Prokuroria: T’u hiqet mandati deputetëve Rakipi dhe Rahovica

December 26, 2017 16:38

Prokuroria: T’u hiqet mandati deputetëve Rakipi dhe Rahovica

Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit të dy deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Prokuroria kërkon mandatin e deputetit të LSI Gledjan Rahovica dhe Aqif Rakipit të PDIU.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, “deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali”.

Kërkesa e firmosur nga Rovena Gashi, shefja e sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi i Prokurorisë ka ardhur pas kërkesës së mëparshme të KQZ për verifikimin e rasteve që këtyre deputetëve.

Ndërkaq, KQZ ka kërkuar verifikim edhe për Mhill Fufin, ish-deputet i PD, Omer Mamo, ish-deputet i PDIU, dhe kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri.

Në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme për KQZ thuhet se ish-deputeti i PD, Mhill Fufi, dhe ai i PDIU Omer Mamo, nuk rezultojnë me shkelje.

Po kështu, nuk figuron në shkelje as kryetari i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri.

December 26, 2017 16:38
Komento

2 Komente

  1. Spathiati December 27, 07:44

    PDIU-ja islamike eshte nje organizate kriminale.
    Te gjithe “deputetet” e PDIU, na dalin ordiner qe jane mare me drog, vjedhje dhe prostitucion!

    Reply to this comment
  2. perkthyesi December 27, 11:46

    Tregojne se, ne kohen e civilizimit arab, nje udheheqes i shquar irakian, porositi nje nga ndihmesit e tij, te numeronte sa budallenj kishte ne qytet…Ndihmesi, i kerkoi eprorit te tij qe do ishte me mire te numeronte te mencurit, pasi ishte me e lehte……Keshtu qendron puna dhe me keta delenxhinj politikane!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*