Pronë e grabitur? Një përgjigje sipas ligjit islam për Xhaminë e re të Tiranës

April 13, 2018 13:04

Pronë e grabitur? Një përgjigje sipas ligjit islam për Xhaminë e re të Tiranës

Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë është drejt përfundimit.

Objekti në fjalë do të zgjidhë çështjen e faljes së besimtarëve, por përtej këtij aspekti, është edhe një tjetër që është trajtuar shpesh.

Xhamia ngrihet mbi një truall për të cilin ka kontestime dhe që po trajtohet në proces gjyqësor.  Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk e ka konsideruar problem një gjë të tillë, por për disa besimtarë kjo është çështje që ka rëndësi – raporton ResPublica.

Në këtë kuadër Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, ka dhënë një përgjigje bazuar mbi ligjin islam, meqenëse shpallja e objektit si të papërshtatshëm, apo edhe çdo keqkuptim mbi të nuk është çudi që të provokojë bojkot.

Teksa parashtrojnë kërkesat e ligjit dhe traditës islame, hoxhallarët pranojnë ndër të tjera se “çështja ka një problem të pazgjidhur”.

Lidhja nuk arrin të shprehet në mënyrë shteruese mbi këtë moment teksa shton se: “Në të tilla kushte, ne e kemi të vështirë, të japim një përgjigje të detajuar përfundimtare për këtë pikë, sepse ajo kërkon zgjidhje nëpërmjet gjykimit mes palëve dhe jo fetva”

Pyetjes së besimtarëve nëse “cenohet apo jo vlefshmëria e shfrytëzimit të truallit për qëllime të besimit”, Lidhja pranon se “po”, kjo e drejtë cenohet nëse kompensimi është i padrejtë.

Njësoj si në rastin e vrasjeve të provokuara nga vendimet e drejtësisë, që kanë riaktivizuar drejtësinë kanunore, edhe në këtë rast, është ligji fetar që po ndihmon besimtarët.

“Në parim mund të themi se, për çështjen e vlefshmërisë së namazit në rastin e një toke të grabitur me pa të drejtë (erdun magsubeh), mendimi më i saktë dhe i shumicës së dijetarëve është se namazi në të është i saktë, për shkak se saktësia e namazit nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë vlefshmërie me statusin juridik fetar të tokës, sepse nuk prek as kushtet dhe as shtyllat e tij, edhe pse personi që e ka grabitur apo ai që e di, ngarkohet me gjynah. Kjo ka të bëjë me rastet kur toka ku falet namazi është e grabitur (magsubeh), ndërsa në rastin kur kemi të bëjmë me një shpronësim, për të cilin ka kontestime për vlerën e tij dhe jo me një gasb (grabitje pa asnjë dëmshpërblim) dhe prek vetëm një pjesë të vogël të xhamisë, çështja këtu ndryshon… Nëse në përfundim të proceseve gjyqësore pronarët në fjalë nuk marrin nga shteti të drejtën që u takon, atëherë ata kanë të drejtën e tyre morale që të kërkojnë nga institucioni përfitues, plotësimin e kompensimit për atë pjesë toke, që preket nga kompleksi i namazgjasë” –  shprehet Lidhja.

k.a. / dita

April 13, 2018 13:04
Komento

14 Komente

  1. L.F. April 13, 13:27

    U ftofshi ne bithe!

    Reply to this comment
  2. karamahmuti i albanis April 13, 13:30

    e zgjidhem edhe problemin e sumperpjeteve,tani regjistrohuni per ne siri.

    Reply to this comment
  3. KOKEPALARI April 13, 13:56

    NUK U KENAQET NGA EDUSHI QE JU LA TE BENIT GJITHA ATE SHEMTIRE PREJ BETONI MU NE MES TE TIRANES SIGURISHT NGA FRIKA E VELLAUT TE MADH ERDOGAN (SE EDUSHI ESHTE DHJAKS I PAPARE);
    TANI DONI TE APLIKONI DHE SHERIATIN PER TRUALLIN. A NUK E KUPTONI SE NUK JU LE NJERI TA KTHENI SHQIPERINE NE SIRI. SHQIPERIA ESHTE VEND EVROPIAN DHE ASHTU DO MBETET DONI APO NUK DONI JU INJORANTET ME MJEKER SI FSHESE.
    TE PAKTEN QETHENI MJEKREN NGANJEHERE SE NA TREMBET KALAMAQERIT.

    Reply to this comment
    • mirel April 13, 18:28

      Ka marre milionat pa nuk ka frike jo.
      Thjesht eshte zuzar i peshtire.
      Dhe shqiptaret jane budallenj me oke.

      Reply to this comment
  4. Arben April 13, 13:56

    Problem shume i drejte.

    Xhamia eshte simbol i tolerances dhe rregullit.

    Reply to this comment
  5. demo April 13, 14:29

    Per xhami ishim keq ne!Ne paskeshim vuajtur per xhami!Keto mysybetet e pacavuret e turqenise regjimi i enver hoxhes i ka perndjekur,aq sa kane perndjekur policat e bashkise plakat me tufa spinaqi qe shesin me nje cep rruge.Hallin komunizmi e ka pasur me BESIMIN KATOLIK DHE KLERIKET PATRIOTE TE KULTURUAR,ANTISLLAVE,QE RUAJTEN PER SHEKUJ IDENTITETIN ILIRO-ARBEROR TE SHQIPTAREVE.Burgjet e tmerrshme ishin mbushur me prifta Katolike jo me pacavure turko-arabe dhe greko-bizantine!Keta vene e ndertojne kishe greke tek Banka Kombetare dhe xhami turke tek parlamenti.O Edi Rama do psoc me keq se MIELLI qe ta zbardhen surratin e zi prej hipokriti,se ky popull ne 90 kerkonte Shqiperine si gjithe Europa,jo Arabistan e Turqihane.

