Prokuroria sekuestron audiopërgjimin Biba-Bianku, ja kur dëshmon nënkryetari i KQZ-së

August 31, 2018 14:25

Prokuroria sekuestron audiopërgjimin Biba-Bianku, ja kur dëshmon nënkryetari i KQZ-së

Prokuroria e Tiranës sekuestron audio-përgjimin e publikuar në një media afër Partisë Demokratike ku janë të përfshirë ish-kreu u KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtari i Strasburgut Ledio Bianku. Sipas Report TV pritet që javën e ardhshme të dëshmojë ish-kreu i KQZ, aktualisht nënkryetar.

Biseda është pranuar nga vetë Biba, por thotë se përgjimi i servirur në media nuk është i plotë, ndërsa publikuesit e saj e komentuan audiopërgjimin si shantazh që Biba i bënte gjyqtarit Bianku në mënyrë që ai të ndikonte mbi Gjykatën e Strasburgut në lidhje me gjyqet e pronave të shtetasve shqiptarë.

Vetë Biba një ditë më parë tha se do t’i drejtohej Gjykatës së Strasburgut me një letër, pasi pretendon të jetë përgjuar nga persona të paautorizuar brenda kafes së Gjykatës së Strasburgut. Të gjitha dyshimet e tij shkojnë tek personi që e konsideronte mik, Ledio Bianku.

Për çështjen reagoi edhe vetë Gjykata e Strasburgut, duke thënë se biseda e përgjuar mes dy miqve në atë kohë ishte edhe kërkesa zyrtare e Shqipërisë.

Partia Demokratike dhe vetë kryeopozitari Lulzim Basha akuzuan se Biba ka vepruar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi.

Çështja e pretenduar nga Partia Demokratike, ka lidhje me dosjet e dërguara nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

PD pretendon se qeveria shqiptare kërkoi nëpërmjet ndikimit tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, që të gjitha rastet e dërguara nga Shqipëria që kishin lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave të pezulloheshin ose të shtyheshin, deri në miratimin e një ligji pasi vendimet e Strasburgut do të ndikonin tek gjykatat shqiptare duke e vendosur qeverinë shqiptare mbi barrën e dëmshpërblimit.

Por, deri më tani, në akuzat e artikuluara nga PD dhe në audio-përgjimin e publikuar, nuk ka në asnjë rast një provë të qartë që të tregojë se nënkryetari i KQZ-së, kërcënon apo shantazhon Ledi Biankun për të ndikuar tek Spelmann.

o.j/dita

August 31, 2018 14:25
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu September 1, 02:43

    Po mire ky “miku” i Denarit kaq kurve eshte, qe shkon per te pire kafe dhe incizon biseden private, kujt i sherben???? pervec Shqu-pisave, apo eshte kunati i Ndryshkut Pollo.
    Ky kari ben mire te incizoj gruan apo nuk i dalin shiritat per incizim se ajo ku shume hypesa e nuk ka kasete t’a incizoje.
    Legenat e Gjykates se Strasburgur thone se ishte kerkesase zyrtare nga Shqiperia, pra nga Qeveria (Edi), ajo ka te drejte te beje kerkese, qe te incizojne vetveten dhe kaseta “padashje” ka shkuar ne SHQUP dhe jo aty ku eshte bere kerkesa zyrtare.
    Era mut bie gjithandej, coc e dinim edhe Gjykaten e Strasburgut por qenkan te perlyer e te dhjere me keq se keta gjykatesit ne Shqiperi qe po i shkerdhen Vetting, perderi sa ka gjyqtare si kari Ledio Bianku.
    Vetting me pare duhet te behet ne Gjykaten e Strasburgut, qenkan plehra dhe ne thonim si kjo gjykate i dha vjerrit te Bashes 15 milion euro dem per ndertim pa leje brenda ne det tek Uji i Ftohte ne Vlore, me gjyqta sir kunati i Pollo Kuqit.
    Bir Selmani nenes ke te …..qi me pare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*