Pronat, një padrejtësi në vigjilje të drejtësisë?

March 30, 2016 23:36

Pronat, një padrejtësi në vigjilje të drejtësisë?

Ndërsa propagandohet me të madhe reforma në drejtësi, qeveria Rama ka përveshur mëngët për të betonuar pasojat e një prej padrejtësive historike (në fakt një krimi) të komunizmit mbi pronën private. Një tjetër rast që provon se klasa politike shqiptare e shikon themelimin e drejtësisë si një proces vulgar burokratik të miratimit të disa ligjeve apo ndryshimeve në Kushtetutë dhe jo si një dedikim ndaj së drejtës. Sipas kësaj mendësie, reforma në drejtësi mund të vazhdojë paralel më konsolidimin e padrejtësisë komuniste mbi pronën. Dhe shqetësim nuk është vetëm padrejtësia që po i bëhet pronarëve, por edhe fakti se pas saj, fshihet një mungesë dedikimi ndaj drejtësisë. Dhe pa një dedikim të tillë, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë drejtësi edhe sikur 100 reforma të tjera “për drejtësinë” të bëhen. Sepse drejtësia nuk është thjesht ca ligje të shkruara por, sikundër ka vënë në dukje Monteskjë, është para së gjithash frymë. Në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, miratuar nga qeveria Rama, kjo frymë nuk duket asgjëkund.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka shprehur mosaprovimin për Ligjin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave madje, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese duke vënë kështu në dyshim edhe kushtetueshmërinë e tij. Sikur të qe vetëm mosdakordësia e Nishanit nuk do ja vlente të merreshe me këtë çështje. Sepse Nishani e ka diskredituar veten si President palë me partinë nga ka dalë. Është e sigurt se ai nuk do ankohej kurrë sikur një ligj i këtillë (madje edhe më i keq, nëse mund të gjendet një) të qe produkt i një qeverie të PD. Provë është fakti që ai nuk e ngriti kurrë zërin kundër ligjit të deridjeshëm të pronave të PD që qe po ashtu i keq. Pra lëvizja e Nishanit është e inspiruar jo nga e drejta por nga axhenda partiake.

Gjithsesi, kjo nuk e nihilizon faktin qe ligji i qeverisë Rama është po ashtu i padrejtë. Nuk është rastësi që kundër tij janë shprehur  edhe pronarët e dhunuar nga komunizmi. Ndryshe përse do kundërshtonin ata një të mirë që ju ofron qeveria? Por ata kundërshtojnë se ligji në fjalë jo vetëm nuk ofron drejtësi për padrejtësinë që ju është bërë dhe e vuajnë prej 70 vitesh, por edhe se po  e shndërron dhe qeverinë aktuale, në një zbatuese testamentare të dhunës së një sistemi të vdekur. Dhe nuk është e vërtetë se pronarët kërkojnë “qiqra në hell” në kurriz të buxhetit publik dhe taksapaguesve shqiptarë. Kjo është një taktikë divide et impera, për t’ja kundërvënë opinionin publik pronarëve.

Pronarët kërkojnë vetëm atë që ju përket, kaq! Dhe është padrejtësi që t’u thuash se trojet u grabitën në këto 24 vjet nga mafia dhe të korruptuarit e politikës, që vazhdojnë të jenë edhe në Parlament, dhe prandaj qeveria nuk mund do t’i kompensojmë fizikisht me troje, pra pa kosto financiare për taksapaguesit, por financiarisht me çmimet e vitit 1946. Po si do të qe e drejtë? Që trojet e marra me falsifikime nga të korruptuarit (vetë kryeministri Rama ka denoncuar të tillë raste) të sekuestroheshin dhe me to, të krijohej një fond trojesh për kompensimin fizik të pronarëve. E drejtë do të ishte që edhe trojet ekzistuese dhe të pazëna, të mos mbaheshin të fshehura për t’iu dhënë miqve e shokëve apo për t’u privatizuar për të mbushur buxhetin, por edhe ato të përdoreshin për kompensimin e pronarëve. E drejtë do të qe që edhe në rastet kur e vetmja zgjidhje do të qe kompensimi fizik, vlera e tij të mos llogaritej me çmimet e vitit 1946 (një tallje e vërtetë kjo) por, të paktën dhe sipas zonave, me çmimet e referencës që qeveria përdor kur është fjala për të vjelë taksën nga ata që shesin troje apo shtëpi. Nuk është drejtësi që kur vjen puna të japë para qeveria bën llogari me çmimet e vitit ‘46 dhe kur është fjala për të marrë para, me çmimet e vitit 2016.

Është krejtësisht e padrejtë që atë tokë që sot është truall, por që kur është shtetëzuar nga komunizmi ka qenë tokë bujqësore, ta kompensosh si tokë bujqësore sikundër udhëzon ligji i qeverisë Rama. Sepse nuk është faji i pronarëve që ata i shkëputën lidhjet me pronën e tyre për afro 70 vjet. Si do ta posedonin sot ata atë copë tokë nëse nuk do t’ju qe marrë, si tokë bujqësore apo si truall? Padyshim si truall atje ku sot ka urbanizim dhe si tokë bujqësore aty ku është akoma zonë rurale. Prandaj do të qe e drejtë që edhe ligji të kompensojë si truall aty ku është qytet dhe si tokë bujqësore aty ku është fshat.

Vërejmë se ligji i qeverisë Rama për pronat, ndjek vetëm “interesin” e qeverisë dhe asfare atë të pronarëve. Këtyre të fundit ligji i thotë me arrogancë: Kaq janë mundësitë e qeverisë, ose merrini ose lërini! Dhe askush të mos gënjejë veten se interesi i qeverisë është edhe interesi publik. Jo, interesi publik është drejtësia. Aq më shumë në çështjen e pronave. Shqiptarët nuk kanë asnjë interes që pronarëve t’iu hahet haku nga që buxhetin nuk ka para. Publiku nuk ka interes të pranojë që edhe në demokraci e drejta e pronarëve të sakrifikohet “për të mirën publike” tamam si në komunizëm. Publiku duhet ti kërkojnë qeverisë Rama të mbajë premtimin elektoral, dhënien përparësi kompensimit fizik duke ulur koston financiare për shtetin pra, për publikun.

Por kjo do të thotë që çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave ta gërshetosh edhe me luftën kundër korrupsionit, me luftën për drejtësi në Shqipëri. Por nëse shqiptarët tolerojnë që mbi pronarët të ushtrohet padrejtësi nga qeveritë e radhës duke rënë viktima të një populizmi përçarës, ata do ta vuajnë këtë padrejtësi. Si deri më sot. Sepse padrejtësia është një metastazë. Ajo ka vetinë të përhapet. Një padrejtësi krijon me qindra të tjera që mbysin shtetin dhe shoqërinë.

Reformën në drejtësi nuk ja detyrojmë Brukselit por në radhë të parë fëmijëve tanë – sapo deklaroi Rama në një konferencë shtypi. Sa bukur! Mjerisht është një thënie që bien desh me padrejtësinë që betonon ligji për pronat. Ai jo vetëm nuk e mbyll  për 10 vjet (ambicie e çuditshme kjo e Ramës) çështjen e pronave por e lë hapur padrejtësinë edhe për gjeneratat e ardhshme. Një çështje që ka qenë e mbyllur në gjithë këto vjet, nuk mund të zgjidhet duke e mbyllur por duke e hapur me drejtësi. Ndryshe padrejtësia shtresëzohet dhe ajo është e mbarsur edhe me konflikte.

Dhe kaq  e vendosur shfaqet qeveria Rama në arrogancën e saj sa ka nisur të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese që pritet ta shqyrtojë këtë çështje. Segmente te pushtetit, në fillim ministri i dreqtësisë Manjani dhe më pas edhe kreu i Agjencisë së kthimit të pronave, kanë vënë borinë se po pezullua zbatimi i ligjit nga Kushtetuesja, atëherë do të ndodhë hataja për pronarët. E kundërta është e vërtetë. Vetëm nëse Kushtetuesja e pezullon këtë ligj, hataja do të shmanget edhe për pronarët edhe për publikun. Hataja e betonimit të padrejtësisë në themelet e shtetit. Ajo që do të ndodhë do të provojë nëse Kushtetuesja do të jetë në gjendje të shpërfillë sirenat e qeverisë duke patur në vëmendje vetëm të drejtën.

Dhe kush i paska kërkuar kësaj qeveria ta “mbyllë” problemin e pronave dhe ç’do të thotë ta mbyllësh? Aq më tepër edhe me padrejtësi?! Kush mund të besojë se BE i ka kërkuar qeverisë ta mbyllë çështjen e pronës në këtë farë feje pa lidhje me “fenë” e shenjtërimit të pronës mbi të cilën është themeluar Europa? As Brukseli dhe as Strasburgu nuk mund të kërkojnë një sakrilegj të tillë. Është kundër frymës së tyre. Kundër drejtësisë dhe lirisë.

Padrejtësia nuk mbyllet me padrejtësi dhe brezave ju kemi borxh të mos u lëmë varre të hapura padrejtësie si ky i pronave? Mos vallë ndërsa bëjmë reformën duhet të thellojmë gropën padrejtësisë se pastaj do të vijë drejtësia që ta ndreqë? Këto janë shtirje, hipokrizira! Reforma në drejtësi është mbi të gjitha produkt shpirtëror, dedikim ndaj drejtësisë. Kur ky dedikim nuk shfaqet kurrkund, e aq më tepër as në problemin kardinal të shenjtërimit të pronës së masakruar nga një diktaturë, nuk duhet shpresuar se ca ligje e nene të reformës  do të bëjnë mrekullinë.

Prona është vjedhje thoshte Prudoni. Prudoni kishte të drejtë për 45 vjet komunizëm ku prona publike ishte vjedhje, vjedhje e pronës private. Por Prudoni ka të drejtë edhe për mënyrën si janë zhvilluar gjërat në këto 25 vjet tranzicion, për mënyrën si qeveritë kanë vjedhur dhe toleruar vjedhjet e pronës, për mënyrën si po legalizojnë toka të vjedhura, për mënyrën si po nëpërkëmbin atë pakicë pronarësh që ka pritur dhe shpresuar drejtësinë. Por në themel të Europës nuk është Prudoni. Në Europë prona private është themeli i të drejtës dhe i lirisë së njeriut. Dhunoi ato dhe ke dhunuar drejtësinë dhe lirinë. Shqipëria ka një axhendë europiane që nuk mund ta kryejë pa ndryshuar kurs për t’i hapur rrugën drejtësisë. Në radhë të parë në çështjen e pronës. Ndryshe nuk ka reformë në drejtësi që na shpëton nga një rilindje e padrejtësisë!

March 30, 2016 23:36
Komento

20 Komente

  1. XUME PROTOPAPA March 31, 01:49

    KUR ARSYETON ME PRAPANICE

    Je bere jo vetem logoroik por edhe i merzitshem ma sa shkruan e arsyeton, nje paçavure qe po ti sherbehej zagareve te rruges per ushqim, me siguri do ti helmonte duke i lene te ngordhur menjehere ne vend, aty ku memoria urbane shpotitet duke i quajtur si halete e Veliajt, nen urat e Lanes.

    Ta leme “komunizmin” tend psikodelik ne nje ane dhe ti referohemi asaj qe shkruan. Thua nje te vertete andej nga fundi i paçavures: “ ..per menyren se si legalizohen prona te vjedhura..”
    Kjo eshte nje padrejtesi e justifikuar si zakonisht nga shalegjati i Surrelit, me thenjen qesharake: “ e beri Saliu, andaj nuk mund te nderhyjme ne retifikimin e ligjeve kriminale te bera nga ai dhe shpura kriminale e tij”.

    Zaptimi i prones pa te drejte, kudo ne boten perendimore eshte e zgjidheshme me ligj, ku kompensimi eshte i fshire nga termat juridike, ekziston vetem ajo e kthimit te prones, pronarit te ligjeshem. Ne se mijera viçidoliste, me bekimin e kriminelit Sali Shiqere Berisha, zbriten ne Bathore, Kamez, Babru e kudiku, nuk ka pse te rendohet borxhi publik i teresise se shqiptareve, per interesat e pronareve. Ata, me ligje qe duhet te funksionojne, problemin duhet ta zgjidhin ne raport me njeri tjetrin, natyrisht duke pastruar gjykatat e shndruara ne fabrika te krimit, me te shume enderruaren reforme ne drejtesi.

    Vetem ne kete menyre mund te zgjidhet edhe “vlera e shtuar” ne vite e pronave dikur moçalishte, sot ne troje ndertimi te aprovuara nga gangstere te turnit dypalor. Ne zgjidhjen e ketyre problemeve pa tjeter duhen futur ne llogari edhe ata gjyqtare e funksionare publike, qe me fallsifikime kane kontribuar ne krijimin e situatave te tilla konfliktesh nder rracore.

    Ata duhet te jene te paret qe duhet te demshperblejne pronaret qe kerkojne drejtesine e munguar, nga korrupsioni dhe allishverishet e te ngarkuarve per ta mbareshtruar ate. Kushdo qe zbulohet se ka ngjyer thonjte ne kete katrahure kriminale, si gjykatesit ashtu edhe prokuroret me syleshellekun e paguar kriminal, si noteret perfitues apo edhe juristet mendje ndritur ne mbrojtje te padrejtesive, duhet te pergjigjen privatisht ne demshperblimet ndaj pronareve te mashtruar. Nuk ka pse shqiptaret te paguajne per keta biçime te ndyre.

    Mund te thuash qe shume syresh qe kane zaptuar pa te drejte pronat e te tjereve duhet te nxirren ne mes te kater rrugeve, nese nuk jane ne gjendje te paguajne pronaret sa ligji e percakton. Eshte mire si per ta edhe per Shqiperine, tu kthehen trojeve e zonave nga erdhen çerek shekulli me pare, sepse edhe ne ato zona, ku gjithnje me siguri kane ngelur pronare te posedimeve qe kane patur, jeta mund te rindertohet me mbase me pak mund e sakrifice.

    Gjithe keto ligje te dala nga fantazi te semura njerzish meskine, te aprovuara enkas per te krijuar konflikte mes njerezve e aq me keq per perfitime personale, duhen jo vetem fshire nga legjislacioni yne rakitik e i keq kopjuar nga demokraci te perendimit, por edhe duhen vulosur me damken e krimit ndaj asaj qe ne shekuj eshte quajtur e pa prekeshme, prones vetjake te seicilit prej nesh.

    Reply to this comment
    • FILLO NE LALEZ TE ARGITA & MONIKA OR STEF ! March 31, 17:27

      problemi i rithimit te tokave eshte nje nga 100 BOMBAT qe la pas vetes KRYEMONSTRA BERISHE.

      VETEM NJE FAKT:

      kujt ja mban ..ytha te shikohet KU..SI..KUR DHE SA toka ka marre ne LALEZ dinastia berishajve ??…cfare lidhej kane keto hapsira me Skardiljd Konomin e vrare dhe Salen Qeros..dmth Blendi fejziun..

      FILLO QE KETO ANDREA DHE MOS U HAP ..YTHESH ME KETO LEHJE ME EDIRAME IMPOTENTIN & TRADHETARIN…

      Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
      Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot E ANDREA STEFAQIT jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.
      1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
      2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
      3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
      Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:
      4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
      5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
      6–Tradhetia kombetare me detin Jon
      7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
      8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
      9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
      10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
      11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
      12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
      13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
      14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
      15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
      16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
      17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
      18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
      19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
      20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
      21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
      22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
      23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
      24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
      25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
      26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
      27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
      28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
      29-Krim ekonomik me Albetrolin
      30-Krim ekonomik me Kromin
      31-Krim ekonomik me Albetrolin
      32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
      33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
      34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
      35….vazhdon rromani i krimeve…
      TURPI JU MBULOFTE JU STEFANAQER!
      TY EDI RAMEN..DONALD LUTE E TIRANES DHE ATA INTELEKTUALE QE DJE I LEPINE BYTHEN ENVER HOXHES PO I DALINE NE MBROJTJE PRONAREVE TE TOKAVE QE DHE OBAMA TE VIJE NE SHQIPERI NUK E ZGJIDH DOT KETE PROBLEM PAS 25 VLETESH
      -KUR JANE MBI NJE MILJON NDERTIME PA LEJE NE TOKEN E TE TJEREVE
      -KUR NJE MILJON SHQIPTARE NGA MALET KANE ZAPTUAR TIRANEN DHE ZONEN BREGDETARE
      ____
      NQS SE PRONARET E TOKAVE ( JO KARAOSMANET,TOPTANET,BICAKCITE & COMPANY) DO T VARIN SHPRESAT TE SYZEKAVANOZI STEFANI ATO PASKAN MARRE FUND
      BOLL ME KETO ARTIKUJ PER BIZNES MEDIATIK TE PESHTIROSUR

      PER DIJENI ARQITA BERISHA KA SHTEPI DHE TOKA ME SHUME SE VETE SHTEPIA E BARDHE..FILLO KETU O STEF…

      Reply to this comment
    • Tani March 31, 19:07

      Artikull i sakte, qendrim i drejte, dhe kjo qeveri po tregon se nuk meret me nevojat e popullit por me mashtrime, sa per ca komentues qe sdine se ca flasin dhe shkruajne se paguhen mund te thuhet vetem qe edi smund te fshihet pas ketyre trapave me keto qe po ben

      Reply to this comment
  2. Claus March 31, 07:35

    Eshte cudi e madhe te lexosh zotin Stefani tek mban qendrim pro pronareve!
    E kjo jo vetem per mua,por per te gjithe lexuesit e ketij forumi te nderuar,ne shumice derrmuese majtiste.
    Por nuk eshte vetem cudi,eshte edhe ironi dhe tallje po te mendojme qe zoti Stefani ka qene dikur armiku Nr1 i prones private.E kam fjalen per atekohe kur ishte pedagog i Marksisem-Leninizmit ne cerdhen e propagandes se diktatures komuniste.E c’nuk ka thene atebote Stefani yne kunder kapitalizmit,borgjezise,prones private!Sa e sa breza shkollaresh jane mbrujtur atekohe nga retorika bolshevike anti-prone e zotit Stefani!
    E sot,pa piken e turpit,na del ne krah te prones.
    Themi pa piken e turpit,sepse vete zoti Stefani ka deklaruar vete,me gojen e tij mese njehere se ,jo vetem nuk pendohet per periudhen kur sherbente si agjitator i regjimit komunist,por ndjehet edhe krenar per te !
    Po si eshte e mundur,zoti Stefani,qe me njeren ane te jeni krenar kur agjitonit si komsomolas kunder prones kapitaliste,e me ane tjeter te dilni ne mbrojtje te saj?!
    Une e di – do te thoshte Pazolini – un e di pra,se pse ky qendrim ne dhune te logjikes i zotit Stefani.
    Jemi ne rastin e percudnimit te njeriut,te atij njeriut te ri qe regjimi komunist ,edhe me ndihem e agjitatoreve si zoti Stefani,rrekej te krijonte.
    E ne vend te njeriut te ri,krijoi monstra.Krijoi monstra te percudnuara si zoteria ne fjale,te cilet ne te njejten kohe jetojne ne dy bote te ndryshme,krejt te ndryshme e te kunderta me njera-tjetren.
    Citimi i Prudonit nga zoti Stefani eshte nje gabim frojdian.Ai tradheton veten ne kete rast,si bolshevik,ashtu sic eshte ne te vertete.Sepse Prudoni ka qene sulmuar shume ashper nga bolsheviket,leninistet,stalinistet e enveristet si zoti Andrea Stefani,per gati nje shekull me radhe.
    E tradheton veten zoteria,sepse me kete shprehjen e Prudonit “prona eshte vjedhje” ( la propriete c’est le vol) eshte tallur pa meshire Marksi,duke e cilesuar nje gjepure te madhe,nje idiotesi.
    Mesa duket,Stefani yne ka gjetur menyren per t’i qendruar besnik Marksit,jo atij Marksit qe e besonte dikur apo Marksit te “keqkuptuar” nga marksistet,por Marksit te “vertete”!
    Ka shume te ngjare qe krenarine e shpallur per kohen kur ishte agjitator i marksizem-leninizmit ta justifikoje moralisht ne mendjen e tija,pikerisht me kete.
    Ne thelb,mbrotja qe Stefani po i ben prones e pronareve eshte ne thelb identike me ate qe u ben edhe…Servet Pellumbi,ideologu i marksizem-leninizmit,ish-pedagog i Stefanit e me vone koleg i tij.
    Jam shume kurioz te di se c’bluhet ne koken e ish-pronareve e ish-te perndjekurve dhe persekutuarve,kur shohin se nder mbrojtesit me te zjarrte te tyre,jane keto lloj tipash qe per gjysem shekulli me radhe i c’mesuan shqiptaret me iden e prones,duke e quajtur ate si dicka te lige,djallezore,kriminale!

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit March 31, 16:32

      Shiko, se kete te Prudonit me duket e kam permendur une dhe per kohen e rrethanat ky ishte nje slogan i drejte.Per menyren si formohej(rrembehej) prona private ishte ne te vertete vjedhje.Flitej per feudalizem dhe mekanizma ligjore tipike feudale.Por edhe sot, ne konceptin human mbi solidaritetin dhe shoqerine e emancipuar pronesia mbi hapesiren natyrore eshte vjedhje.Qysh mund te jesh pronar i nje ngastre, fushe, mali apo pylli?Aq me teper kur s’ke lindur akoma por te “takon”ne linje trashegimie?Nejse, kujt i intereson trajtimi ne rrafshin filozofik, kur trualli konvertohet ne para dhe Qyli eshte mbreti i botes.Futi ca pallate e merr perqindjen, kjo eshte feja e re e neofeudaleve te Tirones, edhe Andrea me farefis do kete ca hektare gjekund per te marre, pse ta kritikojme per kete “vjedhje” proudhoniane?Gjersa ka ligje Strasburgo, Johanesburgu, Brukseli apo Babeli i bie qe kushdopersonqofte te tunde ne ajer qitape dhe tapi te sulltan Mahmudit e ti kompensoje a paguaje shteti me cfaredolloj pazari qe i pelqen sejcilit.Me djerse i bene mytesarifet dhe kajmekamet e po me djerse do perfitojne te shkretet sterniper te brezit te shtatembedhjete. He mo se me shaka e kam, Andrea e ka per zemer humorin.Ne populli nuk duam buke fare per 10 vjet, vec na kompensoni ish feudalet mor amani, qe te vene drejtesia ne vend.Do hame perdite Bruksel dhe Strasburg gjersa perroi i fundit ti kthehet si HEC sternipit te shtatedhjete te KaraOsmanit apo KaraSelamit.Poshte Prudoni qe mallkoi pronen private, poshte Enveri qe nuk dogji qitapet dhe tapite e Dovletit, rrofte Strasburgu dhe Qyli i kompensimeve 300 vjecare.

      Reply to this comment
      • 666 March 31, 19:20

        Mjafton fjalia qe qeveria edi rames kerkon qe leket qe merr ti mari me vleren e 2016 ndersa ato qe jep ti japi me vleren e 1946 dhe kuptohet se ca ligji b…. eshte ky.turp per edin sepse besonim se ishte ndryshe nga saliu.

        Reply to this comment
  3. AAA March 31, 08:48

    PO FLINI GJUME ?

    Reply to this comment
  4. pronari March 31, 12:17

    Keta qe shkruajne ne forum si Claus dhe Xumeprotopordha jane morjtet e enverisizmit dhe berishizmit qe jane bere bashke kunder Andreas qe me kete artikull e tregon me prova se mbetet i pavarur si gaxetar edhe nga pushteti i sotem. Kritika e tij eshte me vend sepse edhe kjo qeveri po tallet me pronaret si qeverite e derisotme. Nuk mnd te kete kompensim pa ju referuar cmimeve te tregut. Por me e rendesishme eshte ajo permend artikulli, kompensimi fizik i pronareve pa patur nevoje te harxhoen para nga buxheti. Pse nuk e ben kjo qeveri kete pune apo se do ti shrendaje trojet e bregdetit tek miqte e vet dhe pronareve tu lere gremiinat? Nje baravo per ty Andrea!

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA March 31, 17:06

      GJYSMAKUT ME KANCER NE GOJE

      Degjo o shembelltyre dyer qenefesh publike, nuk do gjesh kurren e kurres rehati ne kete bote njerezish normale, sepse pak besoj te kesh patur prona te sekuestruara ne enveroxhizem. I ke te gjitha me dokumente te fallsifikuara, fale mes-shaleve te sat’eme, te sat.motre e tet’bije, nen hijet e dushqeve te sapo mbjella aty tek kthesa e Babruse.

      Ne se sojlleku yt, me marifetllek pushtesh ka pranuar ne heshjte ti uzurpohen pronat nga shpellaret e Sali Shiqeres, me bindjen se ato dy metra katrore pleherishte te braktisura do ti shnderronte ne ar te kulluar, i ka bere hesapet pa hanxhine. Sot edhe mund te perfitoni nga Shalegjati i Surrelit, qe po ju dengellis e makjon si kurva rrugesh vetem per nje cope pushtet dobiprures (per te dhe bajgat qe e ndjekin), po nuk keni vene ne hesap ndergjegjesimin e gjithe pjeses tjeter te shqiptareve qe nuk ju kane as edhe nje kacidhe borxh.

      Ne se ish pronat jane zene nga matrahule te nxitur, lirojini me ligj, po mos t’ju rreket per asnje moment ne trurin tuaj te çorbuar se mund te shnderroni plehrat ne brilante argjendarishe, me ndihmen e ligjeberesve qe paguani edhe ne natyre.

      Kujtojua sat’eme, tet’motre e tet’bije kete te thene te nje shqiptari autokton prej me se dy mije vjeçaresh ne keto troje….

      Reply to this comment
    • mira April 1, 23:10

      clausit dhe xumes ti hash m.. ndersa Stefani eshte nje rrufjan i qelbur qe i dolen rylat e fytit bashke me ate lrasken Luarasi per te mbrojtur cubat dhe horrat e rilindjes per betonizimin e parkut ( qe ne fakt prapa tyre qendrojne shume pislleqe). Si e njea qeveri te njejten horra dhe cuba nje gje e bekan mire me ndershmeri dhe nje tjeter cudi..po e bekan keq. Shkrimet e tij jane bere te neveritshme dhe Piktori nuk do i bnete kaq shume servilizma vetes sa i bne ky zorzop dhe lepirbythes mediatik.

      Reply to this comment
  5. basilius March 31, 16:21

    Stefani nuk eshte as i majte, as i djathte , as marksist -leninist, por eshte me te drejten. Dhe kjo e drejte , ju komunistave te qelbur ju djeg fort.

