this comment
    • Ben October 11, 17:59

      Qenka vertet nje leter Top Sekret !

      Reply to this comment
      • atdhetari October 11, 18:06

        Kjo eshte fytyra e mafiozes , intrigantes ,prapaskenistes Ilda Hametlli ,roli me i mire qe ajo di te beje,Njerzit e pafajshem i kane thene do te ta nxjere fytyren koha,Per mafiozlleqet e tua karshi shokve dhe popullit zoti do te te jap ate qe te takon,panvarsish suportit qe ke nepermjet spiunlleqeve te tua.Je nje hien e vertet

        Reply to this comment
  6. emi October 5, 07:46

    Jand ngaterruar dy lloj malokesh qe jane njeri malok veriu dhe tjetri malok gramshi,te gjithe te zezat e ketij vendi nga malokeria vijne,se nje njeri me edukate qytetare,i lindur brz pas brezi qytetar,nuk ben kurre keto lloj sherresh llojra te tjera konflikti.viva malokeria qe saliu ja u beri peshqesh qyteteve.

    Reply to this comment
  7. Anonimi October 11, 14:24

    Pune cubash , gjelle qensh , cdo gje qe bejne e bejne ne emer te demokraqis , ne emer te luftes kunder krimit dhe kriminelleve , me gjithe se hane e pine gjithe dite me ta , per sherbimet qe u bejne , shperblehen ne shuma te majme , ne funde te viti i deklarojkne si dhurata , keto qe shkruaj i shkruaj per ju , por ju mos ja thoni presidentit se na zemerohet , pastaj presidenti i jone nuk eshte kunder dhuratave , eshte hapur fjala sikur ka thene qe , gjella me krip dhe kripa me karare , … thone se peshku qelbet nga koka , por une nuk e besoje se si me ka thene nje miku i im , ne shqiperi keta te gjykates dhe prokurorise nuk e lene peshkun te qelbet apo te pasterizohet , se e pjekin ne tave balte , … thone se preferojne me teper krapin e Liqenit te Shkodres …

    Reply to this comment
  8. adri October 11, 19:23

    adriatik llalla eshte nje i paafte qe e ka mbushur prokurorine me sojin dhe sorollopin e shoket e vet. pasoje e punes se tij te dobet eshte dhe rritja e kriminalitetit dhe shfrenimi i korrupsionit ne rradhet e gjyqesorit.
    Shkarkimi i adriatik llalles eshte shume i vonuar. mazhoranca gjigante socialiste dhe e LSI se duhet te mos e lene intitucioinet e shtetit ne duart e berishes qe e ka marre ne qafe Shqiperine po ti nderroje sa me shpejt te gjithe kreret e institucioneve, duke filluar nga Presidenti, prokurorin e pergjitheshem, kryetarin e SHISH, Neritan Ceken,Keshillin e larte te drejtesise e me rradhe. Populli Shqipetar ka votuar me 23 Qershor 2013 kunder berishes dhe njerezve te tij qe e bene shqiperine rrumuje. Ndaj dhe vullneti i popullit duhet te cohet deri ne fund.

    Reply to this comment
  9. fienze October 11, 22:49

    plasen grushta me prokuroret dhe kete e ka organizuar “EDI RAMA”.zgjohu lulzim basha dhe akuzoje EDIN .
    tani i bie qe mbyllet ceshtja e zenkave te deputeteve se nuk mund te akuzojne nje prokori per njejten a akuze dy grupe.kesaj i thone vari lesht,,,,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
  10. cdo behet October 12, 18:54

    ” Ne kete cmendine ndodhin vetem cmenduri ” Po me te vertete cmenduri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*