PROPOZIM I RI APO AVAZ I VJETËR

July 7, 2016 17:56

PROPOZIM I RI APO AVAZ I VJETËR

Kryeministri Edi Rama nuk e ka pranuar propozimin e bërë nga Partia Demokratike, sa i përket reformës në drejtësi.

Në një status në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruan se ky është një propozim i ri i demokratëve po pa lëvizur nga avazi i vjetër.

Rama shkruan se propozimi i PD nuk ka asgjë të re, nga qëndrimi i tyre i mëparshëm. Sipas tij drafti nuk është i qeverisë, po i Uashingtonit dhe Brukselit.

Nga Edi Rama*

E them me keqardhje që s’ka asgjë të re në propozimin që Partia Demokratike e quan formulë kompromisi!

Me keqardhje, po fare sinqerisht, sepse ne jemi gati për çdo kompromis që nuk deformon thelbin e Reformës në Drejtësi. Por s’mund të pranojmë deformimin konsensual të thelbit të saj, që është garantimi i një procesi rigorozisht profesional e të pavarur nga partitë, për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të komisionit të vetingut të prokurorëve e gjykatësve.

Pa vetingun (skanimi i pasurisë, karrierës dhe aftësive të kujtdo që do të paguhet me taksat e shqiptarëve për të ushtruar detyrën e gjykatësit dhe prokurorit), kjo reformë s’ka asnjë vlerë.

Po ashtu, me një veting të bërë nga të zgjedhurit e partive e pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të këtij komisioni, përsëri kjo reformë s’ka asnjë vlerë.

Kjo s’është vetëm bindja jonë, por një vijë e kuqe që nuk e ka pikturuar peneli im, po e ka vënë Brukseli dhe Uashingtoni.

Dhe është e habitshme që Partia Demokratike vazhdon merret me gishtin, kur gishti tregon hënën! Sepse kështu i bie që jo vetëm unë, po edhe Brukseli e Uashingtoni, nuk e duan reformën…

Në propozimin e ri, Partia Demokratike ka kaluar nga vendet e rezervuara tek vendet e blinduara(!) dhe jo vetëm kaq, po ky propozim anashkalon krejtësisht mekanizmin e monitoruesve ndërkombëtarë që për ne është kyç në procesin e skanimit. Por jo vetëm për ne, po edhe për BE e SHBA po ashtu.

Deri këtu konkluzioni është i thjeshtë: Ose këtë reformë historike në drejtësi e do vetëm Partia Demokratike dhe gjithë ne të tjerët, së bashku me Bashkimin Europian e Shtetet e Bashkuara, po e sabotojmë reformën sepse kemi frikë prej saj, ose pastaj një frikë e madhe nuk e lë Partinë Demokratike të bashkohet me shumicën e me aleatët strategjikë të Shqipërisë, për të votuar reformën dhe për t’i hapur rrugë një epoke të re për drejtësinë në shtetin tonë.

 

*Përgjigje ndaj propozimit të PD-së

July 7, 2016 17:56
Komento

3 Komente

  1. TLN July 7, 18:42

    As mos bej asnje leshim tjeter Z.Rama. Kriminelet me kollare nuk duan te leshojne drejtesine.

    Reply to this comment
  2. K0le Shuli July 7, 19:03

    A e shikoni,a e degjoni,qe partia e zullumeve(SE DEMOKRATIKE NUK ESHTE) qe nuk e do reformen ne drejtesi dhe cdo dite e ore perpiqet te nxjere yckla e dengla per te mos e votuar ate.Kryetari i PD Sali berisha(de fakto) dhe Kryetari i PD(de juro) Lulzim Basha kane frike nga drejtesia se kane probleme te pa zgjidhura me te.

    Reply to this comment
  3. Guri July 8, 09:10

    “Propozimet” e Berishes, jo te Bashes, se ku ka kellqe Basha te beje propozime, jane perpelitjet e fundit te krimineleve per t’i shpetuar drejtesise qe mezi po presin shqiptaret. Krimineli kerkon konsesus per t’i shpetuar ndeshkimit qe duhej ta kishte marre shume kohe me pare. Mjaft me. Na ka ardhur ne maje te hundes me perdredhje te tilla.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*