Pronat “ngecin” në Kushtetuese, 5 ankesa dhe 11 çështje të pezulluara

September 4, 2018 17:29

Pronat “ngecin” në Kushtetuese, 5 ankesa dhe 11 çështje të pezulluara

 

Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetuese ka lënë pezull një nga problemet më serioze të vendit, atë të kompensimit të pronave.

Kjo vjen si shkak i pamundësisë për të shqyrtuar kërkesa pasi në detyrë ka vetëm 2 anëtarë nga 9 që parashikon ligji.

Me katër anëtarë të rrezuar në vetting dhe me tre të dorëhequr, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin për 11 çështje, nga të cilat 5 kanë të bëjnë me kërkesa për kundërshtime të vendimeve të Këshillit të Ministrave për mënyrën dhe vlerën e kompensimit të pronave.

Shoqata të ndryshme të pronarëve kanë kundërshtuar përgjysmimin e vlerës së kompensimit sipas skemës së miratuar nga qeveria me ligjin 133 të vitit 2016.

Sipas këtij ligji, vlera për qëllim kompensimi të pronës bëhet sipas hartës që ka bërë qeveria. Por, sipas pronarëve, kjo është antikushtetuese pasi nuk është bazuar në çmimin e tregut, duke mos respektuar orientimet e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

Pavarësisht pretendimeve të palëve ky ngërç me sa duket do të vazhdojë të mbetet i tillë, pasi institucioni gjyqësor që mund të zgjidhte kushtetutshmërinë e këtij ligji dhe të pretendimit të pronarëve nuk është në gjendje të marrë vendime.

 

September 4, 2018 17:29
Komento

2 Komente

  1. Adih September 4, 17:55

    Nuk eshte fai i as edhe nje gjygjtari apo as edhe nje gjykate . Por eshte fai kembe e koke i politikaneve ,djemeve te Enverit ,te ketij tranzicioni post komunist .Ah more popull i dhjere deri ne fyt dhe frikacak se bashku.,e mbi te gjitha budalla Jemi bashkefajtore . E them kete me gjithe se eshte shtuar borxhi ndaj FMN ,ku burojne keto leke per kompesim , i beni pyetje vehtes o popull i vdekur ,nga dalin keto leke , a e dini qe duhet te pagojme sidomos ne qe nuk e kemi shkelur ligjin ,per pronaret ne shekuj , ne Femijet tane ,ster niperit tane e ster e ster e ster niperit tane . E pse , se i kane perlare neokomunistet per vehten e tyre .Ku i con mushka politikanet e pa pergjegjshem ,dhe sa do duroni shkelje e padrejtesi o popull .Keto larot e pa pergjegjshem me aligarket e tyre bashke.Qe na konsiderojne ne popullin e ndershem ,tamam si nje qen i ngordhur pa zot….

    Reply to this comment
  2. Arben September 4, 18:59

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik

    Rrofte partia me shoket edver dhe lalidhjer ne krye

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*