Rikthimi i vizave për shqiptarët, Nishani: Të pastrohet Parlamenti nga kriminelët

August 20, 2017 16:43

Rikthimi i vizave për shqiptarët, Nishani: Të pastrohet Parlamenti nga kriminelët

Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social “Facebook” ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar propozimin e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët, pasi sipas saj janë rritur grupet kriminale shqiptare në Holandë si dhe kërkesat për azil.

Nishani thotë se ky është një alarm për të gjithë dhe sipas tij përgjegjëse është edhe politika shqiptare.

Nishani thotë se duhet pastrim i Parlamentit nga kriminelët ordiner dhe me shumë para, pasi në të kundërt nuk do ta shohim Evropën live.

Statusi i Bujar Nishanit:

Miq ! Alarm per të gjithë !

Vëndet e Bashkimit Evropian nisën të reagojnë ndaj anormalitetit të rëndë që po konsolidohet tashmë me shpejtësi në Shqipëri.

Në Holande, që në fakt njihet edhe si Barometri i politikave dhe zhvillimeve të mëtejshme në hapsirën evropiane është kërkuar zyrtarisht rivendosja e sistemit të vizave me Shqipërinë.

Ky nuk është ende një vendim përfundimtar politik dhe institucional i Holandës por ka dy elemente shumë domethënës që praktikisht i vendos shqiptarët në fije të perit.

E para, kërkesa është zyrtare nga agjensitë që janë të ngarkuara me cështjen e sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit. E thënë ndryshe politika dhe institucionet shtetërore vendimarrëse do ta kenë shumë të vështirë të mos i përgjigjen kërkesës së këtyre agjensive e nga ana tjetër tu kërkojnë atyre garantimin maksimal të sigurisë dhe rendit për qytetarët e tyre.

Përkundër, politikanët vendimarrës do dilnin përgjegjës direk përball qytetarëve që do të votojnë për ta.
E dyta, që nga dhjetori i vitit 2016, Këshilli i Ministrave të BE ka miratuar tashmë mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë për vendet jo anëtare ku cdo vend antar mund ta aktivizoj atë.

Kriteret e parashikuara në këtë mekanizëm aktualisht penalizojnë drejtpërdrejt Shqipërinë më së shumti.
Kërkesa për azil nga qytetarët e Shqipërisë është katasrofike (në barazpeshë me Sirinë në luftë) dhe krimi i organizuar me bazë trafikun e drogës në majat më të larta të 25 viteve të fundit dhe më e larta nga rajoni ynë.

Shqipëria mbërriti në këtë derexhe nga një situatë krejt normale në 2007 – 2013 në “macen e zezë” për sigurinë e qytetarëvë evropian në 2015 – 2017 me një papërgjegjshmëri in-extremis dhe përmes një qetësie olimpike të aktorëve përgjegjës duke menduar se duke i vënë në gjumin e hashishit shqiptarët nuk do ndihej askush tjetër.

Por ja që qeveritë dhe institucionet e vendeve antare evropiane kane filluar të shohin rrezikun dhe kërcënimin e dëmit që po ju bëhet qytetarëve të tyre nga lëvizja masive nga Shqipëria dhe kryesisht strukturimi mafioz i grupimeve dhe rrjetit të trafikimit të drogave.

Ky rrezik në analizën e riskut që ata bëjnë konkludon shumë i lartë kur tashmë nuk mund të fshihet më roli kyç i grupeve kriminale mafioze në networkun politik, proceset elektorale dhe për efekt në kontrollin territorial dhe institucional te shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër humbja përditë e më shumë e sensit të stabiliteti dhe mundësive të jetës në Shqipëri.

Burokratët e disa prej institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Shqipëri e kanë neglizhuar tërësisht këtë risk, e kanë fshehur këtë realitet shqiptar, kanë bllokuar cdo analizë dhe informacion për autoritetet e tyre përgjegjëse. Kjo për arsye të tyre por që shqiptarëve tani po u kushton të pa imagjinueshmen.

Qytetarët shqiptarë kanë qënë që nga krijimi i shtetit të tyre të pavarur populli më i diskriminuar në konceptin e lirisë së lëvizjes. Për pasojë të komunikimit dhe zhvillimit. Ndaj dhe fitimi i kësaj të drejte universal prej tyre në vitin 2008 ishte një ëndërr e bërë realitet në qiellin e shtatë.

