Prokuroria nis hetim të plotë për ARMO, në verifikim çdo kalim pronësie

December 10, 2018 15:50

Prokuroria nis hetim të plotë për ARMO, në verifikim çdo kalim pronësie

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim të plotë për kompaninë ARMO, që nga procesi i privatizimit e deri tek zhvillimet që kanë pasuar kalimin e pronësisë nga njëra firmë tek tjera.

Sipas një shkrese që disponon Top Channel, prokurori i çështjes, Edvin Kondili ka kërkuar kqyrjen e të gjithë praktikës së privatizimit të 85% të aksioneve të ARMO-s nga kompania “Taçi Oil”, përmes dy shoqërive “Anika Mercuria Refineri” dhe “Amra Oil”.

Shitja e ARMO-s u bë në vitin 2008 kundrejt një vlere prej 125 milionë eurosh dhe kontrata u miratua nga qeveria Berisha dhe më pas në Parlament.

Ndërkohë, 15% e aksioneve vazhdojnë të jenë në pronësi të shtetit.

Hetimi do të kalojë në sitë ish-zyrtarë dhe kompani private. Përfshirja e prokurorisë për Krimet e Rënda është bërë pasi veprat penale që po hetohen përfshijnë korrupsionin aktiv dhe pasiv për funksionarët e lartë shtetërorë.

Që pas privatizimit, ARMO ka ndërruar disa herë pronarë duke grumbulluar gati 600 milionë dollarë borxhe ndaj shtetit dhe privatëve të tjerë. Aktualisht, shoqëria ka si aksioner kryesor një bankë shqiptare e cila e administron ARMO-n përmes një zinxhiri kompanish, ndërkohë që aktiviteti është dhënë me qira.

Vetëm nga dy qiradhëniet e fundit janë grumbullar borxhe që llogariten në mbi 40 milionë dollarë amerikanë.

o.j/dita

December 10, 2018 15:50
Komento

4 Komente

  1. Perkthyesi December 10, 17:14

    Hapni hetim gjithashtu dhe per ish kryetaret e komunave, te cilet e kane bere corap problemin e pronave! A ka gje me skandaloze se te kalojne gati 30 vjet, dhe pronaret te mos kene ende ne dore dokumentin e tokes? E cuditeshme, por asnje parti e viteve “te demokracise”, nuk e ka trajtuar me vemendjen dhe seriozitetin e duhur kete ceshtje shume te mprehte. Kaq e veshtire eshte te mos u vihet detyre kryetareve te njesive administrative, madje dhe afat per te paisur me dokumente te gjithe familjet e zones qe mbulojne keto njesi? Mendoj, qe ketu duhen ngritur njerezit ne proteste, derisa qeveria te hape syte dhe veshet, pasi, deri me tani, vazhdon ti kete ende te mbyllur…..

    Reply to this comment
  2. tom December 10, 18:49

    hajduteri qe ske pleqeri

    Reply to this comment
  3. info analitike December 10, 21:13

    Hetoni edhe Beson e Tajvanit se do te zbuloni qyfyre me te medha nga keto te Unazes. Jepini shoke se nuk keni pare gje akoma.

    Reply to this comment
  4. Saimir December 11, 08:28

    E ka gri leshelia ma keq se tenja. Skan lan gja ne kam me AKBN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim