Të gjithë fëmijët që kanë talent në një fushë të caktuar do të mund të arsimohen në atë disiplinë, pavarësisht faktit nëse mësojnë në shkollat e arsimit bazë të kryeqytetit, apo ato të rretheve. Me ndryshimet e bëra në ligjin për arsimin parauniversitar, do të bëhet e mundur hapja e klasave artistike edhe në shkollat klasike. Kështu të gjithë fëmijët do të mund të arsimohen për të zhvilluar talentin e tyre në disiplinat përkatëse.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konfirmuar hapjen klasave të arsimit të orientuar, edhe në shkollat klasike, sipas nevojave, sipas kapaciteteve që kanë, sipas burimeve njerëzore që shkollat kanë.
Ndërkohë që shkollat e orientuara, të cilat ndodhen kryesisht në kryeqytet do të marrin statusin shkolla kombëtare. Kjo nismë do të bëhet me qëllim për t’i rikthyer Liceut Artistik “Jordan Misja”, por edhe shumë shkollave të tjera, kryesisht shkollave artistike, atë shkëlqimin e dikurshëm, duke i dhënë më shumë autonomi edhe në përzgjedhjen e nxënësve, dhe të mësuesve, dhe të shumë projekteve që kanë.
Ndryshimi për të hapur klasa artistike në shkolla klasike, ka qenë gjithmonë një nevojë dhe kërkesë e paraqitur në MAS, veçanërisht nga qytetet e vogla ku nuk ka patur shkolla të tilla.
p.k\dita