    Reply to this comment
  6. Hasan Shima March 31, 19:21

    Analiza qe i beni artikullit te Andrea Stefanit, eshte nje sinjal alarmi per politiken shqiptare por edhe per gjithe piublikun qe pret reformen ne drejtesi. Artikulli ka pak rendesi nga kush eshte shkruar dhe cfare te kaluare ka. Ne u drejtuam dhe vazhdijme te drjtohemi nga pseudodemokratet dhe tashti vjellim vrer kunder personit qe shkruan artikullin dhe nuk analizojne a eshte i drejte apo i padrejte artikulli.
    Artikulli na paraqet tre probleme: E Para. Kemi nje ligj te ri qe premton zgjidhjen e problemit te pronesise dhe zgjidhja eshte qe barren financiare tua kalojme shterese se shumevuajtur te pronareve ne amer te “Interesit piblik” Shtrohet pyetja a eshte i drejte ky ligj? Pergjigjaen ua kane dhene pronaret. Eshte nje ligj pacaure qe politika shqioptare me ne krye PS e Edi Rames kerkon te cimentoje korrupsionin dhe kriminelet qe kane perfituar padrejtesisht pronat e pronareve. Dhje kete nuk e thone ventem pronaret por edhe Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasbourg qe gjykon dhe u jep te drejte pronareve duke ndeshkuar Shtetin Shqipatar. Keshtu kemi vendimt e dates 10 nentor 2015 dhe 17 mars 2016 qe hedhin ne koshin e plehrave ligjin e shmereklamuar nga Qeveria. Kush ka te drejte Qeveria apo Gjykata e Strasburgut qe mbron pronaret?
    E Dyta. Kemi reformen ne dretesi ku ne themel te saj duhet te jene te drejtat e njeriut. Ky ligj eshte ne perputhje me keto te drejta apo jo. Dhe pergjigjen e jepperseri Strasburgu – u jep te drejte pronareve. Reforma ne drejtesi nuk eshte vetem heqja e gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar apo edhe e cdo nenpunesi te korruptuar, por ne radhe te pare duhet hequr nga mentaliteti i polituikes qe mund te beje cte doje me pronat e te tjereve dhe jo te favorizoje individe qe kane shkelur ligjet dhe justifikohn me interesin publik. A nuk eshte “publiku’ qe sipas mentaliteteve te deri tanishme qe ka sjelle keto pasoja per pronaret? Keshtu ka quajtur Gjykata Kushtetuese ligjin 7501, legilizimet, privatizimet dhe cdo refoirme antipronar gjate ketyre 25 vjeteve. Tashti na e paskan fajin pronaret qe po falimenton Shteti????!!!! Drejtesi do te thote qe edhe nje individ kur ka te drejte mund gjithe shoqerione.
    E treta. Po shpikim ligje qe vetem ne Shqiperi hartohen. Vazhdojme te jemi fanar ndricues dhe presim te hyjme ne EUROPEN E BASHKUAR. Ta haroje publiku shqiptar se nuk mund te hyjme ne Europe me ligjin pacaure te miratuar nga ropbotet politiuke qe ngrejne e ulin kartonin ne Kuvend.
    Po te vazhdojme kete rruge jemi te deshtuar. Kete tregon historia.
    Leni indivin Andrea Stefani lexoni permbajtjen e analizes se tij. Ka te drekte qe kundershton politikanet qe drejtojne Shqiprine per ligjin qe ka miratuar. Pergjiogja eshte e thjeshte KA TE DREJTE. Ke shkruar mire Andrea, por zgjidhjen te kompensimi nuk e ke qe sakte. Prona duhet kthyer dhe te luftohet pa meshire korrupsioni dhe mentalitti komunist mbi pronen.
    HAsani

    Reply to this comment
    • QENIN E NGORDHUR TE SHKERDHEN BERISHES DO GJENI.. March 31, 21:59

      interesant je ti hasan

      kaq..”deleted” je a derezi qe ti bashke me kete artikullshkruesin

      JENI 25 VJET TE VONUAR
      E PERSERIS
      JENI 25 VJET TE VONUAR…

      BILES JENI NJE NGA TRE SHTYLLAT E BERISHES PAS 1992 QE E PRUNE NE PUSHTET QE ISHIN

      1-TE PERNDJEKURIT POLITIKE

      2-PRONARET E TOKAVE

      3- DIPLLOMATET EUROATLLANTIKE…

      ME THUAJ JU LUTEM ZOTI HASAN QIMA OSE KY STEFANI..VETEM NJE DOKUMENT OSE SHKRIM QE KENI FOLUR NE INVAZIONIN GJIGANT TE MAMLUKEVE TE TROPOJEE-KUKSIT-PUKES.1992-2103….POR DHE NGA MALET E CKRAPARIT–ERSEKES DHE IDHIT SOMES……VETEM NJE FAKT JU LUTEM

      TANI TE NDERUAR NDYRESIRA QE CDO GJE KA MBARUAR BENI TRIMIN

      TURP PER JU NJE MILJON HERE TURP..

