Pronat, DASH zbardh kostot shqiptare në Gjykatën e Strasburgut: 50 mln dollarë

July 31, 2018 16:09

Pronat, DASH zbardh kostot shqiptare në Gjykatën e Strasburgut: 50 mln dollarë

 

Fatura e vendimeve, që Gjykata europiane e Strasburgut ka dhënë kundër Shqipërisë për çështjen e pronave ka arritur plot 50 milionë dollarë. Shifra është bërë publike për herë të parë nga Departamenti amerikan i Shtetit, në deklaratën vjetore të klimës së investimeve.

“Deri më tani, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dhënë 29 vendime në favor të pronarëve, me një kosto totale prej 50 milionë dollarësh”, thuhet në raportin e DASH.

Kthimi dhe kompensimi i pronave në Shqipëri ka filluar që në vitin 1993.

Por, sipas Departamentit të Shtetit, ky proces ka qenë i ngadaltë dhe është minuar nga korrupsioni, duke i detyruar shumë pronarë t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

Fatura nga gjyqet e pronave është cilësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si një nga dy risqet më të mëdha për financat e shtetit, bashkë me koncesionet. Kjo çështje u rikthye në vëmendjen e publikut një vit më parë, kur Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë pronarëve të pallatit të ndërtuar në Vlorë nga familjarë të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e dënuar Shqipërinë me 11 milionë euro.

Aktualisht, në Gjykatën e Strasburgut janë edhe 400 padi të tjera pezull të pronarëve kundër qeverisë shqiptare, të cilat presin për një vendim nëse do të shqyrtohen apo jo.

Dy vite më parë, qeveria miratoi një ligj të ri, i cili parashikon kompensimin e pronarëve për një afat 10-vjeçar, sipas një formule të re që është kontestuar jo pak nga pronarët. Sipas qeverisë, hyrja në fuqi e ligjit të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave ul rreziqet që mund të vinin nga vendimet e Strasburgut. Kjo, pasi edhe nëse do të ketë çështje të reja kundër Shqipërisë, vendimet për kompensimin e pronave do të bazohen në formulën e ligjit të ri./TCH

a.s/dita

July 31, 2018 16:09
Komento

8 Komente

  1. info analitike July 31, 17:09

    Shoke ligji i ri i kompensimit te pronave ka krijuar nje rritje eksponenciale te ankesave drejt Strasburgut. Hajde per hajer dhe ne koke te katnarit te Surrelit.

    Reply to this comment
    • Gimi July 31, 18:35

      Ceshtjen e pronave nuk e ka krijuar qeveria Rama. Ceshtjen e pronave e ka krijuar sistemi komunist dhe te gjitha qeverite e pas 1990s. Kompleksiteti eshte kaq i madh sa qe nuk mund te zgjidhen ceshtjet me nje shkop magjik. Duhetv te kemi parasysh qe ceshtja e pronave eshte ne duart e gjykatave dhe nuk i perket qeverise. Pastaj problemi tjeter eshte qe perse duhet qe te behet nje vleresim i tille per 50 milion dollare, qe jane nje qime bythe. Le ti kushtije vendit 50 milion dollare. Ne fund te fundit parate po shkojne drejt shqiptareve, nuk po humbasin. Jane shqiptaret qe fitojne gjygjet dhe le ti gezojne parate qe kane fituar. Taksapaguesit shqiptare do te paguajne keto shuma sic paguan edhe per te perndjekurit politik. Nuk ka asgje te keqe qe te komentohet ne menyre negative.

      Reply to this comment
    • patrioti August 1, 16:08

      INFOANALILESHI I PJERDHUR . Idiot e injorant

      Reply to this comment
  2. perkthyesi July 31, 17:25

    Populli nuk u ka asnje borxh te paguaj per ata qe nuk duan ose nuk dine te punojne! Demin ta paguajne ata qe e kane shkaktuar! C’behet keshtu ne kete vend?

