Shullazi / Prokuroria: Prova për 15 krime. Avokati: Vetëm dëshmia e një të moshuari

April 19, 2016 09:31

Shullazi / Prokuroria: Prova për 15 krime. Avokati: Vetëm dëshmia e një të moshuari

E përditësuar – Prokuroria ka njoftuar se Emiljano Shullazi dhe personat e arrestuar së bashku me të, dyshohet se kanë kryer 6 vepra penale në më shumë se 15 raste të përsëritura.

Kanali ABC News ka publikuar një kopje të kërkesës së prokurorisë, të dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku kërkohet që Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Sipas dosjes, thuhet se Shullazi i ka vendosur gjobë dhe ka përfituar shuma të mëdha parash nga biznesmenë të njohur në vend.

Në mesin e personave që kanë paguar gjobë si pasojë e kërcënimeve, është një koncesionar dhe pronar i kompanisë së madhe të hidrokarbureve në Shqipëri, përfaqësuesi i një kompanie të njohur kafeje dhe pronar i disa lokaleve në Durrës, si dhe një shtetas, i dënuar nga po kjo gjykatë në vitin 2007 për trafik droge tashmë pronar i disa qendrave tregtare.

Por burimet thonë se asnjëri prej tyre nuk e ka kallëzuar direkt të dyshuarin Emiljano Shullazi për gjobëvënie.

Gjithashtu në dosje thuhet se Shullazi me anë të dhunës dhe kërcënimeve ka përfituar një sipërfaqe të madhe tokë dhe ndërtesën brenda saj, e njohur ndryshe si ish-hotel Vollga në Durrës. Po me anë të kërcënimeve, prokurorët dyshojne se Shullazi po tentonte të privatizonte objektin e quajtur “Parku Sportiv” në Durrës.

Me të njëjtat metoda dhune dhe kërcënimi, prokuroria pretendon se Shullazi ka tentuar të marrë një sipërfaqe prej 1200 m2 parking në kryeqytet, pronarëve të së cilës në formë kërcënimi u ka vendosur edhe eksploziv.

Prokuroria në dosje ka renditur edhe akuzën për kanosje dhe kërcënim ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni.

Përveç këtyre akuzave, grupi hetimor ka ngritur dyshime se Emiljano Shullazi në bashkëpunim me persona të tjerë, shtetas shqiptar dhe të huaj kanë organizuar trafikim të lëndëve narkotike.

Prokuroria kërkoi nga gjykata që tre të dyshuarit Shullazi, i afërmi i tij dhe shoku i vet Gilmando Dani të mbesin në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” – raporton ABC News.

Vetë Shullazi drejtpërdrejt dhe nëpërmjet avokatit të tij nuk i pranon akuzat. Ai i ka deklaruar prokurorit gjatë marrjes në pyetje që akuzat do bien shumë shpejt.

Avokati i tij thotë se Prokuroria ka si provë të vetme dëshminë e babait të moshuar të një biznesmeni që pretendon se i është vdneosur eksploziv në garazh.

PD e akuzon Shullazin për lidhje me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Ambasadori Donald Lu ka kërkuar njëherazi me PD-në, ndalimin e tij.

Shullazi është kthyer në një emër të njohur për drejtësinë shqiptare. Disa herë, ai është shoqëruar e ndaluar për armëmbajtje pa leje, por ai njihet si personazh i fushatave elektorale si në favor të PD ashtu edhe në favor të PS.

Masa e sigurisë për tre të arrestuarit duhej të jepej sot, por u shty për shkak të “përplasjes” mes kësaj seance dhe seancës ndaj imamëve të akuzuar për xhihadizëm.

Prokurorja që përfaqëson shtetin në të dy çështjet është e njëjta.

Dita

 

April 19, 2016 09:31
Komento

19 Komente

  1. . April 17, 23:25

    Shullazi eshte mik i Saliut eme pas mik i Sajmir Tahirit
    Me sakte, ka kercenuar votues dhe ka vjedhur vota per te dy
    Ajo qe ka ndodhur eshte qe Sajmirit ia punuan bukur Saliu dhe Luja si perhere bashke ne prapaskene dhe here here ne skene.
    Saliu postoi komentin per kercenim ndaj kandidatit per rektor.
    Luja mori ne telefon Sajmirin “i revoltuar” dhe i kerkoi ndalimin e Shullaz banditit.
    Sajmiri mori ne telefon Shullazin dhe i tha, shko disa ore ne polici se nuk me le rehat ky amerikani.
    Shullazi hipi vete en makinen e policise dhe u tha policeve: E dija qe do vinit
    Pasi shkoi ne polici per tu “sqaruar per rektorin”, Luja telefonon drejtorin e policise dhe i kerkon te takohet urgjent em prokurorin Llalla.
    Llalla dhe Haki Cako u takuan ne mesnate nderkohe qe Shullazi ishte brenda me mendjen qe kjo puna e rektorit do merrte fund n mengjes.
    Tiku i dorezoi Kiut dosjen me pergjime dhe prova per pengmarrje dhe gjobevenie.
    Luja ritelefonoi Kiun dhe i kerkoi zbatimin e ligjit per provat e reja.
    E gjitha ndodhi ndersa Sajmiri ishte ne avion dhe telefoni i tij ishte i fikur.
    Kur zbriten ne Albani, Sajmiri dhe te tjeret e kishin ngrene tashme.
    Shullazi ne qeli duhet te jete terbuar paq, nga loja, por te shohim nese mendon se ia futi Sajmiri apo do jete aq i zgjuar sa te kuptoj qe ia futi Sala me Lun, qe nepermjet tij te ndezin furtunen e re kunder Rilindjes se kalamajve naive.
    Dita tregohet e zgjuar qe nuk bie ne gracken e ulerimave per “kriminelin Shullazi” qe eshte nje nga dhjetra kriminelet e PS-PD, por duhet te tregohet e sinqerte me lexuesit dhe ti flase hapur cfare po ndodh.
    Jam i sigurte qe e dini shume mire skenarin qe pershkrova me siper

