Prona tek Gjiri i Lalzit, Gjyqtarja s’komenton: “Kam folur përmes vendimit”

September 27, 2016 13:15

Prona tek Gjiri i Lalzit, Gjyqtarja s’komenton: “Kam folur përmes vendimit”

“Kam folur përmes vendimit”. Ky është komenti i gjyqtares së gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi e cila i njohu të drejtën e pronës në 45 ha tokë në Gjirin e Lalzit familjes Seçuni.

E kontaktuar nga Ora News, gjyqtarja Qeleshi nuk ka pranuar të komentojë më tej as vendimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për të nisur procedurat për t’i kërkuar KLD-së shkarkimin e saj.

Ministri deklaroi dje se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit.

Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë.

Më 21 shtator u largua nga të Shqipëria administratori i kompanisë  Faadi Mitri,  i cili u dhunua nga tre persona.

September 27, 2016 13:15
Komento

3 Komente

  1. hasani September 27, 13:44

    te lumte pjeshka

    Reply to this comment
  2. RRONI September 27, 15:37

    Kjo doli shpejt po se cfare po ben Prokuror DRINI PALI ne Durres do dali shume shpejt….

    Reply to this comment
  3. demo September 27, 19:34

    po zaptuesi gjynafqari,katunari, Selcuni,nuk ka faj?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*