PRONONCIMI / Është normale, thotë mjeshtri i relativizimit. Është alarmante, shton ai

March 5, 2020 17:25

PRONONCIMI / Është normale, thotë mjeshtri i relativizimit. Është alarmante, shton ai

TIRANË – I vetëdijshëm për merakun dhe ankthin që ish-kolegët e medias, kolegët sipërmarrës dhe partnerët e studimeve legale kanë akumuluar gjatë këtyre ditëve për fatin e tij, Henrik Skilja sqaroi sot mediatikisht çështjen e arrestimit të pak ditëve më parë.

Ai deklaroi se nëse këto padrejtësi i ndodhin atij, që është ai që është, atëherë ç’mund të presin qytetarët e thjeshtë, që qofshin ata që janë? Po largqoftë, katundarët, që mos qofshin?

Skilja pohoi me trishtim se situata në drejtësi është alarmante. Në vijim, ai shtoi se situata në drejtësi është shpresëdhënëse, pasi reforma do vërë rregull dhe haka do shkojë tek i zoti, apo tek kushdo që i zoti do detyrohet ta japë si formë shpërblimi bazuar në një kontratë noteriale.

Fakti që prokurorët dhe gjyqtarët që u morën me çështjen e tij janë të pavaksinuar, domethënë të pavetuar, përbën një këmbanë alarmi për krizën e sistemit, deklaroi Henriku. Sistemi ndërkaq është në udhë të mbarë dhe shenjat janë shpresëdhënëse, shtoi Skilja, i bindur se ky operacion ndaj tij nuk ka asnjë prapavijë politike.

“Në qoftë se do kishte frymëzim politik, unë do zhgënjehesha shumë, sepse ekspertët që unë me dorën time kam diplomuar apo masterizuar apo doktoruar në drejtësi, polici, prokurori, politikë etj, nuk do bënin kurrë një punë kaq shkel e shko. Në qoftë se do ishin maestrot e mi ata që do kishin gisht, do ma kishin kopsitur mirë dosjen dhe do më kishin bërë gropën,” arsyetoi normalisht Skilja.

Në vijim, Henriku u habit sesi njerëzit habiteshin që studioja e tij ligjore interesohej për të liruar dy të dënuar për vrasjen e një polici në krye të detyrës, kundrejt pagesës.

“Po është normale mo,” tha Skilja. “Edhe ata që janë gjallë kanë të drejtat e tyre, edhe ai që ka vdekur ka të drejtat e veta”.

Sa për dy apartamentet e dhuruara në Velipojë, ai shpjegoi se ato do të shërbenin si shkollë verore për magjistratët e rinj të sistemit të drejtësisë, sipas një kontrate bashkëpunimi me kryeministrinë.

“Po është normale mo,” siguroi ai.

Befasisht, duke shokuar reporterët e pranishëm, Henriku pohoi se ai ishte njeri i thjeshtë, qytetar normal i Republikës.

“Unë si njeri i thjeshtë mund të takohem, të pi kafe dhe të bisedoj me këtë dua. Unë, si njeri i medias jam i befasuar me këtë që më ndodhi. Por unë, si sipërmarrës, e quaj krejt normale që të ofroj shërbime, të ndërmjetësoj gjykatës me familjarë të dënuarish dhe të paguhem për këtë. Unë si pronar studioje ligjore nuk do intimidohem nga kjo drejtësi e kalbur. Unë si botues, jam i entuziazmuar nga rezultatet e reformës në drejtësi,” deklaroi Skilja.

I pyetur se a ishte e udhës të vishte kaq shumë kostume publike në një situatë të sikletshme për të, Henrik Skilja u përgjigj:

“Shiko, nuk dua të thyej vendimin e gjykatës së Përmetit dhe të zbuloj çështjet që u diskutuan aty. Po është normale të ndërroj kostume mo,” dhe shtoi duke parë nga kamerat: “Po se më do trapi, mo!”

