Prokuroria nis hetimet për Strazimirin dhe protestën e PD tek Liqeni

April 4, 2016 14:13

Prokuroria nis hetimet për Strazimirin dhe protestën e PD tek Liqeni

Prokuroria e Përgjithshme regjistron proçedimin penal për ngjarjet te Liqeni Artificial dhe nis hetimet në ngarkim të deputetit Gent Strazimiri edhe për ekzistencën e dyshimeve për kryerjen e veprës penale: ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

“Emri i deputetit Strazimiri është shënuar në Regjistrin e Proçedimeve Penale të Prokurorisë së Përgjithshme në bazë të akteve paraprake të dorëzuara nga ana e Policisë Gjyqësore. Ndër të tjera, në këtë material është edhe deklarimi i shtetasit P.N., i paraqitur si ish-përfaqësues i një firme prodhimi armësh në Gjermani. Sipas deklarimit të tij, kompania që përfaqësonte, i ka dhuruar disa vite më parë një sasi armësh Ministrisë së Brendshme, një prej të cilave pretendon se është në posedim të deputetit Gent Strazimiri dhe ekspozuar prej tij në ngjarjen e datës 28.03.2016, në zonën e Liqenit Artificial, Tiranë”

Ndërkohë, Prokuroria po vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen e datës 28.03.2016, ashtu edhe për ligjshmërinë e projektit të ndërtimit të këndit të lojërave në zonën e Liqenit Artificial, në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga përfaqësues të Shoqërisë Civile.

April 4, 2016 14:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*