      SHKONI KERKOJANI ZAHO RAMES SE EDI RAMA KA VETEM SUTJENAT E GRUAS FUNDIT DHE LEVERET BEBES

      Reply to this comment
  7. Lal Prenga March 31, 20:44

    Eshte kenaqesi te lexosh z.stefani! Kur flet per pronat eshte teper I qarte, I sakte dhe ne perputhje te plote me te drejtat e njeriut! Eshte zakon I ngulitur tashme I shqipfoleseve , dikush ju tregon ujkun kurse keta merren me gjurmet! Politika shqipfolese eshte pergjegjesja direkte per humbjen e mijera jetesh per pronen, dhe kjo dukuri do vazhdoje deri kur prona te kthehet te I zoti! Personalisht nuk gjej asnje dallim mes politikave antishqiptare serbe, greke apo atyre te Tiranes! Te gjitha punojne per zbrasjen e territoreve shqiptare!

    Reply to this comment
  8. Niku March 31, 23:59

    z. Stefani ke bere disa shkrime per pronat, por e trajton gabim. Ligjet per ceshtje themelore i nxjerr parlamenti, ndersa Qeveria nxjerr nenligjet. Nuk mund te fajesosh Qeverine per te te kthyer pronen ty, megjithese me sa di une pronat e tua ne Durres i ke mare. Ndoshta ke prona te tjera, por ajo qe dua te theksoj eshte se asnje qeveri nuk mund te vendose vete pa miratimin e te gjitha partive politike. Ajo parti qe do te vendose e vetme, i ka te humbura zgjedhjet ne te ardhmen. Ti marresh token tjetrit sot, jo vetem qe nuk te jep voten, por mund te te jape edhe “peshqeshin”, ashtu siç ka ndodhur shume here. Zgjidhja e ketij problemi ishte me i thjeshte ne fillim dhe sa me shume kalon koha aq me shume komplikohet. Duhet te jesh i ndergjegjshem qe zgjidhja eshte me emerues te perbashket ku te githa palet te bien dakort dhe nuk e ka ne dore Rama dhe as partia e tij.

    Reply to this comment
    • Xhaketa April 1, 20:36

      Ligjin po e voton partia eedit e drejtuar nga edi dhe me urdher nga edi dhe mbrojtje nga edi!!!! Si nuk eshte ne dore te tij ky ligj???je gje k…. apo ashtu te kane paguar???!!!

      Reply to this comment
      • Niku April 2, 01:22

        Xhaketa, perderisa emrin e Edit e ke shkruajtur kater here me germe te vogel, tregon qe nuk e ke aftesine ti kuptosh keto gjera.

        Reply to this comment
  9. R.I.P SOFIA April 1, 00:41

    Sa engjellore jane pronaret ?

    Sa engjellore jane permbaruesit ?

    Sa engjellore jane Stefaqenerit

    Sa engjellore jane disa komentues ..

    Si nuk shkoi nje hoxhe nje prift..nje ambasdor (lexo ambasamorr) ose OJQ..ose dhe ky stefani yne ne kete
    vrasje kombetare ??

