Pronari i ndërtesës që u shemb në Llogara: Ramën e kam kushëri, por nuk pranoi ndërhyrje

Redaksia Online July 12, 2013 10:14

Pronari i ndërtesës që u shemb në Llogara: Ramën e kam kushëri, por nuk pranoi ndërhyrje

Një prej ndërtesave  në Llogara, që u shembën dy ditë më parë, i përkiste një kushëriri të Edi Ramës. Gazeta “Shqip” shkruan sot se pronari i godinës dykatëshe pa leje, pretendon se është kushëri i Ramës, por thotë se ai nuk ka pranuar ndërhyrje për godinën.

Aksioni për shembjen e ndërtimeve të paligjshme vijoi dje në Pyllin e Sodës, ku Inspektorati Ndërtimor shembi rreth 20 ndërtime njëkatëshe me konstruksion të lehtë. Në aksionin e djeshëm ishte edhe vetë kryebashkiaku Gjika, ndërsa asistuan në ndihmë edhe forca të Policisë së Rendit.

“Dua të jap një mesazh të qartë për ndërtimet e paligjshme që u prishën. U them atyre banorëve të mos kenë asnjë iniciativë për të rindërtuar, sepse Bashkia e Vlorës është e vendosur për ta vazhduar këtë aksion deri në shtator, ndërsa pas këtij muaji kemi detyrë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të përmirësuar hapësirat publike. Ne kemi një program të qartë për punën tonë. Të hënën do të vazhdojmë me një aksion të posaçëm për lirimin nga ndërtimet në Pyllin e Sodës dhe në plazhet publike”, tha Gjika.

Redaksia Online July 12, 2013 10:14
Komento

4 Komente

  1. Dorildi July 12, 12:21

    Ska me miq e kushuri, Rama e ka thene vete se cdo gje do behet ne menyre te drejte dhe transparente

    Reply to this comment
  2. alert July 12, 13:02

    eshte himariot 24 karat bashkekomunitar me edi rama, ku eshte e keqja?

    Reply to this comment
  3. fat man July 12, 17:13

    Ky eshte Fillimi i Ri. Brovo z. Edi, Saliu ta njeh koken, por t’a marrin vesh kete 2 langaraqet qe po bejne fushate per kryetar te PD-s , duke te sharety. Z. Edi, pune te mbare e me krahe te lehta edhe njehere bravo.

    Reply to this comment
  4. Leonardo July 12, 17:56

    Një nismë e mirë në qoftëse vërtet duam të ndryshojmë duhet ta fillojmë nga vetja se po vazhduam me mentalitetin bëjë si themë UNË dhe mos bëjë si bëjë UNË do ngelim në vëndë dhe mos më keqë PËRSHËNDETJE zoti RAMA dhe mbas kësaj vërtet erdhi PRANVERA URIME

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*