Prokurorja Alma Muça kalon Vettingun

January 14, 2019 10:02

Prokurorja Alma Muça kalon Vettingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren nw Prokurorinë e Përgjithshme Alma Muça.

KPK ka konstatuar se prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme Alma Muça nuk ka probleme me deklarimin e pasurisë, nuk gjendet në situatë të konfliktit të interesit, si dhe mbart aftësi profesionale.

Prokurorja Alma Muça u pezullua në shkurt të vitit 2017 nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ndaj saj nisi hetimi për shkak të qëndrimit të dyshimtë që ka mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohej rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku mbetën të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur. Bëhet fjalë për masakrën e Coles.

Në media gjithashtu qarkulloi një lajm se prokurorja Alma Muça sëbashku me një prokuror ka favorizuar ndryshimin e akuzës dhe për këtë u bë dhe një padi për ta pasi familjarët e të pandehurit i akuzuan për korrupsion.

Në total ka patur tre denoncime për të për afera korruptive, por DSIK ka konstatuar se nuk ka fakte për akte korruptive nga ana e subjektit e kësisoj e deklaron të përshtatshme për të vazhduar detyrën.

o.j/dita

January 14, 2019 10:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*