    Reply to this comment
  3. Lili July 31, 18:06

    Idiotet e albanistanit mendojne se do ia ´fusin’ gjykates se strasbourgut sikur ia ka ´futur’ shtetit te tyre.
    Prona tek pronari, edhe ato qe kane grabit token le te paguajne vete.
    Shteti te demshperbleje vetem pronat qe jane perdor per vepra publike qe i sherbejne krejteve.
    Kush ka vjedh e zaptuar pronen e huaj ose ta paguaje ose ta ktheje ne qofte se nuk mundet me paguar.
    Shkurt e shqip.
    Pse te paguajne qytetaret qe kane respektuar ligjin per ato qe nuk e kane respektuar duke grabit e vjedh pronat qe nuk ishin te tyra.

    Reply to this comment
  4. e tmerreshme se cfar politikash aplikohen kunder Shqiptareve July 31, 23:08

    Me pronat,
    duke filluar nga kryeputana salih Berisha ,etj
    me radhe ,
    kann ndjekur edhe sot nen qeverrine Rama
    nji politike Antishqiptare e qellimeshme .

    Nqs do ti referoheshim cmimeve ne europe per m²
    te tokes ,
    Pronareve i takonin sot Miljona ne €uro ,
    jo lek (…..) per arste kur kane me shume se 20 ~ 30 Ha. ne afersi te bregdetit , duke mos harruar se
    Gjyshrit tane j kann bler ato toka ,me Florinje ne dore ,
    ish pushtuseve turq ,

    Pra shqiptaret humbin ne cdo shekull .shqiptaret dobesohen ekonomikishte ne shekuj e dekada ,

    si private ,si Familje se ,ne Shqiperi mbi Pronat e

    Shqiptareve vendosin te Huajt !
    Nqs dikush do thoshte jo ,s’eshte e vertete ,
    ateher perse ulen pothuaj ne cvleresim m² i tokes
    per qytetarin shqiptare ?!

    Perse bamir topja ,jozefina tapolli i moren tokat pra ju vleresua toka sipas m² cmimit Europian ?

    Pra Rama eshte bashkfajtore me ish shkerdhatat antishqiptare Berisha etj ne pushtet sa i takon cmimit
    te degraduar te pronave per shqiptaret .

    E keqja eshte se kto politikan ,flas te tipit Rama jo shkerdhata antikombetare si Berisha meta etj bastarde kriminele ,
    nuk kuptojne ate se nji shtet i forte e ben nji individ ,
    nji qytetare ose fshatare i forte .
    Kte e di fare mire Bota e huaj ,prandaj edhe e kshillon
    kte qeverri ,qe te bllokoje fuqizimin e individit e qytetarir shqiptare , Do thot dikush se ,
    cfar interesi kane te huajt ?

    kane shume ;

    1 – i bljene tokat ne Shqiperi me cmime qesharake

    dhe
    2- i mbajne shqiptaret si skllever ne bote .

    Kto te dyja ,perbejne sot nji nder ceshtjen kyce te botes se Huaj e ne vecanti ate Europiane !

    Rama s’ka byth ta kundershtoje kte gje ,sepse diktojn Te Fortet e ai kerkon hyrjen ne BE .

    Pra Pronari Shqiptare sot ,eshte ne kushtet e nji ,
    si me then skllaverie

    ose si me then me ber nji analogji me ate

    Kastelo de i Schiavi ne Sicli .

    Te cileve , i mohoej uji i pishem nga Pushteti

    dhe si ndermjetes nderhyri Mafia !!!

    Me ne , Pronaret Shqiptare aplikohet e njejta metode .

    Na bllokon pushteti dhe na “ndermjeteson” (pallon ) Strasburgu

    A duhet me then tani kjo ishte loja ?!

    Reply to this comment
  5. perkthyesi August 1, 08:33

    Komenti im ku eshte?

    Reply to this comment
  6. perkthyesi August 1, 17:07

    Faleminderit per botimin! Ju pershendes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*