Prokuroria nis hetimet për lejet e ndërtimit të dhëna nga Lulzim Basha

August 11, 2015 11:22

Prokuroria nis hetimet për lejet e ndërtimit të dhëna nga Lulzim Basha

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin për lejet e ndërtimit të dhëna nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Organi i akuzës ka nisur verifikimin e të gjithë dokumentacioneve për lejet e dhëna nga Basha gjatë periudhës qershor 2013 – korrik 2014, shkruan “Tema”.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se në Bashkinë e Tiranës kanë depozituar kërkesën për hetimin e lejeve të ndërtimit. Të njëjtat burime saktësojnë se ish kryetari i Bashkisë së Tiranës po hetohet për kryerje të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit gjatë hartimit dhe miratimit të Planeve të Detajuara Vendore (PDV).

Gjithashtu, ai po hetohet për dhënie të lejeve të ndërtimit, me pasojë cenimin e interesave të ligjshme pasurore të qytetarëve të prekur nga planet e detajuara dhe interesit publik për zhvillimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të territorit. Hetimet janë fokusuar në vërtetimin e pretendimit të kallëzuesve se në kundërshtim me funksionin e PDV, dokumentet e miratuara nga Bashkia e Tiranës lejojnë ndërtime brenda pronave të përzgjedhje, dhe jo brenda gjithë zonës në studim.

Mësohet se kjo shkelje i ka atribuuar pronarëve të caktuar të drejtat e zhvillimit që plani i përgjithshëm vendor i njeh gjithë zonës në studim, në kurriz të të drejtave të pronave fqinjë apo të subjekteve të tjerë, të cilët nuk do të kenë mundësinë e zhvillimit të pronave të tyre. Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për mbledhjen e informacionit që do të provojë kryerjen e veprës penale nga Lulzim Basha të “shpërdorimit të detyrës’”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë qëllim, burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ka nisur grumbullimi i të gjithë materialeve dhe praktikave të lejeve të ndërtimit. Të njëjtat burime saktësojnë se më datë 31.07.2015 i është dërguar një kërkesë Bashkisë së Tiranës për të marrë të gjithë dokumentacionin përkatës. Në kërkesën e saj Prokuroria thekson është duke verifikuar shkeljet për mosrespektimin e procedurave për miratimin e Planeve të Detajuara Vendore në 129 raste.

Më tej, organi akuzës shpjegon se hetimet po kryhen për mosrespektim të kërkesave ligjore për dhënien e lejeve të ndërtimit, mosushtrim i kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, apo mosrespektim i ligjeve dhe Planit të Përgjithshëm Vendor nga projektuesit përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore. Burimet theksojnë se hetimet përqendrohen në faktin se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është gjithashtu personalisht përgjegjës për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim flagrant të ligjit dhe Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë.

Nga verifikimet e para rezulton se 47.2% e lejeve të ndërtimit të miratuara nga Lulzim Basha rezultojnë në shkelje të numrit maksimal të kateteve të lejuara nga Plani i Përgjithshëm Vendor, ka shkelje të distancave etj,. Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se për periudhën qershor 2013 deri gjatë kohës së kallëzimit, janë kontrolluar nga institucionet përkatëse 35 leje zhvillimore, nga të cilat mësohet se 15 nga lejet zhvillimore të ndërtimit rezultojnë me shkelje të numrit të kateve të përcaktuar më parë nga rregullorja e Planit të Përgjithshëm Vendor.

Duke iu referuar raportit të marrë në dorëzim nga prokuroria për konstatimin e kontrolleve të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Lulzim Basha, rezultojnë se 10 leje zhvillimore janë në tejkalim me 1 kat, 3 leje zhvillimore janë në tejkalim me 2 kate, 1 leje zhvillimore është me tejkalim 3 kate dhe 1 leje zhvillimore është në takim me 4 kate. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se mungon përcaktimi i sipërfaqes së ndërtimit mbi tokë.

Gjithashtu mësohet se formati i zbardhjes së lejeve zhvillimore rezulton u mangët në informacion që duhet të përmbajë si dokumenti primar zyrtar për lejen e zhvillimit. Janë të paktën 10 shkelje të natyrave të ndryshmeve që janë gjetur në procedurën e lejeve të ndërtimit, ku mungojnë që nga publikimi i formularit të lejeve zhvillimore ku janë specifikuar treguesit e zhvillimit deri tek mungesa e Planit të Detajuar Vendor në 13% të nënjësive (59 ndër 464). Krahas shkeljeve ligjore, hetimet e para kanë gjetur lidhje nepotike midis përfituesve të lejeve të ndërtimit dhe ish kryebashkiakut Lulzim Basha.

Madje, rezulton se procesi i kundraligjshëm i miratimit të planeve të Detajuara dhe lejeve të ndërtimit përkatëse është kryer, në të paktën 2 raste, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit nga ana e kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, përmes favorizimit të z. Xhuvi Sharxhi, pronar i ish­kompleksit “Jon”në Vlorë dhe i njohur si ortak në shoqëri tregtare i vjehrrit të tij.

August 11, 2015 11:22
Komento

7 Komente

  1. Hena August 11, 11:29

    E mire. Tani u bindem qe prokurori e prokuroria, bejne gjithcka qe kerkon kryeministri. Qe nga Fullani history e me radhe. Vetem Ilir Meta, Berisha e ca te tjere nuk do te rrezikohen nga Prokuroria. Kjo eshte marreveshja.

    Reply to this comment
  2. Albi August 11, 11:55

    Po keta prokuroret i hengren mune Gjikes ne Vlore edhe do i tregojne vendin Lulit ne Tirane . Ikni ore karagjoze se prandaj nuk behet ky vend sepse banditet e te gjitha koheve dhe ngjyrave nuk ndehkohen per ate qe bejne diten per diell .Behuni serioze dhe hetoni si duhet , gjykoni si duhet dhe mbani pergjegjesite kur i promovoni ne politike ,kur i mbeshtesni e kur u dilni krah .Keto jane si ato historite e xhaxhit qe sa here deshtonte nxirrte nga nje grup armiqesor.

    Reply to this comment
  3. info-analitike August 11, 12:10

    “Mësohet se kjo shkelje i ka atribuar pronarëve të caktuar të drejtat e zhvillimit që plani i përgjithshëm vendor i njeh gjithë zonës në studim, në kurriz të të drejtave të pronave fqinjë apo të subjekteve të tjerë, të cilët nuk do të kenë mundësinë e zhvillimit të pronave të tyre”

    Po te jete keshtu Rama duhej te ishte kalbur ne burg me baterdine qe beri me lejete e ndertimit duke favorizuar klanet prane tij ne dem te pronareve. Nje shembull e keni tek ai perbindeshi prane Gjykates se Larte apo tek Sky Tower.

    Reply to this comment
  4. 23 August 11, 12:22

    Ja dhe nje lajm tjeter qe ngjason me shashkat e meparshme!
    Pergezime Prokuror te vendit tim fat keq, tani mezi po presim qe ju ne fund te hetiimeve te na tregoni se si do shfryhet edhe kjo ffluske sapuni dhe pse kemi dy dekada qe shikojme cdo dite flluska sapunash prej jush te nderuar prokuror djhe prej kolegeve tuaj gjyqtar!
    E kam te qarte sakrificen tuaj aq te madhe qe keni bere dhe vazhdoni te beni, uroj per ju, qe shperblimi te jete sa me i majme dhe po ashtu arsyet e mbylljes edhe te kesaj dosjeje te jene po aq banale sic kane qene edhe te tjerat ne vitet qe kemi lene pas!
    Suksese 😉

    Reply to this comment
  5. john August 11, 12:59

    vetem llafe ;;BASHA BERISHA RAMMA META JANE 4 SHOKE QE VJEDHIN POPULLIN… DHE BEJNE KOMEDI ..SIKUR … GJUKATA E LA JASHT GJIKEN MZIUN DHE SHUME TE TJERE DHE TANI TALLEN ME POPULLIN … GJUKATA FUT NE BURG NJE TE VARFER KUR NUK I PAGUAN DRITAT ..POR BASHE QE E BERI TIRANEN PALLATE DHE VODHI MILIONA .. NUK E FUT NE BURG SE ESHTE MIKU I BERISHES I METES ….

    Reply to this comment
  6. perkthyesi August 11, 13:22

    O Lul Basha, mos u tremb o burre, se ne Shqiperi jeton, e jo ne Gjermani qe te kapin per leckash e te rrasin brenda! Keta deklarata behen sa per konsum publik, qe medemek te na mbushin mendjen se po punojme! Rri i qete miku im, dhe gezoi ato qe ke vjedhur!

    Reply to this comment
  7. Kopaçe August 11, 15:27

    Lulezime Basha eshte “kontigjnet” i mire per te burgosurit. U eshte bere syri bakerr te shkreteve.. te mbyllur brenda 4 mureve.. do beni sevap per ta…Zoti do tu meshiroje.. kur te kene mes tyre buzeqeshjemn e tij.. fytyren e bardhe .. e bythkehollandezin…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*