    Reply to this comment
  2. kokpalari 21 janarit April 17, 23:26

    interesant qe Luja eshte vazhdimisht ne sinkron me levizjet politike te PD-se

    Reply to this comment
  3. gani USA April 17, 23:28

    Shullazi, zhurme e Saliut per te mos lene Edvinin dhe Sajen te festoje suksesin e takimeve ne SHBA
    Vizita e ketyre ne SHBA shperblim mjeran per strehimin ne territor shqiptar te 3 mije terroristeve muxhahedine
    Saliu qe ben gam gam per shume me pak se kaq, do shiste gjysmen e Shqiperise
    Ptu race e ndyre politike dhe inferiore nga i pari tek i fundit

    Reply to this comment
    • Arben April 18, 19:54

      CA PO FLET?

      KU RRON TI?

      SHULLAZI DHE SHULLAZRAT DUHET RRJEPUR PER SE GJALLI, BASHKE ME RAMEN E TAHIRIN QE I PERDORIN PER VOTA.

      Reply to this comment
  4. . April 17, 23:29

    Shullazi, duhej te ishte prapa hekurave, shume e shume kohe me pare ne burg.
    Opozita e sotme, dikur ne POZITE, e ka perdorur Shullazin, si ka dashur, per te fituar zgjedhjet.
    Meqenese Shullazi, nuk po u bindej me urdherave te kapove te PD, atehere filloi goditja e tije nga Saliu dhe PD-ja,nduke e akuzuar per lidhje me Ps dhe Saimir Tahirin ne vecanti.
    Megjithate, policia e Tahirit, e ka arrestuar,mpor Prokuroria e Llalles, e ka nxjerre tre here nga burgu.
    Keto jane lojra politike te ndyra nga Sali Berisha, mbasi po e shikon dhe e ndjen per dite qe po i vjen fundi.
    Po i vjen nje fund i turpshem.
    Turp te kete.

    Reply to this comment
  5. ej April 17, 23:32

    pse nuk punuan kamerat e trupit te policeve kte here?
    apo i keni vetem per te nxjere hallexhinjte

    Reply to this comment
  6. . April 17, 23:33

    I nderuar doktor Berisha.

    Unë që po ju shkruaj, jam Emiljano Shullazi, kështu që nuk është nevoja të prezantohem pasi ma ke përmendur emrin qindra herë dhe më njef shumë mirë.

    Me fol burrash, më vjen keq, pasi bashkë as jemi takuar e as ia kemi prerë rrugën njeri-tjetrit. Dhe me fol tamam tamam, ata zarat e tu m’i kanë ca borxhe, por unë për respekt për ty, kam bërë sikur i kam harruar. Mos më detyro të shkoj e t’ia u nxjerr nga hundët.

    Megjithatë, duhet të sqarojmë disa gjëra bashkë, se ke filluar e m’i hedh mua gjithë pislliqet që ndodhin në Tiranë. Kështu ishte edhe kjo puna e kërcënimit të këtij profesorit që konkuron për rektor. Ti ke thënë se këtë Mynyrin e paskam kërcënuar unë për llogari të Partisë Socialiste. Tani doktor më vjen keq për këtë mungesë respekti që ke për mua. Ta merr mendja ty, se do ul nivelin tim dhe do shkoj të kërcënoj për llogari të ca zarave të Mjaftit që duan me emëru njonën si rektore? Po mos o doktor. Më thuj ç’a të duash, vrasës, kriminel, gjobaxhi, po jo zar. Se meqë po folim për gjoba, ti duhet me rregullu konceptet. Ose me fol tamam, ruaj standartet barabar. Unë qekam gjobaxhi, ndërsa Dhori Kule që merrte rrogë në 11 borde qenka burrë i ndershëm! Unë qenkam gjobaxhi, ndërsa këta legenat që janë ministra dhe ruajnë tenderat, apo ata qurrsat që ke pas ti, qenkan burra të mirë? Unë e kam me djersën e ballit lekun, or mik, nuk jam tu bo as kontrabantë, as fallsifikime.

    Tani t’i kthehem atij muhabetit të fillimit. Kur mora vesh që do të shpallej konkursi për rektor, thashë edhe unë me vete “pse nuk po e hudh edhe unë”? Kështu edhe pastroj biografinë, edhe filloj jetën nga e para. Se që ta dish ti doktor edhe unë i kam nja dy vjet inxhinjeri, dhe kanë më shumë vlerë se diplomat e “Kristalit” apo diploma e kësaj që paska mbaru gjuhë të huja. E me i heq kësaj gjuhët e huja, sa klasë shkollë i mbesin? 8 klasë i mbesin doktor. Meqë ra fjala, unë di tre gjuhë të huaja. Ç’a nuk të bo halli.

    Kështu pra doktor, meqë kjo gruja konkuronte nga krahu i PS-së se e përkrahte Mjafti dhe ai burri i binte që ishte i PD-së se e përkrahte Kulja, i thashë vetes të konkuroj si i LSI-së. Ia kërkova LSI-se që të konkuroja për llogari të tyre, po ata më kërkuan lek. Ke pa ti kështu? E ndava trurin dhe thashë që po konkuroj si i qendrës. Prandaj thash ta takoj një herë këtë burrin, të diskutonim për platformat dhe të bënim paktin që mos t’i vidhnim votat njeri-tjetrit. Po ke pa ti, që sa iu afrova ai u lag në pantallona. Masandej paska ardhur tek ty dhe qenka ankuar! O doktor, mblidhe mendjen or burrë. Po të doja ti bëja presion, ia kisha marrë fëmijët peng dhe ja mbaja deri sa ai ti fallsifkonte votat me dorën e vet dhe të nxirte humbës veten. Nuk jam diletant unë.

    Tashti që ta mbyll letrën, nuk të kam ra ndonjiherë në qafë, kështu që as ti mos më bjer. Unë do të konkuroj për rektor, sapo të dal nga paraburgimi. Me kaq e quaj llogarinë që kemi bashkë të mbyllur. Po pate nevojë, e di ti si të më gjesh.
    Emiljano

    Reply to this comment
  7. predator April 17, 23:34

    E ka mire Saliu
    Saje qorrit i kane cofur morrat

    Reply to this comment
  8. baram April 17, 23:39

    per ke bien keto daullle

    Reply to this comment
  9. durrsak April 17, 23:40

    u zbulua enigma e hotel vollges me ne fund!

    Reply to this comment
  10. vax13 April 17, 23:42

    Po ky Mynyr Koni pse fshihet vrimave? Pse nuk ka dalë publikisht për të mbrojtur vetveten?
    Ky dhits do mbroje universitetin dhe studentet si rektor?

    Reply to this comment
  11. ushtaraku April 18, 09:25

    Shullazi u arrestua nga puna e Prokurorise 3 muaj pergjim. Policia nuk e ka ditur kete. Se ndryshe Shullazi do kish avulluar si Ben Frroku. Sajme Qorrit i doli jashte prapanica tani.Pa shtetin perkrah nuk do kishte Shullaz.

    Reply to this comment
    • Tarrasi . April 18, 15:40

      Prokuroria kishte 3 vjet kohe a me shume per ta arrestuar dhe per ta denuar …

      Doli si per te fshire suksin qe kishte qeveria Rama me USA dhe reformen ne drejtesi.

      Shullazin duhet ta denojne me burgim te perjetshem por 8 vjet ne qeveri PD-ja ishte shume e zene duke e perdor dhe nuk kishte kohe ta kapte dhe denonte.

      Edi Rama dhe qorri i policise tregooni veten dhe ruajeni dhe denojeni te gjithe grupin e shullazerve derisa te mbesi si qen i vetem rruges.

      Ne mos ti Edi Rama dhe Saje qorri shkoni dhe hani mederin e Saliut se ju ben mire.

      Reply to this comment
  12. iliri April 18, 17:09

    mbajeni saje qorrin, se nje dite do jua lere shullazet tju vine te shpia e tju marrin gocat me zor..mbajeni se e kujtoni saje qorrin si kadri hazbiun dhe ate te gjatin si enverin

    Reply to this comment
  13. ilir April 19, 06:35

    Une jam Ilir Dani nje koment per ata komentuesit qe hiqen si te zgjuar ose jan llapaqen,ksaj muhabetit thon hani hani mut dhe ngopuni,po nuk merr vesh ky popull qei thon i fjal ujku ujku,cakalli ben kerdin.

    Reply to this comment
  14. Ilir April 19, 06:39

    pse nuk postohet komenti kjo eshte liria e fjales

    Reply to this comment
  15. Arben April 20, 06:59

    KY U ARRESTUA ME URDHER TE AMBASADES USA.

    ESHTE KJO EDHE ARSYEJA PERSE JU REFUZUA VIZA PER AMERIKE PROKURORIT TE DURRESIT.

    SHTETASIT AMERIKAN I MBRON AMBASADA USA,

    SHTETASIT SHQIPETAR, I MBROJNE EDI RAMA DHE SALI BISHA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*