Prokuroria urdhëron lirimin e Hajredin Fratarit

October 26, 2014 12:55

Prokuroria urdhëron lirimin e Hajredin Fratarit

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e ndërtuesit Hajredin Fratari, të arrestuar të premten nga policia nën akuzën për ndërtim të paligjshëm.

Arrestimi i këtij shtetasi u realizua,  pasi dyshohej se ka realizuar një pallat në mënyrë të paligjshme, në zonën  e Selitës së Vjetër në Tiranë.

Me vendim të Inspektoriatit Urbanistik Qëndror të datës 20.10.2014 u kërkua pezullimi i punimeve, pasi ka përfunduar afati i lejes së ndërtimit dhe mungon oponenca teknike, ndërkohë që në këtë ndërtesë  vazhdonin ende punimet për të përfunduar. /E.K

October 26, 2014 12:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*