Propozimi i Konfindustria-s për të shpëtuar falimentin e industrisë ricikluese

October 2, 2016 11:50

Propozimi i Konfindustria-s për të shpëtuar falimentin e industrisë ricikluese

Konfindustria ka paraqitur zyrtarisht ne komisionin e aktiviteteve prodhuese te Kuvendit te Shqiperise, propozimin per nje shtese permiresuese ne ligjin e sistemit te menaxhimit te integruar te mbetjeve. Propozimi synon te siguroje njekohesisht:- shpetimin nga falimentimi te industrise ricikluese,- kufizimin e importit te mbetjeve/lende e pare te listes se “gjelber” dhe – shtimin e mundesive dhe interesit per perpunimin e mbetjeve vendore.

Konfindustria sqaron, se propozimi i paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise parashikon, qe te kete kuota vjetore te mirepercaktuara me vendim te Keshillit te Ministrave per importin e mbetjeve/lende e pare per cdo produkt ne vecanti. Kuota e lejuar e importit per cdo produkt eshte kerkuar te jete jo me shume se 40% e sasise se pergjithshme te mbetjeve perkatese vjetore te prodhuara ne vend.

Konfindustria vlereson, se permiresimi i mesiperm krijon mundesite, qe industrite te punojne me rrreth 60-70% te kapacitetit te shfrytezimit dhe njekohesisht te jene te interesuara per shtimin e perpunimit te mbetjeve vendore.

Industrite e riciklimit sot perpunojne 20-30% te sasise se pergjithshme te mbetjeve vendore. Zbatimi i sistemit te integruar te menaxhimit do te rrisi sasine lendes se pare te prodhuar ne vend dhe si rrjedhim kuotat e lejuara te importit do te ulen.

Konfindustria ka mbeshtetur ne parim ligjin, qe lejon importin e mbetjeve te para te listes se “gjelber”, duke e konsideruar si nje mase te vonuar ne kohe dhe si zgjidhje te detyruar per te shpetuar industrine e riciklimit nga mbyllja, qe do te rendonte edhe me tej standartet mjedisore edhe keshtu mjaft te ulta ne vend.

October 2, 2016 11:50
Komento

1 Koment

  1. Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare October 2, 13:40

    KONF INDUSTRIJA E LESHIT KE 2 ALTERNATIVA:
    -Mbylljen urgjent te ‘fabrikave te vdekjes’ ne zonat urbane.
    -Kthim destinacioni nga fabrika riòiklimi ne fabrika krematoriumi te politikaneve 25 vjet qe e bene HI Shqiperine.E me kete rrast nuk na zaptojne tokat e te pareve pas VDEKJES kur shqipetaret e vdekur po ngelen pa varrosur se dhe vorrezave u kane dale padrone tokash qe jane varrmihesit salisjane socialSSaliste e Metiste!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*