“Protesta e 26 Majit, përgjegjësia e Xhafës dhe rruga opozitare e LSI”

June 4, 2018 21:48

“Protesta e 26 Majit, përgjegjësia e Xhafës dhe rruga opozitare e LSI”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thënë në emisionin “Tonight Ilva Tare” se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka përse të mbajë përgjegjësi ligjore për të vëllain.

Ajo ka vijuar së thënuri se çështja qëndron tek klasa politike aktuale, me në krye Edi Ramën. Kryemadhi i atribuon momentet e tensionit që po përjeton politika shqiptare kryeministrit, dhe shton se ai po përpiqet të “inskenojë”.

“Historia nuk është thjesht tek Xhafaj, pasi nuk është një element më i vetëm. Këtu beteja nuk është thjesht për Xhafajn, pasi nuk ka pse mban përgjegjësi për vëllain e tij, por këtu beteja është kjo klasë politike, që shqiptarët e votojnë e janë në shërbim të tyre. A do të kenë një jetë më të mirë apo jo?

Unë mendoj që Rama e di shumë mirë që është në një moment të vështirë dhe po përpiqet të krijojë inskenime. Po bën të njëjtën skemë të vitit 2000 kur tentonte të bëhej kryetar bashkie. E mbani mend sopatën në dorë apo daljen e Robert çëmçakëzit? Një herë e një kohë kishte veshjet ekstravagante, sot ka të gjithë punonjësit të rrethuar”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse ajo po nënkupton se ministri i Brendshëm nuk ka arsye përse të dorëhiqet, Kryemadhi tha:

“Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Nëse do të vepronte ligji antimafia, pastaj është këndvështrim. Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe jo ligjore. Çështja është pastaj se sa vëllai i Xhafaj ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij. Drejtësia ka argumentet e vet të dyshimit. Nuk dua as ta mbroj dhe as ta sulmoj. Unë mendoj se situata ku gjendet politika shqiptare, policia e shtetit, e gjithë skema është përgjegjësi e Ramës që instaloi këtë lloj papërgjegjshmërie.”

s.a/dita

 

 

June 4, 2018 21:48
Komento

8 Komente

  1. intelektuali June 4, 22:17

    LIGJI ANTIMAFIA DUHET TE FILLOJE NGA LIKE FLORIRI QE E PA GJITHE BOTA TE VIDHTE ME TEFTER NE DORE ME ZE DHE FIGURE

    Like Floriri eshte Mbreti i Korrupsionit ne Shqypni dhe Ligji Antimafia duhet te filloje me kontrollet e pasurise se familjes se ketij rufjani dhe hajduti makaber qe Edi Rama Karagjozi e beri President te Shqypnise si nje REZIL i vendit tone ne syte e Botes.

    Pse nuk e pyet media Kryemadhin amorale:

    CFARE U BE ME SEKRETARIN E LIKE FLORIRIT, ALMIR RRAPO QE GJENDET NE BURG NE SHBA PER PJESMARRJE NE KRIM TE ORGANIZUAR DHE VRASJE?

    prandaj:

    Kjo mashtruese flet me hetuesin e Enverit, Fatmir xhafaj qe nuk ka pse ta kape Ligji Antimafia,

    sepse:

    KY LIGJ SHQYPTAR OSE LIGJI AMERIKAN “RICO” NGA ESHTE KOPJUAR DO TE DUHEJ TE GODISTE NE RADHE TE PARE MBRETIN E RYSHFETIT DHE KORRUPSIONIT NE VENDIN TONE QE ESHTE BURRI I MONIKA KRYEMADHIT DHE PRESIDENTI I REZILIT I SHQYPNISE.

    Po pse me Presidentas ryshfetcinj dhe mafioze si Like Floriri e sheh Monika Shqypnine ne BE?

    Reply to this comment
  2. Cuku June 4, 22:27

    Dridhe Like ,se na.fike,,
    Me te pafytyre ,nuk ben vaki
    Po ti dole ne proteste per te rrezuar ,z,Xhafa
    Apo e pate qe sju ndezi
    E ndrrojme pllaken ,,
    E pate z. Xhafa me.Amerikanet sot dhe skeni cbeni
    Me Lulushin po ju e dini qe.jeni te mbaruar ,,
    Keshtu qe dridhe.Like se na fike ,,

    Reply to this comment
  3. Mali June 4, 22:47

    Gruaja e kryehajdutit te Shqiperise ne studio televizive.

    Reply to this comment
  4. Amerikani June 4, 23:17

    Kesaj i deshtoi mbeshtetja e LSI per protesten. Ndjekesit e ngelur pa pune nuk shkojne me te shpk e Metes. Tani per te justifikuar deshtimin e pjesmarjes ne proteste nga ana e LSI, perdridhet dhe ben sofizma pa lidhje. Nqs Xhafa nuk mban pergjegjesi per te vellain atehere pse doli ne proteste dhe cpergjegjesi ka Rama per ministrin e vet!? Pordhe me rigon. Dridhu perdridhu ne kotesi.

    Reply to this comment
  5. DALLTON June 5, 00:07

    Dridhe moj mbesa e ”nexhmie-hoxhes”se ditet po te numurohen dhe do shkosh te kerkosh “azil-politik”ne Turqi si Adriatik-Dhalla,se helbete jeta e ka nji here ma hipe por heren e dyte ta hipa dhe nuk zbrita,zdi nga te mbaje e gjora ,vetem e vetem te shpetoje ,por s’mundet,se jane te tiere ne kete hise,por mos u merzit se s’je as,e para as e fundit ke plot gjykates dhe prekurore qe do te mbajne ison,fundi per hajer ju qofte ,e drejta vonon,por kurre s’harron”.

    Reply to this comment
  6. Fat man June 5, 00:44

    Ngeli studiove televizize kjo tranvestite, permend sopaten e Rames qe e beri Tiranen e kioskave te malokerise se Saliut dhe kuda binte era shrre e mut, Qytet Evropian vazhdimesine e te cilit po e ndjek sot Lali Eri ne perfeksion.
    Perse nuk permend bllokun ne dore LIVE te Like Floririt qe vodhi flori ne Krrabe me shume se Ahmet Zogu ne prillin e 1939.
    Ndeshkueshmeria nuk behet sipas midese qejfeve te Lesh e Lise dhe Mona Cizmes, ajo behet sipas ligjeve. Te fillojme nje here me Saliun kopilin e Zeheres, Liken, Lulin, Rulin, Boden, Vasilin, Panaritin, Haxhinatro izolantin, Shkerdhenin te gjithe miliar-derre etj etj te pandeshkuar e kane dredhur me lesh monike dhe me raporte mjekesore qe nuk pranohen as ne shkolla per justifikim mungesash.
    Ne kohen e mbreterimit te Sali Kar-axhit i mbeshtetur nga Likja jane vrare e zhdukur shume “Qafe palare”, jane pushkatuar qytetare ne mes te bulevardit kur protesta po shperndahej kish perfunduar, po nuk i ikte inati Saliut , Lulit dhe Likes pa bere gjak etj etj , keshtu moj Mona burri i Likes, qe harxhon me shume kohe ne sallonet e “bukurise” se gay, per debilim dhe stukim surrati

    Reply to this comment
  7. Zgalem June 5, 01:39

    E ndoqa kete interviste dhe formova nje opinion shume negative dhe ja pse ? Te tre gazetaret perfshire dhe moderatoren , bene pyetje konstruktive , me synim gjetjen e rruges se duhur opozitare dhe fuqizimit te LSI . Kjo mbeti ne mbrojtje , per dy ore rresht . Gazetraret duan te kene nje opozite dhe Partite politike vitale . nuk jane shqiptare te zakonshem , por perfaqesojne opinionin publik . Ne kete kuptim edhe e intervistuara , duhej te ishte e interesuar, per te permiresuar opoziten dhe Partine e saj , qe perben gati gjysmen e opozites . Po permend disa ceshtje , qe ngriten gazetaret : Platforma juaj opozitare nuk u pergatit , me kujdes , por duke ecur , Ju ishit pjese e qeverrisjes Rama /1 , duhet te mbanit qendrim autokritik . Si arritet brenda nates te ndryshoni qendrim ndaj Qeverrise? Protetat kane ardhur duke u rrudhur dhe ishin vetm te militanteve . LSI , po rrudhet , me kalimet ne PS . Aleanca me PD nuk eshte e natyrshme . Keto ishin disa nga pyetjet . Cilido Kryetar Partie do t’i shifte keto si miqesore , por Monika i kundershtoi te tera , madje emocionalisht . Ja si u pergjigj , per nje pyetje , shume thelbesore : Nuk ka rendesi c’thuhet . Edhe po te pyesesh ne PD , te thone nuk e duam aleancen me LSI-ne .
    E intervistuara , u paraqit shume nen nivelin gazetareve , me sharje te Qeverrise , me fjalorin berishist . Pa marre parasysh faktin kokforte , qe sharjet nuk jan argument dhe aq me pak me to nuk behet program .
    Zgalem

    Reply to this comment
  8. Kris 1 June 5, 03:42

    Politika eshte kurve tha nje nxenes i klases se pare.
    Ku e ka shtepine politika e pyeti mesues Baftjari

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*