Pronat e Kishës, MPJ: Greqia po ndërhyn në punët tona të brendshme

June 17, 2016 17:32

Pronat e Kishës, MPJ: Greqia po ndërhyn në punët tona të brendshme

Ministria e Punëve të Jashtme reagoi në lidhje me diskutimin në Parlamentin grek lidhur me pronat e minoritetit grek në Shqipëri. Si çdoherë, krahas pronave të minoritetit, Athina zyrtare ka nënvizuar interesin e saj të madh për pronat e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në një reagim për shtypin, zëdhënësi i MPJ-së, Glen Dervishi thekson se problemet juridike pronësore në Shqipëri janë kthyer shpesh herë nga Greqia fqinje si pretekst për të përligjur një ndërhyrje në çështjet e brendshme të shtetit shqiptar.

“Sa herë që Shteti grek mban qëndrime lidhur me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ortodoksët në territorin e Shtetit shqiptar, ndërhyn në punët e brendshme të Shtetit shqiptar.

Çështjet juridike pronësore ende të pazgjidhura të Kishës autoqefale shqiptare janë në trajtim të vazhdueshëm dhe do të shqyrtohen në bazë të ligjit dhe në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Çështja e rikthimit të pronave në Shqipëri, është një proces që prek shtetasit shqiptarë pa dallim etnie, feje apo kombësie.

Republika e Shqipërisë ka një angazhim të përhershëm për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, pjesë përbërëse e të cilave janë dhe të drejtat e pakicave. Vendi ynë është palë në Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Minoriteteve, e cila përbën dokumentin më të plotë ligjor në planin ndërkombëtar për garantimin e të gjitha të drejtave  të minoriteteve”, përfundon MPJ.

June 17, 2016 17:32
Komento

1 Koment

  1. Sadedin Çeliku June 17, 19:02

    Minoriteti grek ne Shqiperi i perbere prej 40 mij banoresh anembane vendit jane te ardhur dhe pa prona e pronare.Ata perfituan nga reforma agrare te vitit 1946.Ndersa pronat çame dhe te shqiptareve te tjere ende ata nuk i njohin dhe as i kthejne.Greket nuk mund te tallen me ne dhe as te bejne politike me dy standarte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim