Protesta, Basha: Mos i besoni një qeverie që ka 4 vite që gënjen

February 17, 2017 12:11

Protesta, Basha: Mos i besoni një qeverie që ka 4 vite që gënjen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e nesërme të 18 shkurtit.

Në një deklaratë për mediat kreu i demokratëve shprehet se forca e protestës është bashkimi, kurajoja dhe ëndrrat për të ardhmen.

Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë. Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerez të artit, kulturës e sportit, të papunë e sipërmarrës, fermerë dhe punëtorë”, shprehet Basha.

Ai thotë se nga protesta kanë frikë vetëm ata që duan ti mbajnë shqiptarët të nënshtruar, “ndaj dhe shpifin e gënjejnë për protestën”.

Nga ky bashkim i madh kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar. Ndaj kanë filluar të shpifin e të gënjejnë për protestën. Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj”, shprehet Basha.

February 17, 2017 12:11
Komento

2 Komente

  1. nord.al February 17, 13:54

    …por besojini asaj qeverie qe ka 13 vjet qe mashtron dhe zhgaterron Shqiperine.

    Reply to this comment
  2. MH February 17, 14:35

    O,Basha! Po tanket,artilerine,flakehedheset do i merrni.
    Ju nuk e keni tradite protesten me lulka po me bume e mitrploz si dikur jo fort heret po si ne shtator 1997.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*