Prokuroria refuzoi kërkesën e riekspertimit, babai i Enea Ftoit: Po fshehin të vërtetën

July 16, 2018 12:12

Prokuroria refuzoi kërkesën e riekspertimit, babai i Enea Ftoit: Po fshehin të vërtetën

Prokuroria e Korçës e ka refuzuar kërkesën e avokatit të Enea Ftoit për riekspertimin e organeve.

Riekspertimi i tyre u kërkua nga përfaqësuesit ligjorë të familjarëve, të cilët nuk e pranuan ekspertizën mjeko-ligjore, ku thuhej se Enea Ftoi kishte vdekur për shkaqe natyrore.

Pas përgjigjes së Prokurorisë kanë reaguar prindërit e të ndjerit.

Babai i Eneas ka thënë se po mundohet që të mbulohet e vërteta.

“Enea është dhunuar nga policia. Kemi video dhe foto, që provojnë dhunën e policisë. Në rrobat e Eneas  tek atletet kemi gjetur gjurmë gjaku. Kërkojmë ekspertë të huaj.  Do ta kërkojmë të vërteten deri në Gjykatën e Strasburgut”, ka thënë ai.

27-vjeçari ka vdekur më 17 maj të këtij viti në qelinë e paraburgimit në Komisariatin e Korçës, ku mbahej nën akuzën e vjedhjes me dhunë.

s.a/dita

July 16, 2018 12:12
Komento

2 Komente

  1. Arben July 16, 13:07

    kriminelat ne polici duhet te pergjigjen deri me nje,

    ndryshe vetegjyqesi.

    Reply to this comment
  2. info analitike July 16, 20:29

    Po ketij djali a do ti jape valle ze bejtexhiu me bedrinjte?
    Po kjo a nuk eshte vrasje shteti? Kush mban pergjegjesi per jeten e ketij djali? Ky eshte shteti kriminal qe deshet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*