    Reply to this comment
  6. MH April 13, 15:33

    demo !

    Ajka e komentit mbetet ne mbyllje:
    Ky popull ne 90 kerkonte Shqiperin si gjithe Europa,jo Arabistan e turqihane.
    Pershendetje.

    Reply to this comment
  7. Paul Tedeschini April 13, 16:37

    XHAMI HARAM
    FALJE HARAM
    Sinteza:
    ALLAH HARAM

    Reply to this comment
  8. milo, xhufi dhe ....une . April 13, 17:49

    nga pak tritol ne cdo kunj, mundesisht me arabofile brenda . kur do mesoni se kjo fe; (ajo islame); eshte rishpallje e bibles ne rajonet e mekes dhe medines pas nje braktisje te gjate te te krishterimit ne ato rajone, madje dhe ne vete bizantin . .per kete NJERIU i perkushtuar pas besimit ne ZOT, rishkruajti nepermjet idhtareve dhe miqeve te tij biblen nga e para . njerezit qe rishtazi u njohen me keto predikime dhe rishkrime perqafuan jo pa veshtiresi ne fillim dhe me vone ne mase “vepren” qe profeti predikoi dhe idhtaret e rishkruan ne nje forme tjeter te bibles qe u quajt …KURAN . per hire te vertetes duhet thene se formulimi nuk perfshiu thenjen LAPIDARE te KRISHTIT ” duaje te afermin tend si vetja”, qe eshte thelbi i krishterimit . pa kete kurani s’eshte ungjill dhe si i till eshte mistik per me teper dhe i pa kuptushem, pergjithesisht per masen e besimtareve dhe le vend, per intepretime nga me te ndryshmet . per europianet s’vlen, pasi e kane doktrinen kristiane, ndersa per nje pjese te shqiptareve, qe gjysherit u thane se kemi qene “myslimane”, s’po kuptojne gje c’eshte feja dhe perse i sherben njeriut . per me teper po kujtojne se eshte lufte mes njeri tjetrit dhe ….po,hane koken e te ” afermit” te vete, per nje meter katror truall, ose pse me sheh …shtrember .

    Reply to this comment
  9. ELIOT April 13, 18:47

    DUKET QE SHQIPTARET JANE LOQE ….. NE EUROPE SHIKONI NDONJE XHAMIE JUVE MORE IDIOTA RAMA BERISHA JENI ZVARRANIKE QE PER 5 DOLLARE JAPIN EDHE BYTHEN … QELBANIKET …XHAMI NE MES TE TIRONES …. DERI DJE EUROPA KISSHTE MENDUAR SE JU DUHEJ 10 VJET PER NE EUROPE ..POR TAN QE DO TE MABROJE XHAMIJE JU DUHET 50 VJET PER TE HYRE NE EUROPE ..COPA JEVXHISH …. QEVERIA SKA GUXIM TA BEJE XHAMINE EN LINXE AFER SHTEPIJE S SE RAMES OSE NE VAQAR NE SHTEPINE E METES ..POR JO NE TIRONE …NA BOTE ME TURP NE EUROPE ….I SHIKOJ QE TANI GAZETAT NE PARIS JA TIRANA JA SHQIPERIA ME XHAMINE E TURQEVE NE MES TE TIRONES …ME IRONI NE VEND TE HAPIN VENDE PUNE FSHATARET E SHQIPERIS E BEJNE XHAMIJA ..NE VENDE TE LUFTOJE KORRUPSION RAMA BEN XHAMI .COPE IDIOTI NUK CUDTITEM ME KULTUREN QE KA CPRET ….

    Reply to this comment
  10. Dibrani April 13, 20:13

    Fet jane kultura te huaja ndarse
    Si mund ta ndash apo percash nje popull te nje rrace me fe dhe me politik.
    Sot keni shqiptaret e katolizuar qe hedhin vrer mbi ato mysliman ,..apo ato mysliman kundra orthodoxeve e keshtu me rradhe
    E njeta gje ndodh me politiken.
    Arsyja pse vatikani,greqia,turqia.arabia sponzorizojne ne besimtaret Shqiptare eshte politik per interesa dhe influenca te ketyre shteteve.
    Sot ngaqe popujt e kan kuptuar ket manipulim fetar ,..po duan ta karakterizojne fen si identitet ,..gati si rrac.
    Kjo behet per te shtypur zerrat si un ,.qe i nxjerr zbuluar cfar jan fet.
    Me vjen cudi se si nje pjese e popullit si Shqiperia por dhe bota mbar beson ne perralla

    Reply to this comment
  11. KOZi April 13, 20:25

    Cuna comentues ,problemi diskutohet sepse nga pjesa e brendshme X perqind e tokes eshte prone private e nje familje. Qeveria ka dhene leje per xhami por familja ku i eshte zene prona ( estakfurullah) nuk pranon demshperblimin e qeverise pasi nuk po ndertohet nje objekt qe sipas ligjeve qeverija mundet te nderhyje…….keshtu eshte dicka se nuk kujtoj me mire…….tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*