Prokuroria zbulon avionin e diplomatit austriak në një shtëpi në Gjadër

June 12, 2014 16:59

Prokuroria zbulon avionin e diplomatit austriak në një shtëpi në Gjadër

Prokuroria ka zbuluar avionin e diplomatit austriak në një shtëpi në Gjadër. Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultojnë parregullsi në lidhje me zhdoganimin e avionit të diplomatit austriak.

Sipas prokurorisë, avioni dy vendësh, me ngjyrë gri qëndronte prej më shumë se dy vjetësh në hangarin e një bujku nga Lezha, ndërkohë që bëhet me dije se nuk ka dokumentacionin përkatës.

Prokuroria sqaron se pronari i këtij avioni është një shtetas i huaj, i cili prej 2 vitesh nuk rinovon lejen e fluturimit.

Duke qenë se i kishte përfunduar licenca për fluturim, ky avion paguante parkimin në hangarin e bujkut.

June 12, 2014 16:59
Komento

5 Komente

  1. Genci June 12, 17:13

    Ai nuk po e perdor per fluturim. Thjesht e ka lene ne ruajtje, duke ndihmuar edhe nje fukara me qerane e tij , besoj jo te vogel. Nuk shoh shkelje ligji. Ndoshta kur te rinovoje kontraten ai do te mund te fluturoj. Nuk e di pse ngutet Prokuroria!

    Reply to this comment
  2. Pbaj June 12, 17:43

    Ç’fare ka ketu per ta hetuar prokuroria?

    Reply to this comment
  3. Dr. John June 12, 17:45

    Gomarlliku i radhes se doganave Shiqptare me ne krye Crown Agents. “Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultojnë parregullsi në lidhje me zhdoganimin e avionit të diplomatit austriak”. Kini kujdes njerez se Crown Agents po fillon te hyje neper garazhde dhe oborre private pa asnje lloj mandati per te sekuestruar mjetet. Dhe me qesharake akoma kur qeveria bertet se nuk funksionon sistemi i drejtesise. Po mandatin nga gjykata a e kishin keta prokuroret qe hyne per kontroll te garazhdi i ketij fukarait? Pse nuk e detajon gazetaria kete gje apo vari lesht popull fshatar ky i yni eshte mesu te kaperdijne cfaredo qe i serviret.

    Reply to this comment
  4. Meteh June 12, 18:40

    Eh,po ky eshte ai avioni droges qe Imam-Berisha akuzonte mazhorancen se infrastuktura ushtarake perdoret per drg,por deshtoi,turp per te.

    Reply to this comment
  5. genny June 12, 23:37

    Kjo eshte ironia e prokurorise,se nuk heton ato qe duhet dhe tallet me ato qe sduhet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*