Prindërit e përmalluar prej vitesh mund të shihnin fëmijët e tyre dhe të rroknin në gjoks aromën e nipërve dhe mbesave (sic i thonë tek ne) “mjaltit të mjalti”, fatkeqët e prekur nga sëmundje lehtësisht të kurueshme nga avangarda mjeksore evropiane por fatale për jetën në spitalet tona gjetën “dermanin” e nevojshëm, studentët e ambicjeve të gjeneratës së sotme të dixhitalizuar shpërthyen kapacitetet e tyre në botën universitare evropiane, etj., etj.

Këto e përfitime të tjera nga normaliteti shqiptar i 2008, rrezikohen seriozisht të humben nga anormaliteti ynë i 2017.

Ky fatalitet që ka mbërritur bash tek porta jonë nuk lindi ashtu vetiu nga i nxehti ekstrem i kësaj vere. Kushdo me sy në ballë e mëndje të kthjellët e shihte tek rrëmihte cdo ditë. Pak nga pak por i zi katran.
Në nentor të vitit 2016 në cilësinë e Kreut të Shtetit thirra mbledhjen e

Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të reaguar ndaj fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të drogave (kupto aktiviteti i krimit te organizuar agresiv). Vlerësimet e agjensive inteligjente vendase dhe të huaja tregonin se nga shkurt, marsi deri ne shtator, tetor të 2016 paraja e qarkulluar nga trafikimi i droges ishte më e madhe se buxheti vjetor i shtetit !!!

Ky shqetësim dhe angazhim institucional u bojkotua, u ironizua, u anatemua dhe u injorua. Mbërritëm ku mbërritëm !
Po kush po e pëson, dita nga ditë, keq e më keq. Qytetarët shqiptarë. Humbja do të vijë për të gjithë nëse nuk e ndalim.

Demokrat e socialist, votues dhe abstenues do ti shohim së shpejti në rradhët e gjata të mureve të ambasadave por pa marrë asgjë në fund. Nëse vizat rivendosen miq të mij, nuk do dihet se kur do mundemi përsëri të shkojmë tek fëmijët, nipërit e mbesat, në spital për emergjencën e jetës apo shkollën e fëmijvë ?!

Holanda “barometër” nuk lë asnjë hezitim për vlerësimin e klimës si efekt domino i vendeve të tjera. Kështu është politika në fund të fundit.
Rreziku eminent dhe fortësisht i paralajmëruar është tek dera. E sigurt që celjen e negociatave për antarësim këtë vit e kemi përfundimisht të humbur.

Gallataxhinjtë e shoqatava të quajtura “civile” nuk po duken ku janë.
Trendi i diskursit politik është sponsorizuar i tëri pa përjashtim tek anti-opozitarizmi.
Shqipëria ku po shkon ? Nuk po merr mundimin ta thotë kush. E cfar mund ti kërkohet qytetarëve të thjeshtë kur hallin e kanë tek buka e përditshme kur elita e vendit duket kaq e friksuar ?

Shpresa vdes e fundit. Një goditje fatale, në front kombëtar nga Dibra në Tepelen, nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Elbasan e nga Fieri në Tiranë ndaj grupeve te krimit të organizuar tashmë në fashion të plotë mafioz është dhe duhet të jetë hapi i parë publik dhe institucional.
Nëse nuk shohim konfiskime të pasurive kriminale duke filluar me të atyre organizatave të përfshira në procesin elektoral për të deformuar ndërgjegjen e qytetarëve ,

Nëse nuk shohim procese ligjore të vërteta dhe transparente të hetimit dhe gjykimit të ashtuquajturve politikan që deklarojnë miliarda pa punuar asnjë ditë ,
Nëse nuk shohim pastrim të Parlamentit nga kriminelët ordiner por me shumë para (droge dhe prostitucioni kuptohet),

Nëse nuk shohim…. (ka shumë syresh), do ta harrojmë shumë shpejt ta shohim Evropën live, (fëmijët, nipërit e mbesat emigrant, spitalet për kurim, shkollat për arsimim, tregjet për bisnes etj).
Po, do ta shohim përmes BBC dhe Euronews!

August 20, 2017 16:43
Komento

25 Komente

  1. kthimi i prones "ish pronareve", krim kunder njerezimit . August 20, 16:54

    krimineli numer “nje”, eshte ky : perfaqesues i feudaleve ……dhe çfar feudalesh . nga ato te “trajnuar” nga regjimi me i eger pushtues; ai OSMAN ..

    Reply to this comment
  2. iliri-an deri ne palc.... August 20, 17:07

    e para; vetem luli dhe mender pederastet, shkojne ne hollande . ne duam te shkojme lirisht, pa asnje kufizim (as tre mujorsh), ne greqi e itali, ku kemi gjysmen e kombit dhe te jetojme me ta si vllezer . jemi me mijra, qe kane bere dhe krushqi, perveçse jane bere dhe nenshtetas . ky me gjithe bandat e kalifatit islamik ku njeshi per nga zelli eshte berisha, te tridhen dhe te dergohen ne….mongolistan

    Reply to this comment
    • Çoban ilirian August 20, 18:21

      Deri nè palcè ilirian? Bagètia e ilirianève, qènka martuar me grekè dhe deklarohet kundèr atyre qè udhètojnè mè larg se Greqia.
      Lère internetin o bagèti. Shijoji kullotat iliriane por mos u identifiko me to. Nuk èshtè pèr ty politika.

      Reply to this comment
  3. malo August 20, 18:08

    O Jari pse nuk le mustaqe prape? e di qe te shkojne….hahah

    po ik o lumadh ty sta vari njeri sa ishe ne karrige , kujton se te degjon njeri tani

    ju ka zene sindroma Manjani, sa zbrisni nga karrigja beheni bicim filozofesh

    O Dita, per cfare ju duhet ky pensionisti? cfare perfaqson ky qe t’i interesoje publikut ?

    Hiç !

    Reply to this comment
  4. Dashamiresi August 20, 18:17

    O Nishani , je nje zero me xhufke , qe nuk i duhesh askujt ! Parlamenti duhej pastruar me kohe nga kriminelet , qe ti i ushqeve , u bere lajka e ndere per 5 vjet , kurse tani kthehesh dhe leh si nje zagar qe nuk ta var me askush ! Ti duhet te heshtesh , ose do te te mesojne te heshtesh , se nuk ke nder te flasesh . Je turpi i Shqiperise , per 5 vjet ne krye te shtetit !

    Reply to this comment
  5. devi August 20, 18:18

    Vazhdo pushimet e mos u lodh kot. Keto probleme ti kishe diskutuar e zgjidhur kur ishe ne pushtet. Fjalet tuaja as kur ishe ne pushtet e jo me sot nuk kane asnje vlere per asnjeri.

    Reply to this comment
  6. Çoban ilirian August 20, 18:21

    Deri nè palcè ilirian? Bagètia e ilirianève, qènka martuar me grekè dhe deklarohet kundèr atyre qè udhètojnè mè larg se Greqia.
    Lère internetin o bagèti. Shijoji kullotat iliriane por mos u identifiko me to. Nuk èshtè pèr ty politika.

    Reply to this comment
  7. Lisi August 20, 18:36

    Krimineli shqipëtar më i madh në Hollandë është lulushe Basha , kryetari I partisë të Nishanit .
    Si thua Nishan ?!

    Reply to this comment
  8. NjeQytetarOptimist August 20, 19:00

    E di shume mire zotrote gjumin e hashishit dhe te opiodeve qe ke marr dhe merr qerrata huh ?!?! Ti e ke problem ne fakt se mund te duhet ndonje emergjence klinike per jasht shtetit dhe fotografine e ke me mustaqe ne pashaport dhe s’do te besojn qe je ti apo ndonje sirian sic e ke permendur ne shkrim.. Ahh o Baftjar, Baftjar.. Ti, e plaku, e ai bufi I LSI-se jeni bere per kombinoshe se c’liroheni ku t’ju ze.. Me opozite si jeni ju do I beni bust Rames mbas 12 vjetesh..

    Reply to this comment
  9. shqip August 20, 20:04

    4 – 5 perfaqsues te opozites , votuan kunder rezolutes se parlamentit europian , ne lidhje me projekt raportin per hapjen e negociatave . Para se ta kerkoje Holanda , kete e Kane bere banda e pd-s me ne krye Bumçin apo Islamin . Ne kater vite opozita e Lyl Hollandezit pa shkeputje nga puna , punoi fort me qarqet e ekstremit te djathte per pengimin e integrimit te vendit ne instancat europiane . Ky palaço presi-dhjer , nuk u prononcua asnjehere per linjen antikombetare te partise se Berishes . Sa per trafiqet . Me sa dihet boterishte , drogat sintetike me rrezikshmeri te larte jete , vijne nga shteti hollandez ne drejtim te Europes . Kafshe ! Kuptoni apo jeni shpellare ? Nuk te le Malua te haje Balua . Te jete per trafiqe i luajne vete , e nuk presin tua bejne shqiptaret . Krimi i organizuar shqiptar eshte nje cingerrime para ustallareve te qemoçem . Ky sakati mendon qe me nje gjysem lajm , te prishe sadopak rehatin pushuesve ne plazhe . Rrace turkoshakesh qe urrejne edhe pemet e ketij vendi .

    Reply to this comment
  10. hë për hë.... August 20, 20:34

    Ky gallataxhi pa mustaqe perveç sakatllekut ka edhe nje problem tjeter madhore. O nuk di te lexoj mire , o nuk di as edhe te kuptoj tekstin dhe shqetsimin e antikrimit hollandez. Ata nuk e kane problem me vershimin e emigranteve se shqiptaret jane dyndur me shumece ne vende te tjera si gjermani e france e gjetke, po ata kane problem paresor krimin kryesisht ate shqiptar, bandat te instaluar ne ate vend edhe perpara se te hiqeshin vizat, Trafilantet e droges e te prostitucionit si froku me shoke qe i u sulen europes sapo u rrezua komunizmi. Aktualisht ato jane te konsoliduar aq mire sa eshte teper veshtire qe ti shkulesh. Po çfare do tu bej shqiperia atyre? perveçse me nje bashkpunim te mire se bashku qe te zbulojne investimet e tyre edhe ne kete vend. Kukuvajkat qe nuk kane ditur asnjehere qe te bejne opozicion ja fusi rrumbulla pertumbulla. Aq e kane nivelin dhe formimin. Shumica me ate komunist si ky mustaqelliu pa nishan ish komunist dhe komandant i formacioneve ushtarake ne shkollen ku pergatiteshin kuadrot e larta te ushtrise.Gallate memuresh…

    Reply to this comment
  11. shoku i klases August 20, 21:03

    Bujar mehmeti,qe ndroj emrin ne Bujar NIshani,per te humbur gjurmet si vullnetar i Enverit ne shkollen e bashkuar,per te ndeshkuar popullin qe deshi demokracine,ne vitet 1991.Por serbi Sali Berisha,beri gjithe ato “bema”,deri sa e beri president,nje njeri ulok,por qe me ulok eshte nga shpirti.Ptu race e ndyre!!

    Reply to this comment
  12. MH August 20, 21:20

    Teper interresant per keto njerezit e “medhej” qe ikun nga posti kur duhet te flasine,te japin mendime e nuk i kryejn.Tregon koha mbas vaktit qe iu vijne mendimet se e kane kalur figuranta kohen ne ish detyrat qe quheshin te medhej por me diapazon trunit shterpe.Ky rrote budallet flet per pastrim kriminelesh nga kuvendi kur,ky kokrra e idiotit dekoroi rropulli diversanta dhe mbashkepunetor te fashizem nazismit.
    Pa perjashtim te djathtet e tipit Berisha nuk kane kurrefare turpit dhe nuk dijne te pushojne po gjithenji nxjerrin pesllekun e vet te krimbur te shesin krenari me bythe plot skurrle,diare qe kontribon ne rritjen e smogut dhe te damtimit te fenomenit Serre.

    Reply to this comment
  13. Tirana August 20, 22:26

    O te hegert mortja mbeti shteti per ta analizuar ti Bujar Mehmet kandidati PPSH, protestuesi i lodrave te femijeve te Liqeni, u bubububububu ka ka mbritur analiza!

    Reply to this comment
  14. Ben August 20, 23:03

    Po dale mor dale o Nishan ne qoftese parlamentaret jane kriminela ti je kryekrimineli ! Hengre buke me ta pdr 5 vjet !

    Reply to this comment
  15. Golemasi August 20, 23:13

    Te pastrohet parlamenti nga kriminelet, ulurin Nishani…
    Cfare ka kunder Berishes ky malukat?

    Reply to this comment
  16. Bujar mustaqe miu August 21, 01:47

    I PARALIZUARI DEL E FLET CI THOTE MENDJA TANI SKE ME POSTE NE SHTET SA QEVE HENGRE E DHJEVE SI KUFOME AS I GJALLE E AS I VDEKUR NUK BERE AS NJE PUNE PER VENDIN VETEM JEPJE MEDALJE NE NJEREZIT QE SE MERITONIN E QE ISHIN NGA PORRNI E PROSTITUCIONI

    Reply to this comment
  17. Asqeriu i durrsjanve August 21, 03:05

    O Jaro; kush ta ka shkruajtur mo se ti nuk merr vesh as te shkruash, sa mire do beje te ngrohje ndonje qoshe diku andej nga durresi

    Reply to this comment
  18. Moni August 21, 08:38

    O jari o enverist ik mor hajdut pronash…

    Reply to this comment
  19. vera e nxehte August 21, 09:46

    Ne 2007 e deri ne 2013 paskemi qene ne situate krejte normale dhe nuk e kemi ditur. Si duket ka qene nje situate qe ka egzistuar ne mendjen e ketij matufi , duke mos ditur se çfare behej ne Shqiperi, por çfare po behej me hajdutellekun e pa ngopur te tyre dhe vrasjet kriminale qe kane ngelur ne histori si vrasje te shekullit ku shteti vret qytetaret e vet. I qete paska qene Nishani gjate ketyre koheve, me i qete Lulezimi dhe akoma me i qete Sali Berisha qe vrau, vodhi, shiti Shqiperine. E thoni vete se paski qene te qete dhe ne nuk u beme dot asgje por birbiloni si gjarperi me fishkellimen e tij. Bravo Nishanlli qe more persiper te na thuashe nje te vertete qe ti paske qene ne bote tjeter dhe ne ne tjeter. Po ta dishe, se do te ripet lekura dhe ty! Mos kujto se do ti gezosha ato qe vodhe me qetesine tende.

    Reply to this comment
  20. Jevi August 21, 10:14

    Keto qe thote Jari jane dyfek pas beteje.

    Reply to this comment
  21. Z/K August 21, 19:54

    O rrote.Gjithe jeten ngele rrote safi.
    Nuk jane deputet ato qe kryejne krime vjedhje prostitucion.Jane njerez ordiner sic jane ketu rreth e rreth tejet qe vjedhin,prostitujn dhe kryejne krime.Nese e ke per deputet e te dashures parti tende.Aty ke te drejte sepse ajo parti ne pushtet hodhi gjithe nji fshat ne ere.26 te vdekur dhe mbi 260 te varruem.Vodhi ne rrugen e kombit miljona euro dhe perfundoj ne cader per krijimin e Republikes se Re.U vrane mizorisht pa patur fare pune me qeverisjen e Pd u vrane 4 veta me 21 janar 2011.Tashti cfare mutin don.

    Reply to this comment
  22. tiku August 21, 20:08

    Dikur ne TIRONEN e vjeter ka pas ekzistuar nje djalosh me ngjyre varfanjak qe kishte epitetin Gezim Kulufi dhe sa here shikonte ndonje kalimtar te ngjyres se tij bertiste “Na mbyen jevgjit ose ulerinte duke i ofenfuar “u shofshin jevgjit”;Eseja e ketij tregimi eshte se edhe .ari bertet rrugeve te Tirones “u shofshin kriminelet “duke qene vete i tille!S’na mbetet gje tjeter Ne si popull veçese te bertasim “Na mbyten kriminelet”!

    Reply to this comment
  23. alphade August 21, 20:59

    Ik more sakat e debil se per 5 vjet na cave trapin me
    idiotesite tuaja skandaloze ! Flet edhe kapteri i Vicidolit ,
    Jari !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim