Promovim bukurisë shqiptare nga eventi turistik “Illyria Raid”

May 20, 2016 20:15

Promovim bukurisë shqiptare nga eventi turistik “Illyria Raid”

Ka startuar edicioni i parë i eventit turistik “Illyria Raid”. Ky është një event turistiko-sportiv që siç kuptohet edhe nga emri, në tetë ditë përshkon zemrën e Ilirisë historike.  Turi përshkon pesë shtete; Greqi, Shqipëri, Mali i Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Organizohet nga Federata Shqiptare e Motoçiklizmit, Rally Albania dhe Enduro European Organization.

Mëse 130 motorë nga Europa perëndimore në startin e këtij turi. Vendi që zë më shumë pjesë është Shqipëria me gati 4 ditë në territorin e saj.

Eventi është malor dhe në rrugë të pashkelura nga turizmi masiv. Eventi filloi këtë të premte në mëngjes në Igumenicë të Greqisë veriore, për të vazhduar në Shqipëri, në Vlorë, më pas në Tiranë, Malësi e Madhe, Mali i Zi, veriu i Kosovës, krahina e Dibrës në Maqedoni dhe malet e Pindit në Greqi.

Dita e parë përshkron një prej itinerareve, i cili po promovohet nga agjencia kombëtare e bregdetit si një mundësi lidhjeje midis zonave bregdetare dhe atyre malore Borsh-Kuç-Kurvelesh-Bënçe dhe Tepelenë për të ndaluar më pas në Vlorë.

May 20, 2016 20:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*