Prokuroria Speciale: Kishte tentativë për helmimin e ujit

July 13, 2015 08:58

Prokuroria Speciale: Kishte tentativë për helmimin e ujit

Flamuj të militantëve të “Shtetit Islamik” ISIS, disa palë uniforma e dorëza dhe helm, janë gjetur në çantën e njërës nga dy veturat e grupit të arrestuar nën dyshimin se kishin qëllim helmimin e ujit të liqenit Badoc.

Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, kurse për praninë e helmit, avokatja e njërit prej të arrestuarve e ka konfirmuar, por më pas e ka mohuar, megjithatë gazeta “Zëri” posedon audio-incizimin e deklaratës së saj.

Prokurorja Drita Hajdari të dielën ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve: Besnik Latifit, Enis Latifit, Milazim Haxhijajt, Gazmend Halitit dhe Fehmi Musës, shkruan “Zëri”.

Ani pse ata i kanë mohuar këto pretendime, nga organi i akuzës dyshohen se ata po parapërgatisnin vepra penale terroriste dhe me këtë të shkaktonin rrezik të përgjithshëm.

July 13, 2015 08:58
Komento

2 Komente

  1. Edi July 13, 09:43

    Çfarë rrace e ndyrë këta more ekstremistët islamikë, more!
    Murtajë.

    Reply to this comment
  2. dakja July 13, 13:11

    cajuani marmiten se keta jane pederaste te pa ndreqshem turq e arabe.Kjo rracxer muti jemi sidomos kosovaret myslimane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*