    Mu në zemër të Durrësit, një stol i lulishtes përballë bashkisë është shndërruar në “shtëpi” banimi. Aty banojnë dy njerëz, dy varfanjakë, që jetojnë në mjerim afrikan, në një vend të NATO-s, që aspiron për t’u anëtarësuar në BE.
    Këta dy persona janë pjesë e kontingjentit prej mijëra shqiptarësh, që ra pre e operacionit tip “fshesa”, të ndërmarrë nga ministri Olldashi në muajt e fundit të sundimit të kabinetit Berisha. Këto dy viktima ishin strehuar që nga viti 1948 në shtëpi të konfiskuara nga regjimi komunist ish-pronarëve legjitimë.
    Në pamje të parë operacioni “fshesa” dukej se synonte të korrigjonte, ndonëse me shumë vonesë një padrejtësi, një krim të komunizmit. Faktikisht në jo pak raste ky operacion prag-zgjedhor ishte një nga veprimet e fundit të Kabinetit Berisha të nxitur nga motoja të vjedhim çfarë të mundemi deri ditën e fundit, që do jemi në kolltukët e pushtetit. Në të mirë të këtij konkluzioni shkon edhe fakti, që ka dhjetëra kontrata parablerjeje të pronave të ish pronarëve nga njerëz pranë ish pushtetit Berisha apo të afërm të ish pushtetarëve.
    Këto blerje bëhen me çmime më së paku dhjetë herë më të ulëta se mesatarja e tregut. Në këtë rast kemi të bëjmë me një plaçkitje të re të pronave të ish-pronarëve, por tashmë me mjete demokratike. Tipik në Durrës është rasti i plaçkitjes së pronave të patriotit të shquar Idhome Kosturi. Nëse një ditë do të hapen letrat për këtë plaçkitje pasurish të patundshme, me siguri qelitë e burgut të ri të Drenovës nuk do mjaftonin për të strehuar “batalionin” e hajdutëve të pronave. Kjo fshesë duke pretenduar të korrigjonte një padrejtësi thuajse shtatëdhjetëvjeçare, krijoi një padrejtësi të re dhe njëkohësisht u ofroi pushtetarëve një mundësi të re për të blerë për dy grosh prona të patundshme në zemër të qyteteve shqiptare.
    ME 100 EURO PENSION
    Le t’u kthehemi dy viktimave, që edhe tani në vjeshtë flenë në stolin përballë Bashkisë së Durrësit. Zonja Sofie Qendro është 86 vjeçe. Ajo ka punuar gjithë jetën në ndërmarrje të ndryshme në Durrës dhe sot jeton me 14.000 lekë të reja pension duke fjetur në qiell të hapur në pritje të shirave të vjeshtës dhe ngricave të dimrit. Zonja vuan nga një koleksion sëmundjesh si spondiliatroza, kardiopatia dhe artriti i agravuar. Kuptohet, që 100 Euro pension me zor mbulon shpenzimet për ilaçe dhe për ushqimet më të domosdoshme sa për të mos vdekur nga uria, ndërsa për banesë mbetet stoli i lulishtes. Bashkë me zonjën në stol banon dhe nipi i saj Llazi Qendro, 64 vjeç, i cili që në vitin 1966 është me kartelë mjekësore të përpiluar nga neurologu i famshëm durrsak Miti Vokopola. Llazi është një person i mirënjohur nga durrsakët e para vitit 1990. Sot ai mbijeton me ndihmë ekonomike prej 9.500 lekësh në muaj. Këta të pastrehë nuk janë as kriminelë, as refugjatë lufte nga Siria, as edhe nomadë romë. Janë thjesht qytetarë shqiptarë, që trajtohen si qen jo si qenie njerëzore. Që të dy viktimat e VKM-ve të muajve të fundit të qeverisë Berisha gëzojnë statusin e të pastrehut, dhe duhet të pajisen me banesë shtetërore në përputhje me këtë statut, por faktikisht flenë në lulishte në mjerim të plotë. Llazi është përpjekur me dinjitet të mbijetojë duke larë vitrinat e dyqaneve dhe duke shfrytëzuar iniciativat e ndryshme të shoqatave bamirëse, por dëbimi nga banesa e ka dekurajuar komplet. Këtë goditje ai dhe tezja e tij plakë nuk po dinë si ta përballojnë.
    A KA SHPRESË?
    A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86 vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund.
    QENTE E DURRESIT ME MIRE SE SOFIA
    Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë. Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë.
    Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore! OJF-të hipokrite ngritën stuhi në gotë uji për persekutimin ndoshta edhe të stisur të Klodit të “Big Brother”, derisa edhe Sekretarja Klinton ngriti zërin në mbrojtje të shqiptarit Klodi. Po shqiptarin, po durrsakun Llazi kush e mbron? Po për tezen e tij plakë, kur do kujtohet shoqëria, kur të ketë vdekur nga të ftohtit duke fjetur në stolat e lulishtes?
    TË PASTREHË
    Ku janë OJF-të që u rrjepin miliona Euro e dollarë donatorëve të huaj për të sensibilizuar, për të bërë programe anti-varfëri, për të përkrahur më të paprivilegjuarit etj? Kryebashkiaku Dako ka premtuar se odiseja 20-mujore e ndarjes së banesave sociale për të pastrehët do marrë fund në mbledhjen e tetorit të këshillit bashkiak. Kryebashkiaku ka besim se konfiguracioni i ri i këshillit bashkiak do t’u japë fund lojërave politike në kurriz të të pastrehëve. Problemi është se zonja Sofi dhe Llazi nuk kanë miq, kështu që ka shumë mundësi, që shtëpi të marrin njerëz edhe më të pastrehë se Llazi, që fle në stolat e lulishtes. Dimri po vjen dhe nuk është çudi, që njëlloj si në shkrimet e Migjenit, kur durrsakët të zgjohen në mëngjes të mësojnë nga shiritat e lajmeve se një zonjë e nderuar vdiq duke fjetur në stolat e lulishtes. Po, ajo ka jetuar një jetë të tërë me nder, me djersën e ballit dhe indiferenca, cinizmi dhe hajdutëria mund ta çojnë drejt vdekjes me këtë jetë qeni,që po bën në pleqëri të thellë.

    Reply to this comment
  10. Dashi April 1, 14:25

    Ju ftoj te diskutotjme mendimet qe ka shprehur gazetari Andrea Stafani.Kritika e tij per prnat eshte mese e drejte, Zgjidhja qe ai jep eshte me e mire se kjo e keqe qe kerkon te beje Maxhoranca por nuk eshte zgjidha konform ushtetutes dhe ajo qe kerkohet. Duke shkruar me pseudonime dhe duke share e ofenduar gazetarin Andrea Stefani praktikisht abuzohet me kete liri qe lejon shtypi i lire

    Reply to this comment
  11. F. Pazoku April 1, 15:34

    Vetëm dy fjalë për z.Stefani dhe &
    ———————————————-

    Me ndryshimet e bëra lehtësohet çdo gjë. Mjaftojnë vetëm dy letra për të hapur dosjen, ndërkohë më parë do duhej një vagon me letra, në cepin e të cilave qeshnin avoketërit berishianë, gjyqtarët berishianë, n/punësit pa shkollë berishianë, qeshnin dhe pasi na xhvasnin, dosje nuk hapej ose do mbulohej me pluhur. Por jo e Xhozit, B.Fevziut e &. Ata kishin preçedencë. Të tjerë po të sërës së tyre, ndoqën me taktikë të xhvasnin shtetin, me bekim të pushtetarëve, me anë të Gjykatës Ndërkombëtare! Ne ish pronarët e ndershëm, por që nuk i keni shkuar prapa qerres së prishur berishiane, nuk dorëzonim dot dosjen në Shqipëri, ata syresh në Strasburg! Ky ligj dhe kjo VKM duhet përshëndetur. Z.Stefani duhet të shohë më mirë të vërtetën, nëse do të bëhet i gjithanshëm, pra ai që i “vë pikat mbi i”. Në fakt është një kalemxhi i modës berishiane, edhe ose e ndëshkon Berishën.

    F.Pazoku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin