Prokuroria zbulon lidhjen e dosjes KURUM me ish-prokurorin e Elbasanit

January 17, 2018 16:09

Prokuroria zbulon lidhjen e dosjes KURUM me ish-prokurorin e Elbasanit

 

Prokuroria e Përgjithshme ka zbuluar një detaj të rëndësishëm të konfliktit brenda Prokurorisë së Elbasanit.

Dosja “Kurum” është një nga shkaqet pse u zëvendësua prokurorja Armanda Xhaferi, nga ish-titullari i Prokurorisë Elbasan, Dritan Gina.

Detajin e zbulon vetë Prokuroria e Përgjithshme përmes një njoftimi për shtyp, ku informon ndër të tjera se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq çështjen penale Nr. 1087 të vitit 2015, në ngarkim të administratorit dhe drejtorit të blerjeve të kësaj shoqërie.

“Procedimi i mësipërm është një prej procedimeve, për të cilat u zëvendësua prokurorja Armanda Xhaferi, nga ish-titullari i Prokurorisë Elbasan, Dritan Gina”, thuhet ne njoftimin për shtyp ku njoftohet dhe dërgimi i çështjes penale në gjykatë.

Humbja e tre dosjeve

Në dhjetor 2017 prokurorja Armanda Xhaferi bëri një kallëzim në polici për Dritan Ginën, atëherë drejtues i prokurorisë së Elbasanit, duke e akuzuar për shpërdorim detyre. Ajo pretendonte se Gina kishte marrë pa dijeninë e saj tre fashikuj hetimorë që i kishte për korrupsion.

Ndërkohë Gina ditën e shkarkimit nga kryeprokurorja Marku deklaroi se humbja e dosjeve të prokurores ishte sajesë.

“Përballë asaj fushate denigruese që u bë, zgjodha heshtjen. Shfrytëzuan naivitetin, për të mos thënë injorancën e saj profesionale për të organizuar një kallëzim sajesë. Ju siguroj që të tre dosjet janë në hetim nga prokuroria e Elbasanit, madje njëra e tyre sapo është dërguar për gjykim”, deklaroi Gina kur u shkarkua.

Dosja e KURUM

Prokuroria e Elbasanit dërgoi sot në gjykatë dosjen në ngarkim në ngarkim të të pandehurve: Koray Zeytinoglu, me detyrë Administrator i shoqërisë tregtare KURUM INTERNATIONAL” SH.A dhe Yücel Aksu me detyrën e Drejtorit të Blerjeve të shoqërisë tregtare.

Administratori i KURUM, Koray Zeytinoglu, akuzohet për mashtrim dhe pastrim të produkteve të veprës kriminale.

Ndërkohë drejtori i Blerjeve të kësaj shoqërie tregtare, Yücel Aksu, akuzohet për “Mashtrim” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda.

Deklarata e Prokurorisë

“Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rezultuar e provuar se, përgjatë dy viteve 2011-2012, të pandehurit Koray ZEYTINOGLU dhe Yücel AKSU, duke vepruar përkatësisht në detyrën e Administratorit dhe Drejtorit të blerjeve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap. 

Konkretisht, nga hetimet ka rezultuar se faturat tatimore te blerjes së lëndës skrap nga shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A prej 4 (katër) shoqërive të tjera “Kurbini” sh.p.k me qendrë në Laç, “ERAD&XHT“ sh.p.k me qendër në Tiranë, “R&B 2011“, sh.p.k me qendër në Fushë-Krujë, dhe “Kavaja-CO“ shpk me qendër në Kavajë, janë të falsifikuara pasi këto shoqëri nuk kanë ushtruar asnjëherë aktivitet skrapi.

Dy të pandehurit Yücel AKSU dhe Koray ZEYTINOGLU, në cilësinë e përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, përkatësisht, kanë nënshkruar dhe më pas depozituar, të dhënat mbi këto fatura tatimore të falsifikuara, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve të falsifikuara shoqëria  “KURUM INTERNATIONAL” SH.A ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga skema e rimbursimit me TVSH-në.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky aktivitet kriminal i përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A është kryer edhe me shoqëri të tjera me qendër në Tiranë dhe në Durrës. 

January 17, 2018 16:09
Komento

6 Komente

  1. Miri January 17, 17:26

    Ju pata shkruar Z e nderuar Marku ,kontrollojeni dhe kur ka qene prok ne Durres ,keni per te gjetur te ky Gina xhevaire .Sa para ka merre ky debil nga Kurumi? ,duhet te ndeshkohet ligjerisht .
    PS:.Kontrolloni edhe dosjen ku familjaret ,kane bere kallzim penal ,kunder pronarit te truallit ne Durres LUSH Ejupi .Ndertuar nga kunati i Gines Cenim prone dhe vjedhje privateve ,(shmangje trualli te ipotekat , e kohes se diktatures privateve fqinje ,prishje ne toke shteterore te vendstrehimeve kondra ligjit Min Mbrojtjes , Vjedhje ,nga dy ane truallit shteteror .Sjhkaterim prone deri ne rezik vdekje (,banese rrezik shembje shkalla 1 ) ,per banoret ,nga kunati i Gines (Shefi ,bosi firme ndertimit ) ..Pislleqet qe ka bere ky Gina ,konkretisht per kete ceshtje ,ne menyren brutale ,dhe diletante ne ekstremitet ,kur ka qene ne Durres . Me besoni ne qofte se do beni nje kontrll ,do gjeni tulifarlloj shkeljes me shumice dhe jo nje .Adresa eshte afer stadiumit para pallateve te portit .

    Reply to this comment
  2. Qytetari durrsak January 17, 18:01

    Urime Znj. Marku, keto hetime duhet te finalizohen me arrestimin e ketij prokurpri te korruptuar, Gines. Ky ka qene nder me aktivet e bandes Llalla, qe kane shkelur ligjet sipas interesave te tyre korruptive.

    Reply to this comment
  3. info analitike January 17, 20:11

    Jemi qe jemi por per ate prokurorin qe mbylli dosjen Bankers si rezultat i presionit te shokut Lu a do te kete hetim apo ai nuk quhet? Do te bejme vetting de more de, si lum ti popull mezi na ke!

    Reply to this comment
  4. Celik Elbasani January 18, 00:52

    Urime zonja e Hekurt e DREJTSISE se re ! Fillojeni me bizneset tenderat e medha dhe aty do gjeni fijet e lidhura te krimit ku perrfshihen prokuror, politikan, ministra, gjykates ect ..
    Ky “Profesionisti” i Elbasanit ka heshtur per skemat e mashtrimit te Kompanise turke Kurum ! Ka edhe ceshtje te tjera qe lidhen me punen e dobet te tije te qellimshme !
    Se u paraqit ne media se ishte profesionit dhe vendimi i Arta Markut ishte i gabuar dhe anti ligjor !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim