Protesta, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg Kryeministrisë

January 26, 2018 13:01

Protesta, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg Kryeministrisë

 

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin vendet ku nesër opozita do organizojë protestën e paralajmëruar.

Përmes një emaili drejtuar shtetasve amerikanë në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kërkon të shmangin qëndrimin përpara Kryeministrisë, sheshit “Skënderbej” dhe sheshit “Nënë Tereza”.

Gjithashtu, ambasada amerikane kërkon nga shtetasit e saj që të mbajnë një profil të ulët gjatë tubimit ditën e shtunë.

Më herët opozita ka paralajmëruar se protesta do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 12:00 dhe do të mbahet përpara godinës së Kryeministrisë.

NJOFTIMI I AMBASADËS

Pikat ku do të bëhet mbledhja e njerëzve përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, lagjet e mëposhtme në Tiranë, Shqipëri:

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, në afërsi të Zyrës së Kryeministrit

Sheshi Nënë Tereza

Sheshi Skënderbej

Ngjarja: Një demonstrim pritet të bëhet më 27 janar 2018, duke filluar nga ora 10:00. Grupi ka për qëllim të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Personeli i Ambasadës së SHBA-ve dhe anëtarët e familjes janë të udhëzuar për të shmangur këto vende gjatë protestave.

Veprimet për tu ndërmarrë:

Shmangni Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza.

Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët.

January 26, 2018 13:01
Komento

1 Koment

  1. ALBAN January 26, 21:56

    ANTIAMERIKANET ME TE KEQINJ…. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush me shume se Nena e demokracise Boterore Amerikan nuk i perbuz servilet, hipokritet, mashtruesit, dyfytyreshat, proamerikane me fjale e antiamerikanet ne veprime.
    Nuk ka antiamerikan me te keq se proamerikanet me pallavra dhe antiamerikanet me veprime.
    A e di se cka i quajne amerikanet keta sojsez personash : asskisers fjale per fjale, me nje fjale bythelepires !
    A nuk ishin lideret politike te PD-se dhe LSI-se dhe kazani mediatik i tyre qe vetem nje jave me pare nuk lane helm pa vjellur e shpifje pa bere kunder SHBA-se, Ambasadorit te nderuar Donald Lu e BE-se!?
    A nuk ishin kapobanda i kesaj bande gangsteresh Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Paloka, Dritan Shehu, Alibeaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Keida Mehmeti … Artur Zheji, Ylli Rakipi, Prec Zogaj, Rakipllari, Kastriot Islami, Artan Hoxha, Ylli Manjani e co. qe I shpallen lufte “imperializmit Amerikan”
    A nuk jane e njejta shpure qe brenda 24 oresh kaluan krejt ne polin e kundert dhe u bene mbrojtesit me te flakte, gardistet e kuq te Trampit dhe Heidi, te SHBA -se lidhur me Voten e Shqiperise per Rezoluten te Jetuzalemit !
    Skajet gjithnje puqen kur behet fjale per politiken Albanus Adversus Albanus” , pra shqiptaret kunder shqiptareve te politikaneve sa antishqiptare te sprovuar si antiamerikane e si antishqiptare!
    Si mund te jene proamerikane te thekur ata qe e rrenuan e zhbene, dogjen e sakatuan, plackiten e vrane te pakten shtate here Atdheun e vet ne 27 vjet.
    Si mund te doje nje shtet mik e aleat strategjik te Shqiperise si SHBA-ne ata qe e shiten e shituan Atdheun, dheun ku u ka rene koka !
    Kur flasin profesoret me diploma prej verteti, duhet te heshtin plepistat e Universiteteve te Plepave dhe akademiket e Akademive te Domosdove sic i stigmatizinte Noli i madh, duhet te heshtin diplomatet, politikanet, sabelitodos- gjithckaditesit “ Dru me pre” ala Petrit Vasilit, Kastriot Islami, Agim Nesho, Prec Zogaj, Artur Zheji…e co.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra! Po shume faktet ?
    Politika dhe diplomacia jane jo vetem shkence, por edhe art, mjeshtri, zanat teper i veshtire.
    Si njera edhe tjetra jane Shkenca, Arti, Mjeshteria e se pamundures qe edhe te pamunduren e ben te mundur, sic thoshte Churchilli.
    Diplomacia eshte arti qe ne vend te gjyleve nxjerr pellumba nga grykat e topave !
    Lufta, dhuna, padrejtesia… jane nena e te gjitha te keqijave te kesaj Bote !
    Paqja, drejtesia, miqesia, mirekuptimi, dashuria, miqesia, miresia… jane gjerat qe sa me shume ti kemi aq me shume na mungojne, aq me shume na nevojiten per nje Bote me te mire !
    Ndaj te mendojme, te punojme e te luftojme per to si per jeten !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*