Vlorë, shmanget vetëflijimi i 45-vjeçarit, pas negociatave me prokurorin

Redaksia Online February 14, 2013 15:38

Vlorë, shmanget vetëflijimi i 45-vjeçarit, pas negociatave me prokurorin

Një person në Vlorë kërcënoi për rreth dy orë të hidhet nga kati i katërt i një pallati. Ngjarja ndodhi pasdite në lagjen “10 korriku”. Mësohet se 45-vjeçari Skënder Musai tentoi të vetëhidhej nga tarraca e pallatit për arsye pronësie..

Musai kërcënoi se do të hidhej pasi i prishën dyqanin që e kishte pa leje. Për më tepër, ai shtoi se policia bashkiake do t’i shembë edhe banesën, për të cilën tha se disponon të gjitha dokumentet e rregullta.

Në vendin e ngjarjes u mblodhën shumë qytetarë, ndërsa policia negocioi me 45-vjeçarin për ta bindur që të heqë dorë nga akti i vetëflijimit.

Pas rreth dy orësh, Musai u bind të zbriste pasi negocioi me prokurorin e Vlorës, Dorian Tafili.

Redaksia Online February 14, 2013 15:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*