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike e pavaksinuar     

March 5, 2020 17:25
Komento

13 Komente

  1. Dreri me nja 2-3 brirre March 5, 17:59

    Po Olsi i Prokurorise mire ka qene kto kohe ? Se qe kur e ka nenvleresuar Skilja dhe i ka thene : Uu ky i riu, kush eshte ky i riu apo rri aty ti se je i ri nuk na eshte dukur mire me shendet. Po pastaj te lene ujqerit e vjeter te pyesesh per keta te rinjte, ata i bejne te gjithe dele bashke me Skilipec (thuhej aty per aty ne konference) ,mjafton te shtypni 2 per te rimbushur llogarine ose me sakte me sakte kalojme te argumenti tjeter, ne nje kohe tjeter, ne nje vend tjeter etj si keto. Mungese me arsye Kollarja se kishte lene pak shtatzane ate te shkolles se Fierit. Nuk munguan falenderimet speciale per shtrebmb-toreshen qe po kerkohej kaq e kaq kohesh per nje fejk njuz qe mundohej e mundohej tere keto jave me nxenesit e saj.

    Reply to this comment
  2. intelektuali March 5, 18:11

    E pyeten Skilen:

    PERSE KORONAVIRUSI KINEZ NUK E KAP SHQYPNINE?

    Skilja u pergjegj:

    SEPSE DOKTORET E RILINDJES KANE KALUAR KURSIN E LLAFOLLOGJISE SE MASHTRIMIT NE UNIVERSITETIN TIM

    Reply to this comment
  3. Luzati March 5, 18:49

    Mashtrues ordiner ,me çeten e doktoreve qe ka pregatitur nga ai palo universitet ,mos merzitet se drejtesia e kap lepurin me qere

    Reply to this comment
  4. taksidari i qeverise March 5, 19:02

    “Sa te kem mik Edi Ramen nuk me ben gje as zoti vete…” keto ishin fjalet e para te Cilit thene miqve te tij. Me ose pa goje te lige, nuk ka rendesi fare.

    Reply to this comment
  5. Ardi March 5, 19:57

    Henri doli te na mbushe mendjen se keta te drejtesise ia kishin futur kot. E kuptoj Henrin qe ka studio ligjore dhe qe merret me mbrojtjen e ceshtjeve ne gjykata..Po te ishte vetem kaq edhe mund te na hidhte hi syve. Adil Aliko mendohet qe do i paguante Henrit sa i detyrohej per konsulencen ligjore, per lehtesimin e mases se denimit per vrasesin e efektivit te forcave speciale. Po kur ne skene na dalin prona, toka, para te thata, atehere ne na ben te mendojme qe gjithe kjo dorovitje e madhe per Henrin do te kishte te bente me nje nder shume te madh qe Alikot do ti detyroheshin Henrit sic ishte nderhyrja e perfolur tek nje gjygjtar me peshe per zbutjen e denimit te krimineleve Aliko

    Reply to this comment
  6. spata March 5, 20:19

    Cili u la i lire ,por qe do ti kthehen me vone ,se Aleatet u habiten .Ne duam politikane me koqe e jo mbushesa topi qe vijne verdall poshte koqeve te politikanve.
    Mendoni ju se Cili eshte i pastert . Nuk bene vaki . Nje dore tek koqet e Saliut e me pas ne ato te Rames nuk te le pa ngjyer tek djersa e popullit .Dikush u ka terhequr vemendjen qe te mos merren tani me cironkat por me demat e politikes qe jane te zhytyr ne krim ndaj popullit .Edhe mua nuk me tingelloje mire.SPAKU u ngrite me kaq buje e kosto per popullin per kategori te tjera qe kane ne kurrize Megaskandale.

    Reply to this comment
  7. Arben March 5, 20:48

    AI PROKURORI ESHTE KOKRRA E SHKERDHATES, PER TE MARRE PARATE UL EDHE BREKET.

    Reply to this comment
  8. Genti March 6, 11:03

    Naimit (Henrit) i dhurohen nga dikush dy apartamente!!! Pse habiteni? I dhurohen fare kot, pa asnje interes! Që dhuruesi paska fije qe e lidhin me Alikot, edhe kjo eshte fare rastesi. Kot nuk jane rastesite. Te pakten keshtu mendojne disa nga zotrinjte aktuale te Drejtesise! Lirohet Çili dhe guxon te mbaje edhe fjalim emocionues nga Rogneri. Pa i dalin ne mbrojtje edhe disa kolege, a thua, se Çili nuk ka piken e etjes per pasurim. Me sa duket, jo qe nuk do te denohet, por ka shume mundesi qe t’i jpet edhe ndonje dekorate! Te lumte o Çili, qe po na del edhe ne Drejtesi shume me i afte nga prokuroret dhe gjykatesit!!!

    Reply to this comment
  9. Tomorri March 6, 11:35

    Shumat e medha si pagese per perfaqesimin ligjor dhe perdorimin e influences se tij, Henri i justifikon me faktin se ceshtja e krimineleve Aliko eshte shume e nderlikuar.
    Si e shpjegoi te Open, Henri tha se Alikot nepermjet studios se tij do ta ankimonin ceshtjen ne Strasburg, dhe sipas Cilit, Starasburgu eshte shume i shtrenjte prandaj edhe Alikot kane dhene prona dhe para. Nga kontrata te caktuara tha Henri lindin miqesi te reja( si kjo me Alikot. Madje ky Adili ishte informuar per trajnimet e Henrit. Çfare trajnime per te prodhuar ca Henra te tjere!!)
    Po cfare komplikimi ka ceshtja e tyre o Henri qe ti pranon ta perfaqesosh ne Strasburg. Dy Lazaratasit kane vrare nje punonjes te forcave speciale dhe duhet te vuajne denimin qe meritojne.
    Ti dhe kunati yt qe ti e quan familje dhe qe thua qe nuk jep llogari per maredheniet e tua familiare, ju te dy jeni dy seksere qe jeni perpjekur te favorizoni njerez te dënuar me te drejte nga drejtesia per krimet dhe aktivitet e tyre kriminale.

    Reply to this comment
  10. Mondi March 6, 17:52

    Proçes te dhimbshem dhe te komplikuar e quajti lirimin e krimineleve te Lazaratit te emisioni i Eni Vasilit.
    Sipas Henrit studioja e tij ligjore do tu jepte mbeshtetje per te vendosur drejtesi per ta, ne nje nje nivel te trete te gjygjesorit ose ne Strasburg.
    Po shume padrejtesi u eshte bere atyre duke i futur ne burg,se sipas ketij trapit ata duhet te lihen te lire.

    Reply to this comment
  11. Henri cili tip kopili March 6, 18:47

    C’keni me mua, une kam kohe qe ju them se kush jam!!!

    Reply to this comment
  12. Ku shkojnë paratë që u jep qeveria Rama pronarve të universiteteve private? March 7, 15:59

    Henriku të tregoj se çfarë bën me parat që Edi Rama i jep sipas ligjit të arsimit të lartë universitetit të tij privat nga taksat që paguajnë pensionistët e shkretë që kanë ngelur pa ikur në emigracion jashtë vëndit. A ka ndonjë kontroll se nga shkojnë këto para dhe harxhohen vërtet nga pronarët e universiteteve private për procesin mësimor apo futen si para të thata në torbën e kusarisë së partneritetit qeveri -pronar të universiteteve private? I nerumi Henri mund të jap informacion të sinqertë për këto para si njeri me integritet që është.

    Reply to this comment
  13. Hektori March 8, 09:54

    Henriku beri boll para, ashtu su deshi ne kohen e Berishes. Ne kohen e Rames po perpiqet te beje para ne menyre te piset dhe fshehurazi. Studion ligjore e krijoi per te njerre ng burgu anetaret e bandave te Berishes, si puna e kesaj te Lazaratit. Madje koket e medha ne kete firmen ligjore Sali-baba, do i çojne ti apelojne ceshtjet deri ne Strasburg, sepse krminelet e kategorise Aliko jane pjese e rendesishme e rikthimit te Saliut ne pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim