Propozimi i ish-kreut të KQZ, Celibashi: Zgjedhjet të administrohen nga një kryekomisioner

October 14, 2018 16:34

Propozimi i ish-kreut të KQZ, Celibashi: Zgjedhjet të administrohen nga një kryekomisioner

Ish-kryetari i KQZ i kërkon klasës politike që ta kthejnë KQZ në një institucion të besueshëm. Sipas tij duhet gjetur një formulë tjetër, madje propozon që në Shqipëri, zgjedhjet të administrohen nga një kryekomisioner i zgjedhur në mënyrë konsensuale.

Pas reformës zgjedhore edhe Komsioni Qendror i Zgjedhjeve po hyn në një ngërç, pasi partitë politike ende nuk kanë bërë të ditur emrat të cilët do të zëvendësojnë katër anëtarët, të cilëve ju përfundon afati me 18 Tetor. Për të dalë nga kjo krizë ish-kryetari i KQZ propozon që në krye të KQZ të zgjidhjet vetëm një kryekomisioner me konsesuse politik, model ky i ndjekur nga Kanadaja.

“Do të ishte një formulë tjetër, i cili të jetë komisioneri i lartë për zgjedhjet. Të zgjidhet me konsensus, kjo do ta bënte procesin zgjedhor, institucionin e besueshëm nga të gjitha palët, kjo rrjedhimisht do të sillte edhe besim më shumë në procesin zgjedhor”, tha Celibashi gjatë një interviste për Ora News

Edhe pse situata aktuale është ende e paqartë pasi nuk dihet ende nëse PD do të çojë emrat zëvendësuaes, Ilirjan Celibashi shprehet se kjo histori është e përsëritur pasi klasa politike e gjen gjithmonë zgjidhjen në momentin e fundit.

“Ekziston mundësia që secila prej forcave politike të bëjnë lojën e vet në lidhje me këtë çështje. Këtu makinacionet politike të minutës së fundit, ofrojnë dhe zgjidhje”, u shpreh Celibashi.

Mandati i mbaron 2 anëtarëve të propozuara nga PD, Vera Shtjefnit dhe Hysen Osmanit, anëtarit të PS Bledar Skënderit, si dhe Gëzim Veleshnja i propozuar nga LSI gjatë kohës që ishte në qeveri.

 

v.l/ Dita

October 14, 2018 16:34
Komento

2 Komente

  1. deputeti October 14, 23:20

    Mos e zini me ne goje konsensusin. Ne Shqiperi duhet te veproje ligji dhe zgjedhja te behet sipas ligjit. Kush te doje te besoje, kush te mos doje le te mos besoje. Do ti nenshtrohet ose ligjit, ose burgut. Dhe kjo eshte demokracia. per çdo konsensus qe mund te behet , eshte pazar qe qendron ne kurriz te hallexhijve shqiptare se ju te gjithe jeni bere miljarder, ju beri Nard Ndoka me shoke.

    Reply to this comment
  2. Detari October 15, 10:32

    Partite politike nuk perfaqesojne popullin …Ato I Kane kthyere shpinen popullit qe me krijimin e tyre …Historia e tyre eshte histori mashtrimi ,korrupsioni…dhe cfardo qe te thuhet per to nuk eshte e pa merituare….Marrveshjet e tyre per reformen zgjedhore Jane bere aq bajate sa dhe tematika e tyre e perditeshme…. I shqeteson me shume nje cpifje per ….kemishen,citjanet,…Babalet e tj se sa problemet themelore …si krimet dhe pandeshkushmeria e tyre…Para cdo periudhe zgjedhjesh ,me muaj te tere ,partite jane marre me reformen zgjedhore e cilat eshte firmosue sekondat e fundit para perfundimit te afatit me urdher te nderkombetareve …Kjo eshte tallja me madhe qe ju behet votuesve …Pazarin ndermjet tyre e ligjerojne edhe nderkombetaret..dhe pas kesaj ata lene deyra shtepie per demokratizimin ne Shqiperi,per luften kunder krimit te organizuare,korrupsionit ,pandeshkushmerise se politikaneve dhe gjyqtareve ….e tj.Njekohesisht ata bashkeudhetojne ,e bejne marrveshje …qe nuk e demokratizojne po me ata politikane….Prandaj ,kjo qe po behet vetem reforme zgjedhore nuk eshte ….Reformen kesaj radhe duhet ta beje popull,REFERENDUMI,dhe ti jepet fund mashtrimit ….popullor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim