Prokuroria nis hetimet për përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës

December 3, 2017 10:21

Prokuroria nis hetimet për përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës

 

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi përmbytjen e autostradës Tirtanë-Durrës, ku mbetën të dëmtuar dhjetra biznese dhe makina, si pasojë e vërshimit të ujit.

Sipas prokurorisë hetimet do të përqëndrohen në shkaqet e shkaktimit të përmbytjes dhe do të përfshijnë respektimin ose jo të  distancave në ndërtim dhe mënyrën sesi mirëmbahet ky aks rrugor.

Nuk përjashtohen as pistat e denoncuara publikisht mbi palmat apo hapjen e portave të liqenit të Kasharit dhe Bovillës, sipas prokurorisë.

 

December 3, 2017 10:21
Komento

5 Komente

  1. Gezim Llojdia December 3, 10:35

    I nderuar zoti Thano

    Si një ëndërr e pa ëndërruar. Janë zgjuar kështu banorët e komunës Novoselë të Vlorës, kur ndër pragje dhe dyer, kopshte, banesa, mullarë, sera, bodrume, ofiçina, bagëti stalla, ferma etj ujët kishte nën pushtetin e tij gjithçka. Vërshimi i Vjosës kishte ngjarë të ishte hileqarë. Gjithmonë lubia me ujërat e turbullta dilte dhe përmbyste nga krahu tjetër. Kësaj here i hëngri në besë. Mësyu në të kundërtën e saj, andej nga banorët nuk e prisnin.

    Dihet që lumi Vjosë me prurjet e tij të mëdha 2000 l/s është dhe mbetet një rrezik potencial kur del jashtë shtratit. Kur Vjosa është e qetë është diçka më ndryshe. Arben Duka dhe Poni kanë një këngë të mrekullueshme për lumin e Vjosës. Bukuria e këtij lumi shfaqet me tërë lakuriqësinë e saj në stinët e begata. Por në dimër Vjosa egërsohet shumë, dinake, kryeneçe dhe e papërmbajtshme.

    Erdhi një reporter i një TV lokale dhe i pyeti banorët se si e kishin përjetuar këtë katastrofë të përvitshme. I laguri dhe mbyturi nga ujët e turbullta çfarë mund të thotë në kushtet kur pabesia e ujit dhe shtrirja e pushtetit të tij natën dhe neglizhenca e shtetit i mbyt?. Përse ishte neglizhenca e shtetit? Nëse do të ishte bërë një kombino tek traseja e hekurudhës ujët do të kishin vërshuar por përmbytje s’do të kishin pasoja. Jo vetëm në Novoselë ka bërë zarare këtë dimër,por edhe tek bishti i malit në Selenicë. Ku mund Vjosa, bënë zarare. Përgjegjësia shtë tek pushteti vendor për të marrë masa, sepse është një fakt i dhimbshëm, që po përsëritet si nëpër filma. Përmbytjet janë katastrofa natyrore por për të shmangur dhe minimizuar ato duhet të ndihet dora e njeriut. Shqiptarët po vuajnë prej vitesh qeverisjet e papërgjegjshme qendrore dhe lokale neglizhenca e të cilave shpie dëm sakrifica dhe hedh në lumë miliona. Mirëpo si i thonë shqip: “fajtori doli pa lagur”; në këtë vend askush nuk merr përgjegjësi për gjithshka ndodh.

    Sapo përfundon përmbytja, ujërat tërhiqen dhe niveli i tyre bie, askush më nuk kujtohet për dëmet apo për masat që duhen marrë për të parandaluar përmbytjen e radhës. Ndaj… natën e mirë! Do të rikthehemi sërish me letra, zhurmë e bolori, ditën kur të ngjajë përmbytja e radhës.

    Reply to this comment
  2. intelektuali December 3, 10:53

    FILLO TE HETOSH MOJ PROKURORI SE MUND TE GJESH NDONJE PROVE EDHE PER GERDECIN PRANE AUTOSTRADES

    Po pse ka kush t’i besoje llogjeve idiote te hetimit te Prokurorise qe ka lene Gerdecin pa fajtor kur Saliu groposi me dhjetra njerez te pafajshem me BUMJEN e korrupsionit pushtetar?

    Po pse ka kush t’i besoje Prokurorise qe fjeti me vite mbi dosjen Habilaj dhe u kujtua vetem kur italianet matane detit ja derguan dosjet gadi si QOFTE ne tigan qe nxirrte karkacul Sajme Qorrin dhe mentorin e tij Edi Ramen?

    PO PSE ME KETE PROKURORI ENVERISTE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Qe nuk hetoi asnjehere Permbytjet e Shkodres, as te Lezhes nga makuteria e Saliut dhe Likes per te bere LEKA me thes nga uji i Fierzes dhe nuk hetoi as permbytjen makaber te gjithe Shqypnise nje vit me pare nga makuteria e Edi Rames dhe Rilindjes se tij Urbane dhe tani ka dale si Matrazovi i Stalinit me gjoks perpara per te gjetur fajtoret qe permbyten autostraden e Palmave dhe te Qendrave tregetare nga dallkauket dhe debilet qe drejtojne shtetin shqyptar si kryetare fisi ZULU ne Afrike.

    Reply to this comment
  3. Lili December 3, 12:34

    Shqiptari mendon per momentin edhe vetem per veti,jo per qendrueshmerine e per te miren e shoqerise. Ndreq aty ku nuk duhet, aty ku demton tjetrit, aty ku demton natyren, e mbas pyet o Zot pse po permbytem…. ndoshta tash do e kuptojne pse me shekulli paraardheset kane ndertuar lart e jo ne fushe…
    Tash kane shume pune per te permiresue gabimet e tyre..

    Reply to this comment
  4. Vicens December 3, 13:41

    Po te ishte ne pozite dhe e rregullt Prokuroria per te ndaluar krimet nuk do te kishte pwrmbytje ! Si kofini pas te vjelurave !

    Reply to this comment
  5. Arben December 3, 13:59

    NE FAKT, KANALET E MEDHA KULLUESE ANES

    AUTOSTRADES ISHIN DHE U ZUNE ME DHE

    PER TE MBJELLE PALMAT, QE U BLENE 2.5

    MILION EURO.

    NASHI, E PALMAT I ZURI DAMLLAJA, LALI ERI

    CELI FONDIN TJETER PREJ 2.5 MILION EURO

    PER TI BERE PALMAT PISHA. (KUPTOHET ME

    CIFTIM).

    KJO 2.5 MILIONSHJA E FUNDIT, JO SHUME LARG

    PARA 1 JAVE.

    POR, PRAPE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE

    HEROIK, DO TE HAJE BAR DHE PARTINE

    NUK E LESHON

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*