Propozimi: Taksë e përgjysmuar për ndërtimet në qendër të Tiranës

January 30, 2018 09:06

Propozimi: Taksë e përgjysmuar për ndërtimet në qendër të Tiranës

Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i propozohet për miratim ulja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja në masën 4% të çmimit për shitje, nga 8% që është aktualisht.

Përgjysmimi i taksës do të aplikohet për ndërtimet në qendër të Tiranës në zonën e ish-bllokut dhe në Bulevardin e Ri.

Vendimi është vetëm për një kategori ndërtimesh, ato që në projektet e tyre kanë të parashikuara zyra. Sipërfaqja e përgjithshme e zyrave duhet të arrijë në 30 mijë metra katrorë, më pas ky përcaktim ligjor pushon dhe çdo ndërtim tjetër që do ketë zyra nuk do të përfitojë përgjysmimin e taksës në infrastrukturë.

Sipas relacionit, stimulimi i ndryshimit të raporteve mes banimit dhe shërbimeve si dhe zgjerimi i hapësirave të zyrave në qendër të Tiranës mundëson zgjerim të punësimit në qendër.Po ashtu në relacion sqarohet se taksimi i këtyre sipërfaqeve sipas shkallës së taksës pasurisë së paluajtshme, e cila sjell një impakt momental në buxhetin e bashkisë është një e ardhur, e cila nga viti në vit e kompeson dhe e tejkalon këtë vlerë, duke siguruar një buxhet të qëndrueshëm për bashkinë.

 

b.m. / dita

January 30, 2018 09:06
Komento

5 Komente

  1. Troja January 30, 09:37

    Shume thjeshte: Miqte e Lali Erit,miqte e Edvinit do ndertojne e do fitojne.Llogjika e kapitalilizmit.Rofte lali Eri.

    Reply to this comment
  2. Pallatet "Agimi" January 30, 10:28

    Ky eshte nje veprim krejt absurd dhe i dyshimte. Se pari ndertimi i zyrave nuk hap vende pune masive prodhimi te cilat duhet te jete synim. Ne rastin me te mire ato jane studjo te ndryshme apo perfaqesi te cilat kane fuqi blerese me teper se individet e qe punesojne ata qe kane pune dhe kamje, e shume pak hallexhinj.. Se dyti ato nderhyjne apo e demtojne infrastrukturen (sidomos ambjentet qe jepen me qera) me teper se vete banesat. Te ardhurat qe mblidhen nga keto aktivitete jane shume me te larta se banesat, imagjinoni 20 apo 30 euro per 1 m2 ne muaj.
    Keshilli bashkiak nuk duhet te lejoje qe kaq haptas te lejojne taxime per investime kaq hapur te dyshimta, qe behen pa dyshim nga atllaret me pushtet.
    Mos luani me zjarrin e nevojes qe ka vendi per investime dhe oreksit kriminal te hajduteve te piramidave te 97-es, qe edhe lekuren te na e rrjepin nuk ngopen.
    Natyrisht fjalet si me siper vlejne ne se e kam kuptuar sakte mesazhin qe eshte percjelle me ato pak rreshta.

    Reply to this comment
  3. Piku January 30, 14:26

    what,,,,!!!!!????? a po flet per policentrizem Lali Eri? a po flitej per zhvillim policentrik. a u nderua bulevardi i ri per ti dhene frymemarrje Tiranes? a nuk eshte folur per dekurajim te ndertimeve ne bllok dhe qender pasi duhet ti jepet perparesi edhe zonave te tjera? po nese ndertimi eshte miks edhe banim dhe zyra si do te taksohet? a ka nevoje kas shume per zyra kur qendrat e biznesit ekzistuese jane bosh? po nese nga zyra i ndrohet destinacioni ruges pasi shitet dhe kthehet ne banim? nuk ka nevoje njeri te na thote se eshte klienteleizem i paster spese ne fakt eshte haptazi i tille

    Reply to this comment
  4. Xhimi January 31, 00:15

    Doemos duhet Ulur taksa, bile te hiqet fare, se pse aty do ndertojne boset si Mane, Kastrati dhe kompani. Mjaft me me favorizime per fshatra turistik, zyra, etj.. Favorizoni ato qe japin vende Pune, si hoteleri, resorte punishte etj.
    Na lodhet me propozime qe bien ere apo qe I ndjehet era me vonese si do ti ndjehet aeroportit te Vlores.

    Reply to this comment
  5. Socialisti i Ndershem February 1, 01:03

    Shume mire e kane.
    Ne qe ndertojme ne fshat nje kotec per pulat apo nje haur per lopen te na e trefishoje taksen , po nuk e shlyem te na fuse ne burg.
    Do te bejme shtet apo jo ?
    Te rroje partia dhe i gjati.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*